-
VIDEO
Rama me përfaqësues të teknologjisë: Marrëveshje kuadër mes qeverisë dhe sektorit tuaj
Kryeministri Edi Rama pas takimit me përfaqësues të teknologjisë dhe start up-eve në Berat tha se do të nënshkruhet një marrëveshje kuadër me qeverinë me qëllim që ata të kenë akses në të gjithë strukturat e qeverisë, që të kenë bazën e nevojshme për të ndërtuar modele AI. Po ashtu, është dakordësuar që të ngrihet një Forum që do të mblidhet çdo 4 muaj.
-
VIDEO
Rama: Do ndërtojmë muzeun e parë me AI! Në shtator do t’i japim arkitekturës bashkëkohore një inovacion që vjen nga një start up shqiptarësh
Kryeministri Rama në një takim me përfaqësues të teknologjisë dhe inovacionit në Berat thotë se në kryeqytet në shtator do të ketë një inovacion start up-i që ka sjellë interesim të shumë arkitektëve. Më tej, Rama tha se do të interesohen dhe punojnë për ndërtimin e muzeut të parë tërësisht me Inteligjencë Artificiale.
“Në Tiranë në shtator do t’i japim arkitekturës bashkëkohore dhe botës një inovacion që vjen nga një start up shqiptarësh dhe që nëse është ashtu siç është më duket mua nga sa pashë dhe sic tregon edhe interesimi i shumë arkitektëve, do të mund ndryshojë shumë mënyrën se si funksionon gjithë sektorit dhe studiot e arkitekturës botërisht.
Sikundër me shumë gëzim dhe me shumë përgjegjësi, do të angazhohen personalisht edhe me strukturat përkatëse për të parë nëse mund të ndërtojmë në Shqipëri me këtë teknologji të re, të propozuar nga start up, muzeun e parë tërësisht me AI. Thënë të gjitha këto, besoj që është e udhës që nga tryezat të bëhen referimet e përmbledhura të temave që u diskutuan”, tha Rama.
-
VIDEO
SHBA urdhëron diplomatët: Asnjë koment për zgjedhjet në vendet e huaja! Berisha del 'huq' pas ankimit me kompaninë lobuese për 11 majin
Administrata Trump urdhëron diplomatët të mos bëjnë komente për proceset zgjedhore në botë. Ky urdhër duket se i shuan shpresat Berishës, pasi pak pas zgjedhjeve u ankua në DASH për zgjedhjet, përmes kompanisë lobuese Continental Strategy, me të cilën firmosi për 6 mln dollarë.
-
VIDEO
Kryebashkiaku demokrat i Hasit: Nuk kemi luksin për të bërë fshesë, do zbatojmë ligjin, jo urdhra pa shkresë
Në një prononcim për Report Tv, Dauti theksoi se administrata e Hasit është e angazhuar seriozisht në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, ndonëse përballet me mungesë të theksuar të burimeve njerëzore dhe kapaciteteve profesionale.
-
VIDEO
Rama: Kemi çdo ditë sulme kibernetike, detyrim pushtetit vendor dhe privatin të investojnë në teknologji! Do vijë koha e ministrave 'AI'
Nga Berati, Rama kërkoi ndihmë nga njerëz të suksesshëm në bizneset digjitale, për të ndërtuar sisteme informacioni. Inteligjenca artificiale tha Rama, në të ardhmen do të zëvendësojë ministrat. Sulmet kibernetike të Iranit thotë se vazhdojnë, e për këtë arsye duhet të forcojnë sigurinë tek institucionet e pushtetit vendor e tek privati.
-
VIDEO
Rama: Mund të vijë dita që ministrat t’i kemi me Inteligjencë Artificiale, nuk është synimi ynë, por…
Dixhitalizimin e shërbimeve qeveritare, perfeksionimin e tyre dhe përfshirjen sa më shumë të teknologjisë në qeverisje, Kryeministri Edi Rama e ka një ndër synimet e tij.
Kreu i qeverisë vlerëson portalin e-Albania, ka thënë se po punohet që prokurimet publike të bëhen me Inteligjencë Artificiale, por së fundmi është shprehur se në të ardhmen Inteligjenca Articiale mund të zëvendësojë edhe ministrat në qeveri.
-
VIDEO
Rama batuta me përfaqësues të teknologjisë: Aty mbrapa kemi shishet e verës, do t’u nxjerrim nga barku atë që s’doni të na e thoni
Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutat me përfaqësues të teknologjisë në një takim në Berat. Në mbyllje të takimit, Rama tha se do nxjerrin konkluzionet ndërsa me batuta shtoi se mbrapa kanë shishet e verës dhe s’do ikin nga kantina pa u nxjerrë nga barku atë që s’duan ta thonë.
“Në fund të bëjmë konkluzionet. Më thoshte ministrja mos e mbyll se këta duan të flasin kur të jesh ti. Unë këtu jam dhe në fund cilido që ka diçka për të thënë s’ka për të ik nga kantina pa e thënë. Aty mbrapa janë shishet e nevojshme për tu nxjerrë nga barku edhe atë që nuk doni ta thoni”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Kemi sulme kibernetike çdo ditë, s’jemi në luftë me një haker anonim! Pushteti vendor dhe privati do kenë detyrim investimin në teknologji
Në një takim me përfaqësues të teknologjisë në Berat, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë. Rama tha se kemi sulme kibernetike çdo ditë, por qeveria ka marrë masa, ndërsa kritika pati për institucionet e pushtetit vendor. Rama tha se pati një sulm ndaj pushtetit vendor, duke iu referuar Bashkisë së Tiranës. Kryeministri theksoi se nuk jemi në luftë me një haker anonim, por me një nga vendet me të fuqishme kiberentike.
-
VIDEO
Ku ishit kur u bënë ndërtimet pa leje në Theth? Rama: Nuk ka funksionuar zinxhiri
Qeveria zhvilloi gjatë ditëve të fundit një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit, çka ngjalli pakënaqësinë e banorëve dhe shkaktoi debate.
Pyetja rëndom që është ngritur nga qytetarët, ka qenë përse autoritetet nuk morën masa më herët për të mos i lejuar këto ndërtime.
Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje Kryeministri Edi Rama, nga Berati ku zhvilloi një takim me përfaqësues të teknologjisë.
Kryeministri u shpreh se për parandalimin e ndërtimeve pa leje në Theth nuk ka funksionuar zinxhiri, duke përmendur sërish edhe prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli
-
VIDEO
Rama: Prokurimet do t’i bëjë Inteligjenca Artificiale, njeriu vetëm do firmosë në fund
Zhvillimi teknologjik i Shqipërisë është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare, posaçërisht edhe të Kryeministrit Edi Rama.
Kreu i ekzekutivit ka përsëritur sërish ambicien e qeverisë për të futur Inteligjencën Artificiale në Prokurimet Publike, me qëllim për të shmangur interferencat njerëzore.
Në takimin me përfaqësues të start-upeve dhe teknologjisë në Berat, Kryeministri Edi Rama theksoi se qeveria është duke punuar që Prokurimet Publike të bëhen me Inteligjencë Artificiale, dhe ndërhyrja e njeriut do të duhet vetëm në fund për të firmosur.
-
VIDEO
Rama me përfaqësues të teknologjisë: Të ngremë një Këshill, të mblidhemi 3 herë në vit
Në një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve, kryeministri Edi Rama propozoi ngritjen e një Këshilli ose Forumi ku të mblidhen 3 herë në vit për të diskutuar.
-
VIDEO
‘Jemi të pavarur në shërbimet dixhitale’, Rama: Sektori privat ende s’e ka kuptuar rrezikun ndaj sulmeve kibernetike
Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është e pavarur në sektorin e shërbimeve dixhitale, por gjithsesi ai thotë se në këtë sektor kemi boshllëqe. Në një takim me përfaqësues të teknologjisë, Rama tha se boshllëqet sidomos janë në sektorin privat, i cili ende nuk e ka kuptuar rrezikun e ekspozimit ndaj sulmeve kibernetike