-
VIDEO
Foshnjën në krah por në krye të detyrës! Ilva Gjuzi merr pjesë në komision bashkë me fëmijën e saj
Ajo mori pjesë në Komisionin për burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, ku është anëtare, teksa mban në kraharor beben e saj.
-
VIDEO
Qeveria njoftoi Presidencën për vakancën në bashkinë e Tiranës, Bardhi: Begaj do të bëjë atë që urdhëron Rama, do përbënte shkelje të rëndë
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi komentoi shkresën e qeverisë drejtuar presidentit, të cilin e njofton për vakancën në bashkinë e Tiranës dhe 5 të tjerat. Bardhi tha se Begaj do të veprojë në interes të kryeministrit Rama, por një gjë e tillë do të përbënte një shkelje të rëndë.
-
VIDEO
Gazment Bardhi: Rama kërkon një Kuvend ‘memec’, kanë frikë nga debati! Rrëzuan kërkesën kundër gjenocidit serb me pretendime absurde
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një konferencë për shtyp, ka akuzuar qeverinë për frikë nga debati në Kuvend për të diskutuar programin e qeverisjes së PS-së.
-
VIDEO
Blushi: Pranoni debatin dhe përballjen me opozitën! Po tentoni ta ktheni Kuvendin në mauzolë, që të ketë veç ‘mumje’ dhe të prezantohen ‘mendimet’ e Diellës
Kreu i Grupit Parlamentar të PL-së, Tedi Blushi u përplas me Taulant Ballën në Konferencën e Kryetarëve, duke e konsideruar mocionin me debat një pasqyrë të dështimeve dhe korrupsionit të qeverisë. Blushi pretendoi se mohimi i kërkesës për mocion me debat është një tjetër përpjekje për t’’i zhbërë opozitës të drejtën kushtetuese.
-
VIDEO
Shkarkimi i Veliajt, Rama i çon Begajt vakancën për Bashkinë e Tiranës! Në shkresë edhe 5 bashkitë e tjera pa kryetar
Qeveria i kërkon Presidencës shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në 6 Bashki të vendit, me në krye Tiranën. Vetëm një ditë më parë Veliaj ankimoi vendimin e shkarkimit në Kushtetuese. Pa kryetar janë edhe Vlora, Berati, Mati, Cerriku dhe Tepelena.
-
VIDEO
Raportimi i institucioneve në dy Komisione? Balla: I kemi dhënë Kuvendit ‘dy sy’! Të rishohim nenin 102 dhe 103 për mënyrën e raportimit
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u pyet edhe për debatin lidhur me raportimet e institucioneve të pavarura në dy Komisione, atë të ligjeve dhe për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale. Balla tha se i kanë dhënë Kuvendit "dy sy", ndërsa shtoi se i ka kërkuar dje opozitës gjatë Konferencës së Kryetarëve, që të rishohin mënyrën e raportimit për nenet 102 dhe 103.
-
VIDEO
Rezolutë për Hagën? Balla: Pas Parlamentit të Kosovës, ne na takon me 'ligj e kanun' të bëjmë të njëjtën gjë
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu përgjigj edhe pyetjes se përse e rrëzuan kërkesën për mocion për debat lidhur me gjenocidin serb në Kosovë. Balla theksoi se Kuvendi ndër vite ka miratuar rezoluta duke dënuar atë që serbët kanë bërë në shtetin tjetër shqiptar dhe se nuk priti kaq shumë vite që të dilte një deputet dhe të bënte një kërkesë të tillë. Ai sqaroi se nuk e ka konsideruar lajthitje kërkesën e deputetit, por faktin që një gjë e tillë bëhet pas kaq shumë kohësh.
-
VIDEO
Rrëzuan kërkesën për mocion me debat për programin qeverisës, Balla: Të gatshëm të pranojmë çdo kërkesë të opozitës në përputhje me rregulloren
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një prononcim për mediat, se janë të gatshëm që të pranojnë çdo kërkesë për mocion me debat nga opozita nëse bëhen në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Ai tha se opozita kërkoi mocion për procesin qeverisës të 12 viteve, për programin e 4 viteve të ardhshme dhe për 4 çështje të tjera.
-
VIDEO
Ibrahimaj: Plan 3-vjeçar për reduktimin e parasë ‘cash’ dhe luftën kundër informalitetit
Qeveria do të zbatojë një plan trevjeçar për reduktimin e parasë ‘cash’ në ekonomi, si pjesë e luftës kundër informalitetit dhe përmirësimit të klimës së investimeve. E pyetur nga gazetarët mbi raportin e DASH që ngre shqetësim korrupsionin dhe pengesat që hasin investitorët e huaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se është një plan 3-vjeçar i përgatitur nga qeveria dhe që do miratohet në bashkëpunim me aktorët e tjerë, Bankën e Shqipërisë dhe sektorin bankar.
-
VIDEO
Ibrahimaj: Pensionet do të indeksohen me 2.5%, masa pasqyron rritjen e çmimeve për shportën e pensionistëve
Ashtu siç Report Tv e raportoi ekskluzivisht një ditë më parë, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se norma e indeksimit të pensioneve do të jetë 2.5%. Masa pasqyron rritjen e çmimeve për shportën e mallrave të konsumit për pensionistët dhe tejkalon normën e inflacionit për periudhën korrik 2024 – gusht 2025.
-
VIDEO
Ekonomia u rrit me 3.51% në tremujorin e dytë të 2025-ës! Ibrahimaj: Plan 3-vjeçar për reduktimin e parasë 'cash' dhe luftën kundër informalitetit
Industria ka pësuar një ulje prej 1.79%, por sektori i ndërtimit ka pasur kërkesë të lartë. Në periudhën janar-gusht janë hapur mbi 21 mijë biznese të reja.
-
VIDEO
Zgjedhjet për Tiranën/ Agron Shehaj: Nuk mbështesim asnjë kandidat të PD, vetëm përfaqësues të përbashkët jashtë partive
Në një konferencë shtypi nga zyrat e partisë që ai drejton, Shehaj u shpreh se partia Mundësia do të bashkëpunojë dhe do të ulet në tryezë me Partinë Demokratike vetëm nëse gjendet një kandidat i përbashkët.