-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË- Aksion i FORTË te lokalet në 'Air Albania', debate në studio për denoncimin e Ramës
Ish-prokurori Ervin Karanxha, u ndal dhe tek aksioni për lirimin e hapësirave publike. Ai tha se bizneset kanë marr leje të përkohshme nga bashkia, por leja duhet që të rinovohet çdo 1 vit.
-
VIDEO
Hilë Curri për Report Tv: Takimi me Ramën ishte shumë pozitiv! Nuk po influencohet në pushtetin vendor! Kryeministri na dha sugjerime për të rritur rezultatet
Kryetari demokrat i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Hilë Curri, ka komentuar takimin e fundit me kryeministrin Edi Rama dhe diskutimet që lidhen me rigjenerimin e pushtetit vendor.
Në një intervistë për Report Tv, kryebashkiaku i Sali Berishës theksoi se takimi me kreun e qeverisë ishte i rëndësishëm dhe i dobishëm për të adresuar problematikat që shqetësojnë pushtetin vendor.
-
VIDEO
‘Lufta’ për mandatin/ Lapaj përplaset me Shabanin: Dajo s’të bëhet deputet, mbarë iu shkoftë! Kreu i 'Nismës': I kërcënove fëmijët
Kriset raporti Lapaj-Shabani. Pasi Kordhoni nuk heq dorë nga mandati, Lapaj bën fajtor për dajën e tij, Endri Shabanin. Ky i fundit tha se kryeneçësia e Zeqir Kordhonit, për të mos dhënë dorëheqjen nga lista e mbyllur, erdhi pas kreu i Shqipëria Bëhet i kërcënoi fëmijët.
-
VIDEO
‘Shuhen’ shpresat për Lapajn/ Kordhoni nuk heq dorë nga mandati: Dua të bëhem deputet...nëse më vjen radha
Shkopinjtë nën rrotat e Adriatik Lapajt po shtohen, duke lëshuar sinjale serioze se ai mund të mos hyjë dot fare në Kuvend në shtator. Një prej emrave që ata kishin kandiduar fiktivisht në mirëbesim në listën e mbyllur, po i tradhton. Zeqir Kordhoni i shkroi sot KQZ-së se dëshiron të marrë mandatin dhe nëse ai nuk tërhiqet, mandati nuk kalon dot tek Lapaj.
-
VIDEO
Integrimi/ Berisha edhe kundër BE: 2030-ta, jo realiste! Drejtësia e re si në diktaturë, luftë të shkarkojnë prokuroren Gjeli
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një tryezë diskutimi me përfaqësues të fondacionit të Partive Popullore Europiane, ‘Martens Centre’ të cilën e shfrytëzoi për të akuzuar qeverinë se ka kapur sistemin e drejtësisë dhe se po pengon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
-
VIDEO
Berisha: Shqipëria prodhon refugjatë dhe emigrantë, vendi po eksporton kriminelë dhe drogë
Në konferencën “The Western Balkan Paradigm” që zhvillohet në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha ka gjetur rastin të hedhë akuza në adresë të Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë socialiste.
-
VIDEO
Sali Berisha: Kryeministri shqiptar ka ndryshuar ligje, është bërë kryetar i Komitetit Kombëtar të Ujërave
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk i ndali akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama.
-
VIDEO
Kryeministri Rama mbërrin në Vlorë me helikopter ushtarak
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në Vlorë, vetëm disa ditë pasi ndodhej në qytetin bregdetar javën e kaluar.
-
VIDEO
Çështja e mandateve/ Gjykata Kushtetuese korrigjon vetveten! Riaktivizon mekanizmin e një të pestës së deputetëve
Në vendimin për rastin e deputetit Sinaj, përcaktohet se kur parlamenti nuk e dërgon çështjen në Gjykatë, atëherë ajo mund të vihet direkt në lëvizje me kërkesë të 28 deputetëve. Dy vjet më parë e kishte bllokuar këtë mekanizëm
-
VIDEO
EMISIONI I PLOTË- Gati të PLASTE me Rusinë, ja kush e frenoi TRUMP për raketat. Detajet e FORTA
Ish- deputeti Ralf Gjoni tha se afatin prej 50 ditësh të Trump ndaj Rusisë për luftën me Ukrainën e sheh si një lloj marrëveshje në heshtje mes Trump dhe Putinit që Rusia të avancojë në territore edhe për pak kohë dhe më pas të mbyllet lufta. Për analistin Endri Tafani, Trump dëshiron që të arrihet një marrëveshje paqe, por nuk ka një strategji
-
VIDEO
Berisha: Garancia sovrane ‘skemë’ për të blerë vota! Fondi 250 mln €, kredi të buta për fermerët e partisë
Sali Berisha akuzon se qeveria përdori garancinë sovrane si skemë për të blerë vota në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tij, një pjese të fermerëve iu dha mbështetje financiare shumë pranë ditës së zgjedhjeve, e të tjerë u lanë në pritje të këmbim të votës.
-
VIDEO
Ministër i qeverisë ‘Rama 4’? Braçe: Jo listë dëshirash, është vizion
A do pranonte Erion Braçe të ishte pjesë e kabinitit të qeverisë Rama 4’? Në një intervistë për Report Tv, Braçe thotë se formimi i qeverisë nuk duhet të jetë një “listë dëshirash”, por rezultat i një procesi të menduar mirë.
Raziela Myslimaj: Zoti Braçe ka një interes të madh të shtuar në këto muajt e verës, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare. Në përgjithësi, ndodh pas çdo palë zgjedhjesh ose në vjeshtë, ku rritet pak tensioni për ndryshime në kabinetin qeveritar, por në këtë rast bëhet fjalë për formimin e qeverisë së re. Ju e shihni veten, pjesë e kabinetit qeveritar, Rama katër, si ministër?
Erion Braçe: Jo, sepse unë mendoj që qeveria nuk mund të krijohet si listë dëshirash dhe apo si plotësim i nevojave të karrierës të gjithkujt. Jo, nuk duhet të funksionojë kështu. Unë mendoj që duhet njeriu i duhur në vendin e duhur, në kohën e duhur, me programin e duhur, me politikat e duhura dhe me buxhetin e duhur. Ky mund të bëhet ministër.
Raziela Myslimaj: Do e kishit pranuar sot një ftesë nga Kryeministri Rama për të qenë Ministër i Bujqësisë.
Erion Braçe: Jo, unë pranoj procesin. Këtë procesin për të cilat fola. Nuk pranoj...