Zjarret/ Opozita e kërkoi me urgjencë, burime për Report Tv: Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk do të mblidhet tani, të gjithë janë në terren

13 Gusht, 15:33 | Përditesimi: 13 Gusht, 15:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi sot mbledhjen me urgjencë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në lidhje me emergjencën e zjarreve në vend, sidomos për shkak të situatës që është krijuar Delvinë dhe Gramsh.

Të njëjtën kërkesë kanë bërë edhe zëra të tjerë opozitarë.

Por burime për Report Tv kanë mësuar se Këshilli i Sigurisë Kombëtare, që drejtohet nga Presidenti Bajram Begaj, nuk do të mblidhet në këto momente.

r.k./Shqiptarja.com