-
VIDEO
Propozimi për shkarkimin e Veliajt i shkon Qeverisë, nesër mbledhja! Rama dy orë takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun! Pasdite mbledh ministrat e deputetët
Kryeministri s’ka humbur kohë dhe një ditë pas votimit të propozimit për shkarkimin e Veliajt si kryebashkiak i Tiranës, thirri në një takim nënkryetarët e bashkisë si dhe kandidaten Manastirliu. Takimi zgjati mbi dy orë, ku e pranishme ishte dhe Anuela Ristani. Në orën 18:00, do të mbledhë ministrat dhe deputetët e qarkut.
-
VIDEO
Tenderi i rrugës Korçë-Ersekë, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai dhe 6 zyrtarë të Bashkisë
Isai, së bashku me 6 zyrtarët, është marrë i pandehur për akuzat e shjeljes së barazisë në tendera, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
-
VIDEO
Kuvend/ PD: Të ripërsëritet prezantimi i programit! PS refuzon: E dhunuat seancën e kaluar! Miratohet përbërja e komisioneve
Kuvendi u mblodh në një seancë që zgjati 90 minuta, ku u miratua edhe përbërja e komisioneve parlamentare, 4 nga të cilët i drejton opozita. Në sallë mungoi Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka që ishin përjashtuar për shkak të kaosit në seancën e 18 shtatorit.
-
VIDEO
'Skelën Kushtetutën'! Berisha paralajmëron protesta: Qytetarët do t’i përgjigjen këtij grupi mafioz që ka uzurpuar të gjitha pushtetet
Pas përfundimit të seancës parlamentare, kreu i PD-së Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj mazhorancës se ka shkelur Kushtetutën! Më tej Berisha ka paralajmëruar se do të ketë protesta kundër qeverisë, të cilën e quan si ‘grup mafioz’.
“Siç e patë vetë, narkoparlamenti i Partisë Socialiste, vazhdoi edhe sot konsolidimin e aktit më antikushtetues në historinë e këtij parlamenti, votimin në errësirë të plotë të narkoqeverisë dhe programit të saj.
Qytetarët e panë se çdo gjë ëshët e pashpresë në rrugë procedurale dhe ligjore dhe rruga e vetme mbetet vendosmëria qytetare, protesta kundër këtij grupi mafioz që ka uzurpuar të gjitha pushtetet dhe nuk njeh ligj, Kushtetutë dhe as moral”, tha Berisha.
Në një prononcim për gazetarët, kryedemokrati tha se kishte mundësi që seanca e sotme parlamentare të anulohej dhe të rivendosej Kushtetuta. Ndërsa po ashtu Berisha akuzoi drejtuesit e mazhorancës se janë përfshirë në korrupsion.
“Sot ishte një mundësi që të anullohej seanca dhe me anullimin e seancës rivendosej Kushtetuta. Por problemi është se këta janë Erion Veliaj. Janë copy-paste. Këta e kanë shumë të qartë se i pret fundi i Erionit. Këta e kanë të qartë se e drejta, e vërteta, vonon, por nuk harron. Lubi Balluku e ka të qartë se tuneli i Llogarasë është për të tuneli nga i cili nuk do dalë dot ndonjëherë. Le ta fshehë dhe të bëjë ç’të dojë me dosjen Altin Troplini, por ai tuneli mbetet monumenti më i shëmtuar i vjedhjes së Edi Ramës dhe Lubi Ballukut. Është e qartë se kur them që janë si Erion Veliaj, janë pa asnjë diskutim edhe më keq se ai në disa aspekte.
Janë 400 milionë të djegësave, të cilat kanë firmën e Edi Ramës, por aktualisht e mbron Altin Troplini. Mirëpo ai e di se drejtësia vonon dhe nuk harron. Këta i panë dje këshilltarët, të quajturit larva njerëzore, njerëz të cilët kishin dalë dhe ishin kacavjerrë dritareve dhe dyerve të prokurorisë dhe gjykatës në protesta kundër arrestimit të Erionit, kurse dje i bënin gjyqin Erion Veliajt, duke dëshmuar se nuk kanë as moral, as karakter, asgjë tjetër. Ju e patë se si ishin ata sot, ishin në zi, nxinin sepse panë secili në veten e tij, fatin e Erion Veliajt”, tha Berisha.
-
VIDEO
Shkarkimi i Veliajt/ Berisha: Ata që sulmonin gjykatës, dje i bënë gjyqin pa mëshirë
Kreu i PD, Sali Berisha pas seancës plenare në Kuvend, foli edhe mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u votua për shkarkimin e Veliajt, propozim tashmë që i shkon në dorë kryeministrit Rama. Berisha tha se njerëz që kishin sulmuar gjykatës për të mbrojtur Veliajn, dje i bënë gjyqin pa mëshirë.
“Ai ishte super gjyqi i llojit të tyre, ai ishte super gjyqi i llojit të tyre, njerëz që ishin kacavjerrë, sulmuar gjykatës për arrestimin e Lal vjedhësit, dje i bënin gjyqin pa mëshirë dhe me pasion të tmerrshëm. Këta e dinë se secili prej tyre është një Erion Veliaj”, tha Berisha.
Një emër për ta vendosur përballë Ogerta Manastirliut ende nuk e kanë gati.
“Ju garantoj se opozita ka jo një, por disa kandidatë të pakrahasueshëm me korbën e korrupsionit”, iu përgjigj Berisha-gazetarëve.
Por, bojkotin në zgjedhje nuk e kanë një opsion, edhe pse pas çdo humbje zgjedhjet i quan farsë.
“Ka dy taktika mbi qëndrimet, ka qëndrimin e bojkotit, por ajo kërkon të përgatisësh lëvizje guerrile, por ne jemi partie vlerave konservatore, kjo është arsye përse ne marrim pjesë në zgjedhje dhe nuk bojkotojmë, edhe përse janë farsë. Ne do bëjmë gjithçka për të zhdukur shkakun madhor të farsës, që është Edi Rama”, u shpreh Berisha.
-
VIDEO
Opozita bojkoton votimin e procesverbalit të seancës së kaluar, e miraton mazhoranca! Votohet pro listave për përbërjen e komisioneve parlamentare
Procesverbali i seancës së kaluar është miratuar vetëm me votat e mazhorancës pasi opozita nuk ka pranuar të votojë pro për shkak të kundërshtive.
Ndërkohë për miratim kaloi dhe lista e anëtarëve të 11 komisioneve të përhershme parlamentare ku 94 deputetë votuan pro, 1 kundër dhe 3 abstenim.
Lista për kryetarët zëvendësues u miratua me 87 vota pro, 2 kundër dhe 4 abstenim, ndërsa lista e kryetarëve të komisioneve u miratua me 84 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenim.
-
VIDEO
Blushi 'thumbon' Peleshin: Ke dëshirë për t’u identifikuar si bashkëshorti virtual i Diellës, por nuk je artificial
Deputeti i PL-së Tedi Blushi ka ironizuar kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, ku gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka deklaruar se ai nuk është ‘bashkëshorti i Diellës’, pasi nuk është artificial.
“Zoti Peleshi dua të ju kujtoj që procesverbali është një akt zyrtar. Unë e kuptoj dëshirën tuaj për t’u identifikuar si bashkëshorti virtual i Diellës, por ju nuk jeni një kryetar artificial”, ishte ironia e Blushit për Peleshin, ndërsa ky i fundit i ndërpret fjalën.
A.D/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Kundërshtime për procesverbalin, deputeti i PD i drejtohet Niko Peleshit: A jua 'shkulin' veshin zakonisht gjatë pushimit?
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi iu drejtua Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit me dy pyetje, njëra referuar për procesverbalin e seancës së kaluar, ndërsa tjetra për të ironizuar raportet brenda në PS.
"Ashtu siç bëni dhe në mbledhjet e Këshillit të Rregullores në ambiente që nuk lejoni batin apo regjistrimin, video dhe audio për të parë shqiptarët se në çfarë mënyrë ju si drejtues i Kuvendit shkelët kushtetutën.
Kam dy pyetje si drejtues. Pse nuk ndodhet në procesverbal që ju deklaruat bardhit që do t’i jepnit leje pas 5 minutëshit të pushimit.
Dhe pyetja e dytë ua shkulin veshin zakonisht gjatë 5 minutëshit të pushimit?", tha Korreshi.
-
VIDEO
Spahia në Kuvend: Opozitës iu hoq e drejta për të shprehur shqetësimet, s’mund të fshihemi pas kleçkave ligjore
Deputeti i PD-së, Bardh Spahia tha se në Kuvend janë për të diskutuar çështje të rëndësishme siç programi qeveritar që u kalua javën e kaluar dhe jo të merren me “kleçka” ligjore, duke iu referuar Diellës.
“Doja të diskutonim për atë pseudo program të qeverisë dhe jo të mos kërkojnë kleçka ligjore ndërkohë që është një çështje thellësisht politike. Këtu jemi për të diskutuar për çështje siç është programi, rendi e siguria, shëndetësia që është shqetësim kryesor i qytetarëve, por që në mënyrë absurde po i hiqet opozitës shqiptare dhe fshehemi pas kleçkave për të hequr vëmendjen nga thelbi. “, tha Spahia.
-
VIDEO
Xhixho në Kuvend: Me çfarë statusi ndodhej ‘Diella’ seancën e kaluar, u tallët me shqiptarët
Një seancë për tu tallur me shqiptarët. Kështu e quajti deputetja e PL-së, Erisa Xixho seancën e kaluar që zgjati vetëm 25 minuta dhe u miratua programi qeverisës. Me çfarë statusi ndodhej Diella në seancën e kaluar pyeti Xhixho.
“Është për të ardhur keq që ky sesion e nisi seancën me shkelje të rregullores dhe vazhdoi me seancë turpi seancën e kaluar. Shoh procesverbalin dhe kërkoj bazën ligjore të Diellës. Me çfarë statusi ndodhej ‘Diella’ seancën e kaluar, kush është baza ligjore që ajo është ministre. Me çfarë statusi ju zbardhin fjalën e Diellën në procesverbal. Ishte seancë për tu tallur me shqiptarët. Kryeministri nuk u ndërpre në asnjë moment, por u ndërpre një ministër antikushtetues siç është ‘Diella’. Të hiqet fjala e Diellës që është antikushtetuese. Më thoni bazën ligjore me të cilën foli ‘Diella’ në Kuvend”, tha Xhixho.
-
VIDEO
Klosi i kujton opozitës kaosin vitin e kaluar: Mos bëni të fortin! Flisni për Diellën, por sa herë ka dalë Berisha me Ipad duke nxjerrë qytetarin dixhital
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi kërkoi që të përfshihet në rregulloren e Kuvendit një tjetër rregull: nëse deputetët shkaktojnë kaos, të kalohet direkt në votim. Klosi i rikujtoi opozitës seancat kaotike të vitit të kaluar, me karrige në Foltore dhe bllokim mikrofonash, duke iu kërkuar që të mos “bëjnë të fortin”. Klosi tha se deputetët opozitarë flasin për ministren virtuale Diella, por dhe vetë Berisha ka dalë me një Ipad duke nxjerrë qytetarin dixhital.
“Dua të flas për procesverbalin, është e nevojshme që në të apo në rregullore të shkruhet edhe një rregull, që këtu vijnë për të folur, por jo për t’u zënë dhe për të bllokuar Foltoren. E thamë edhe në ditën e seancës ishte kërkesa e kësaj qeverisjeje, të vinin dhe të flisnin,. Të jepnin idetë dhe të mos bënin të fortin. Tani në shërbim të kujtesës së deputetëve në sesionin e kaluar, ajo që ndodhi nuk ishte hera e parë që ndodhi në parlament. Mos bëni sikur habiteni, në sesionin e kaluar keni bllokuar foltoren e parlamentit. Vinit një orë para, merrni karrige dhe i vinit mbi Foltore. Hiqnit kartat. Dhe ne vinim e votonim se ju nuk lejonit diskutimin parlamentar. Kjo ndodhi edhe në seancën e kaluar, s’u lejua kryeministri dhe deputetët të flisnin dhe prandaj kaluam në proces votimi. Të shkruhet në procesverbal, kjo duhet të hetë normë, nëse nuk lejohen deputetët të flasin, do kalojmë në proces votimi. Bëni mirë të bëni si sot, flisni por mos bëni si të fortë se nuk jeni as të fortë, as i fortë dhe as rrugaç. E dyta, flisni për Diellën sa herë ka dalë Berisha me Ipad dhe ka nxjerrë qytetarin dixhital? “, tha Klosi.
-
VIDEO
‘Pa na mohoni të drejtën e fjalës’, Erald Kapri: Parlamenti i vitit ’91 më demokratik se ky sot
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka marrë sot fjalën në Kuvendin e Shqipërisë duke krahasuar parlamentin sot me atë të vitit 1991. Sipas Kaprit, në atë kohë dhe pse Shqipëria në një kohë të vështirë politike, deputetët zhvilluan 4 ditë debat për qeverinë, ndërsa sot deputetëve iu mohohet e drejta minimale, ajo e fjalës.
“Kryetar, u bënë dy javë që është mbledhur ky parlament, seanca e 5-të dhe fatkeqësisht deputetët nuk kanë të drejtën minimale për të folur. Nuk di të ketë një parlament tjetër që deputetët nuk mund të flasin. Në vitin ‘91 kur u mblodh parlamenti i parë pluralist, kur njerëzit ishin burgjeve e familjet në internim, u bë 4 ditë debat për qeverinë.
Te drejtën minimale ju na e mohoni. Respektoni Kuvendin, kërkojmë vetëm të flasin. Ky nuk është një parlament që mund të anëtarësojë Shqipërinë në BE”, tha Kapri.