-
VIDEO
Video me batutat për Trump bëri xhiron e botës, reagon Rama: Shtrembërim i realitetit, ishte humor mes miqsh. Presidenti amerikan po punon për paqen
Rama vlerëson rolin e Presidentit Trump, kur thotë se ka arritur të vendosë paqen aty ku shumë të tjerë dështuan, dhe vazhdon të punojë në këtë drejtim.
-
VIDEO
Begaj shpalli zgjedhje në Tiranë/ Karanxha: GJK të shprehet
Presidenti Bajram Begaj, dekretoi 9 nëntorin si datën e zgjedhjeve të pjesshme për 6 bashki në vend përfshirë edhe Tiranën, pavarësisht ankimimit të Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës.
Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar mbrëmjen e sotmë në emisionin ‘Frontline’, në Report Tv tha se Gjykata Kushtetuese duhet që të mblidhet dhe të jap një vendim lidhur me ankimin e Veliajt.
Sipas tij, kjo është një çështje që ka nevojë urgjente për një vendim.
-
VIDEO
Begaj pret presidentin e Letonisë, në fokus të takimit çështjet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes: Provokimet e Rusisë na bashkojnë më shumë
Gjithashtu, gjatë takimit u bisedua edhe për marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, për situatën në Ballkanin Perëndimor, dhe në rajonin baltik.
-
VIDEO
Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë/ Idajet Beqiri për Report Tv: Akt antikushtetues, GJK do ta pezullojë!
Avokati Idajet Beqiri tha se zgjedhjet në Tiranë nuk mund të zhvillohen. Ai tha se Gjykata Kushtetuese do ta pezullojë dekretin e presidentit Bajram Begaj.
-
VIDEO
Hapet gara për 6 poste në KQZ, 3 opozita dhe 3 mazhoranca. I mbaron mandati edhe nënkomisioneres Lealba Pelinku
Brenda 20 ditësh, duhet të plotësohen tëe gjitha vakancat në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, për shkak se më 9 nëntor janë caktuar zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit.
-
VIDEO
Mbi 1 milion shqiptarë në 6 bashki thirren për të votuar më 9 nëntor! 700 mijë votues vetëm në Tiranë
Kryetarët që do të dalin nga 9 nëntori do të ushtrojnë një mandat të pjesshëm deri në pranverën e vitit 2027, si të gjithë kryebashkiakët e tjerë.
-
VIDEO
Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama pozon krah liderëve të BE, e pranishme edhe Osmani
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në samitin e 7-të të Komunitetit Politik Evropian. Kryeministri Rama pozoi në foton familjare krah liderëve të BE, ndërsa e pranishme është edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
-
VIDEO
Samiti i Komunitetit Politik Europian, ministrja e Jashtme takohet me Zelenskyn: Në fokus përkrahja për Ukrainën
Në fokus të këtij samiti është forcimi i përkrahjes ndaj Ukrainës, situata e sigurisë në Evropë dhe mënyrat për të përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit në një kontekst gjeopolitik sfidues.
-
VIDEO
Dosja 5D/ Dëshmon Mazniku: Firmosja si autoritet kontraktor, nuk kam pasur ndërhyrje për tenderë
Në sallën e gjyqit për dosjen 5D, Arbjan Mazniku deklaroi se përgjegjësia e tij ishte kryesisht formale, duke nënshkruar procedurat e tenderimit që kalonin nga strukturat përkatëse.
-
VIDEO
Kushtetuta e pezullon shkarkimin e Veliajt, por Begaj shpall zgjedhjet në Tiranë: Duhej të ankohej në Gjykatën Administrative!
Sipas Presidentit Begaj, ankimi për shkarkimin nga detyra për mosparaqitje në punë, siç ndodhi në rastin e Veliajt, nuk bëhet në Gjykatën Kushtetuese por në Gjykatën Administrative! Zgjedhje të parakohshme edhe në Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Begaj afat deri nesër, për Tiranën mbetet peng Kushtetuta! PS ‘preferon’ 2 nëntorin, PD kërkon kandidatin
Presidenti Bajram Begaj ka kohë deri nesër për të dekretuar zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën. Për kryeqytetin, shkarkimi i Erion Veliajt nga qeveria, është pezulluar automatikisht, pasi kryebashkiaku bëri ankim në Gjykatën Kushtetuese. Me apo pa dekret, socialistët kanë nisur përgatitjet, ndërsa demokratët janë ende në kërkim të një kandidati
-
VIDEO
‘Dëshmitari’ italian pranoi shpifjen në ‘Syri Tv’ për Veliajn kundrejt pagesës, kryebashkiaku: Kurth, prodhoi protestat e rreme dhe hetimin e paligjshëm ndaj meje
“Jam më i vendosur se kurrë në betejë me të ligën”. Kështu shprehet Erion Veliaj pasi u zbulua se italiani shpifi ndaj tjj, kundrejt parave, në një intervistë të dhënë në familjen e televizionit Berisha, në prill 2023. Veliaj shkruan se prej këtij kurthi të ngritur u prodhua një hetim i paligjshëm nga anonimati duke sabotuar punët në kryeqytet.