-
VIDEO
Rama prezanton platformën e denoncimit për hapësirat publike: Dritare e re komunikimi në mbrojtje të pronës komunitare
Në kuadër të aksionit të ndërmarrë prej disa ditësh për lirimin e hapësirave publike, është hapur edhe portali ‘Hapësira ime publike’. Kryeministri Edi Rama, i cili bëri të ditur hapjen e portalit ashtu siç edhe kishte paralajmëruar më parë, e cilëson një dritare të re komunikimi në mbrojtje të hapësirës publike.
-
VIDEO
Policia rrethon News24, kërkon lirim të godinës së grupit mediatik! Televizionit i fiket sinjali. Opozita e shoqatat: Sulm fjalës së lirë
Mëngjesin e kësaj të shtunë, që prej orës 07:00 të mëngjesit, policia u shfaq në mjediset e televizionit News 24, në ish-Uzinën e Autotraktorëve, në lagjen Shkozë të Tiranës.
Policia kërkoi mos futjen e gazetarëve në godinë dhe zbrazjen e saj.
Në këtë godinë aktualisht ndodhen redaksitë e News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare, ndërsa ende nuk ka një shpjegim zyrtar nga autoritetet se cili është qëllimi.
-
VIDEO
Braçe: Me lekët e censusit të bujqësisë të blihen bagëti, stanet janë bosh! TVSH të barazohet për tregun e brendshëm
Braçe ka reaguar lidhje me censusin e bujqësisë, duke thënë se me këto para të blihen bagëti pasi “stanet janë bosh”.
-
VIDEO
Procesi i Berlinit/ Britania e Madhe mbledh në takim ministrat e Jashtëm në kështjellën Hillsborough të Irlandës së Veriut
Të gjashta vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë, si dhe 11 shtete evropiane së bashku me përfaqësues të BE-së, do të mblidhen në kështjellën historike të Hillsborough-ut në Irlandën e Veriut.
-
VIDEO
Partia e Lirisë: BE ndërpreu 112 mln euro grante për Bujqësinë, bllokimi i fondeve të IPARD skandal i paprecedentë, të hetohet ku shkuan paratë!
Zv/sekretarja e Përgjithshme e këtij subjekti, Brunilda Haxhiu, doli sot në një deklaratë për mediat, ku theksoi se tani zyrtarisht është konfirmuar ndërprerja nga BE e 112 mln eurove grante për Bujqësinë shqiptare
-
VIDEO
Spahiu ironizon PD-në për protesta nga diaspora: Do kthehen arbëreshët për hallet e Berishës!
Teksa sesioni i ri parlamentar pritet të nisë në muajin shtator, me deputetët e zgjedhur më 11 maj, PD me në krye Sali Berishën ka paralajmëruar sezon protestash.
Juristi Kreshnik Spahiu e quan një tragjikomedi dhe groteske thirrjen që kryetari i selisë blu i bëri shqiptarëve apo diasporës për të protestuar për vjedhjen e votave, duke ngritur pyetjen pse prej disa muajsh opozita nuk proteston por bën pushime.
-
VIDEO
Spahiu: Ambasada takoi deputetët e rinj si mesazh që SHBA nuk heq nga lista e zezë liderët e vjetër!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë më aleatë të kësaj PD-je që drejtohet nga liderët e vjetër me në krye Sali Berishën.
Madje edhe takimi që mbajti me deputetët e rinj të të gjitha subjekteve politike që do të jenë në parlamentin e ardhshëm, ishte mesazh i qartë se nuk i heq nga lista e zezë liderët e vjetër.
Kështu u shpreh për Report Tv juristi kreshnik Spahiu, i pyetur për takimin që selia diplomatike amerikane në Tiranë, zhvilloi me ligjvënësit e rinj të Kuvendit.
-
VIDEO
Spahiu: Kurrë s’e kam kuptuar urrejten që kanë aktivistët e Vetëvendosjes, për UÇK-në dhe SHBA-të!
Kreshnik Spahiu shprehet se nuk e ka kuptuar kurrë urrejtjen që Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka ndaj ish-liderëve të UÇK-së, përfshi edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, si dhe ndaj SHBA-ve.
Ai shprehet se ndryshe nga e kaluara kur i akuzonte për korrupsion, tani bëhet fjalë për një çështje kombëtare ku kërkohet unifikim dhe për më tepër për një proces të padrejtë ndaj tyre, pasi janë burgosur në mënyrë të paligjshme.
-
VIDEO
Kreshnik Spahiu për Report Tv: Kosova dhe Shqipëria duhet të protestojnë bashkë për lirimin e 4 krerve të UÇK-së!
Juristi Kreshnik Spahiu e quan të vonuar protestën e mbajtur dje në Prishtinë në mbështetje të 4 ish-liderëve të UÇK-së në Kosovë, që akuzohen dhe po gjykohen nga Tribunali i Hagës. Apelon për qëndrim të unifikuar të faktorit shqiptar dhe presion ndaj Hagës për lirimin e tyre
-
VIDEO
Berisha nxin Shqipërinë, publikon video të rreme për të goditur turizmin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar së fundmi një video në rrjetet sociale ku pretendon se tregohet gjendja e një zone turistike në Sarandë, e ndotur dhe e braktisur, në kulmin e sezonit veror. Por e vërteta është krejt ndryshe.
Pamjet e publikuara nga Berisha nuk kanë asnjë lidhje me Sarandën. Në fakt, ato janë filmuar në zonën e Shirokës, në Shkodër, dhe janë pamje të shumë viteve më parë jashtë sezonit turistik. Këtë e vërteton edhe fakti se plazhi në video është i boshatisur dhe pa turistë, ndryshe nga çfarë është realiteti aktual.
Gazeta Tema ka siguruar një video të re nga i njëjti vend, i realizuar së fundmi, e cila tregon gjendjen aktuale të plazhit në Shirokë: i pastër, i frekuentuar nga pushues dhe krejt ndryshe nga ajo që përpiqet të paraqesë Berisha.
-
VIDEO
Drejtori i IKMT Korçë: Janë evidentuar rreth 370 subjekte që cenojnë sigurinë kombëtare në akset rrugore të qarkut
Pas daljes së urdhrit të Kryeinspektorit lidhur me subjektet që cenojnë sigurinë kombëtare në hapësirat publike përgjatë akseve rrugore, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Korçë ka ngritur grupet e punës në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Asnjë rraqe nuk do të jetë më nën qiell të hapur
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish disa pamje në Facebook, nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Këtë herë në vëmendje është aksioni për lirimin e buzërrugëve kombëtare.