-
VIDEO
PD ngre grup pune, negociata me partitë e tjera për kandidatët e Tiranës dhe 5 bashkive të tjera
Partia Demokratike ka ngritur një grup pune prej 3 personash të cilët do të negociojnë me partitë e tjera opozitare për të përzgjedhur emrat e kandidatëve që do të garojnë për Bashkinë e Tiranës dhe 5 bashkitë e tjera ku do të mbahen zgjedhje të parakohshme.
-
VIDEO
U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës: Beteja ime me drejtësinë sapo ka filluar! Për pak ditë do t'i drejtohem Kushtetueses
Ervin Salianji është paraqitur për herë të fundit në shërbimin e provës, pasi u lirua me kusht nga burgu i Fierit më 8 korrik, dhe pasi kreu 9 muaj e gjysmë nga dënimi me burg 1 vit shtatorin e kaluar.
-
VIDEO
Rama emëron 3 zv.ministre të reja! Ish-deputetja e Metës, Silva Caka te Punët e Brendshme, Edona Bilali te Infrastruktura! Rikthehet Tomini te Shëndetësia
Kryeministri Edi Rama ka firmosur tre emërime të reja në kabinetin e tij. Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka është emëruar zv.ministre e Punëve të Brendshme ndërsa në detyrë është rikthyer dhe Eugena Tomini. Ndërsa Edona Bilali ka marrë postin e zëvendësministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
-
VIDEO
Shkarkimi i Veliajt/ Berisha: Po i kërkohet të mos ankimojë në Kushtetuese që ta nxjerrin nga qelia! Zgjedhjet për Tiranën, farsë
Sali Berisha duket se nuk ka asnjë shpresë që të fitojë zgjedhjet në Tiranë, të cilat menjëherë pas shkarkimit të Erion Veliajt, i quajti farsë. Një ditë më parë kryeministri Rama tha se opozita futet e humbur në garë, ndërsa PD ende nuk e ka gati emrin e kandidatit.
-
VIDEO
Shtyhet më 9 tetor seanca paraprake për dosjen ‘Meta’, avokati i sëmurë! Kryemadhi: Gjyqi im politik, SPAK intimidon dëshmitarët
Avokati i Ilir Metës nuk u paraqit në seancën paraprake, por kishte dorëzuar një kërkesë për shtyrje me argumentin se po përballet me probleme shëndetësore. Kryemadhi hodhi akuza ndaj SPAK se ka gënjyer SHBA dhe Britaninë e Madhe në letërprositë që u kanë kërkuar për dosjen ‘Meta’.
-
VIDEO
Letërporositë për dosjen ‘Meta’/ Kryemadhi akuza SPAK: Gënjyen autoritetet e SHBA-së dhe Britanisë
Monika Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj SPAK se ka gënjyer SHBA dhe Britaninë e Madhe në letërprositë që u kanë kërkuar për dosjen ‘Meta’, ku ajo është e pandehur bashkë me të emën dhe ish-bashkëshortin Ilir Meta. Para GJKKO, ku u shty seanca paraprake, Kryemadhi tha se SHBA e ka pyetur SPAK nëse kanë vendim gjykate për sekuestron e celularit të saj, por SPAK i ka dërguar vendimin për sekuestron e celularit të nënës së saj.
-
VIDEO
Kryemadhi: Dumani mbajti në sirtar dosjen për bandën e Durrësit deri pas zgjedhjeve! Opozita të merret me këtë, jo me Diellën
Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi hodhi akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani se ka mbajtur në “sirtar” dosjen për bandën e Durrësit, duke e goditur pas zgjedhjeve. Shënjestroi gjithashtu edhe deputetët e opozitës, teksa tha se nuk duhet të merren me ministren virtuale Diella por të denoncojnë kryeprokurorin.
-
VIDEO
Kryemadhi akuza për drejtësinë: Janë përfshirë njerëz me frustrime, profesionin e kanë kthyer hakmarrje personale! Gjyqi im politik
Procesin gjyqësor të nisur ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Meta, Monika Kryemadhi e sheh si një gjyq politik. Në dalje të GJKKO, pasi u vendos shtyrja e seancës paraprake, Kryemadhi tha se në sistemin e drejtësisë janë përfshirë njerëz me frustrime që profesionin e kanë kthyer në hakmarrje profesionale.
-
VIDEO
Shtyhet seanca paraprake, Kryemadhi: Ku ndryshon një kriminel nga SPAK? Intimidon e shantazhon dëshmitarët
Ish-deputetja Monika Kryemadhi foli pasi në GJKKO u shty seanca paraprake për kalimin e dosjes në gjyq ose jo. Kryemadhi akuzoi SPAK për intimidim e shantazhim të dëshmitarëve. Ky ndryshon SPAK nga një kriminel që i vendos një pistoletë në kokë një biznesmeni apo një politikani, pyeti Kryemadhi jashtë ambienteve të GJKKO.
-
VIDEO
Kryemadhi: Shumë shpejt do të jem në ekranet e TV! Unë e Meta akuzohemi për korrupsion pasiv kur s’ka asnjë të akuzuar për korrupsion aktiv
Monika Kryemadhi, pas daljes nga GJKKO, foli për mediat teksa tha se ka shumë gjëra për të thënë dhe se do të jetë në të gjithë ekranet e TV-ve.
-
VIDEO
Seanca paraprake/ Meta dhe avokatët nuk paraqiten në GJKKO, kërkojnë shtyrjen! Kryemadhi në sallë
Vetë Meta dhe avokatët e tij nuk janë paraqitur në seancën, por me një kërkesën për shtyrjen e seancës e kanë paraqitur në sekretarinë e Gjykatës. Ndërkohë, ish-deputetja e PL, Monika Kryemadhi është paraqitur në seancë.
-
VIDEO
Sot ‘vuloset’ shkarkimi i Veliajt, Këshilli i Ministrave mblidhet në orën 12:00 për të marrë vendimin
Këshilli i Ministrave pritet të thotë sot fjalën e fundit pasi Prefekti i Tiranës dje depozitoi shkresën e Këshillit Bashkiak, i cili votoi me 50 vota pro për propozimin për të shkarkuar Veliajn. Rama tha një ditë më parë se një vendim i tillë ishte i detyrueshëm.