-
VIDEO
Kuvend/ PD braktis sallën: Ktheni debatin për programin qeverisës! Të rinjtë e PS: Na lini të flasim! Miratohet Kalendari i Punimeve
Demokratët kërkuan sërish debat në Kuvend për programin qeverisës. Maxhoranca zgjodhi t’i përgjigjej përmes deputetëve të rinj të saj, të cilët kritikuan sjelljen e opozitës në parlament. Në fund, vetëm me votat e shumicës, u miratua pas 120 minutash debat, kalendari i punimeve.
-
VIDEO
Veliaj ankimoi shkarkimin në Kushtetuese, Berisha: Nuk pranoi marrëveshje me Ramën, Begaj do e dekretojë datën e zgjedhjeve
Sipas Berishës, Rama tentoi që të bënte marrëveshje me Veliajn për të mos ankimuar shkarkimin në Kushtetuese, por dështoi. Shënjestroi edhe Begajn teksa tha se do e dekretojë datën e zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës pavarësisht se Veliaj e ka depozituar çështjen në Kushtetuese.
-
VIDEO
Balla: Mbështes protestën për UÇK-në në Tiranë, Berisha s’ka folur kurrë për komandantët
Balla u shpreh se Partia Socialiste ka qenë gjithmonë krah luftës për çlirimin e Kosovës, ndërsa sulmoi dhe kryedemokratin Sali Berisha, për lidhje me Slobodan Millosheviç, ish-president i Serbisë.
-
VIDEO
Taulant Balla i përgjigjet akuzave të opozitës: Noka ka pasur fiksim të shkojë në Maruba me pushime! PS do t’i ndryshojë faqen raportimeve të institucioneve
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në mbyllje të seancës i ka kthyer përgjigje pretendimeve dhe akuzave të opozitës. Këta të fundit u larguan nga salla në momentin që Balla mori fjalën.
Ndër të shumtave, Balla iu përgjigj akuzave të Flamur Nokës për një takim të socialistëve me trafikantë droge në Maruba, si dhe debatit të bërë më parë në Konferencën e Kryetarëve për ndryshimin e procesit të raportimit të institucioneve të drejtësisë në Kuvend.
Deputeti i PS-së tha se ndryshimet janë thelbësore për mirëfunksionimin e Kuvendit dhe se për këto ndryshime, opozita ka rënë dakord më parë, por tani e mohon.
-
VIDEO
Opozita braktis seancën plenare, Balla i ironizon: Ikni tani se ja arritët qëllimit
Teksa kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, po mbante fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës kanë braktisur seancën plenare.
‘Ikni tani se ja arritët qëllimit. Zhurmën e bëtë”, ishte ironia e Ballës drejtuar deputetëve demokratë.
Me këtë veprim deputetët e PD-së, nuk morën pjesë për votimin e kalendarit për periudhën 29 shtator-7 nëntor 2025 dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 29 shtator-17 tetor 2025.
-
VIDEO
Deputeti i PS-së Erion Mile ironizon opozitën: U ofenduan për Diellën, se e vetmja teknologji që njohin është Ipad-i i Saliut
Deputeti i PS-së Erion Mile, gjatë fjalës së tij së parë në Kuvend, ka ironizur opozitën, teksa tha se u ofenduan për Diellën, se e vetmja teknologji që njohin është Ipad-i i Saliut
-
VIDEO
Mesila Doda në Kuvend: T'i kthehemi normalitetit, lejojeni opozitën të diskutojë për programin qeverisës
Deputetja opozitare, Mesila Doda i kërkoi mazhorancës që t’i japë fjalën opozitës për të diskutuar për programin qeverisës.
-
VIDEO
Lëvizja Bashkë ‘bashkon’ forcat me PD-në: Mbështes kërkesën e opozitës, të kthehet për diskutim programi qeverisjes
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi është bashkuar kësaj radhe me opozitën duke i kërkuar kryetarit të Kuvendit kthimin e seancës së 12 shtatorit, për të diskutuar programin e qeverisjes së Partisë Socialiste.
-
VIDEO
Sara Mila ironi me opozitën: Parlamenti më duket normal, ju këtë keni bërë gjithmonë
Deputetja e re socialiste Sara Mila ka bërë ironi me deputetët e opozitës të cilët kërkojnë rikthimin e Parlamentit në normalitet.
-
VIDEO
Ndryshimet në Komisionet Parlamentare, Mediu: U shkel Kushtetuta
Kreu i Parisë Republikane ka hedhur akuza ndaj mazhorancës se ka shkelur Kushtetutën për ndryshimet në Komisionet Parlamentare.
-
VIDEO
Tabaku: ‘Nismat Qytetare’ dublojnë punën e komisioneve të tjera parlamentare
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka thënë se është e paligjshme që të mbivendoset puna e komisioneve parlamentare.
-
VIDEO
“Niko, e dinë këta që jeni në një parti?”/ Korreshi-Peleshit: Po na pengon fjalën në Kuvend
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi me nota ironie, ka akuzuar kryeparlamentarin Niko Peleshi se po pengon fjalën e opozitës në Kuvend.