-
VIDEO
Aksioni në Theth/ Braçe: Perspektiva e atij vendi s’mund të jetë dominimi nga paratë e krimit! Mungon plani i zhvillimit
Deputeti socialit Erion Braçe e sheh të nevojshëm aksionin në Theth e në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike. Në një intervistë për Report Tv, pavarësisht të gjitha kritiakve për këtë aksion, Braçe thotë se nuk është i shqetësuar sepse ky vend ka nevojë për ligj e rregull. “E ardhmja e Thethit nuk shkon, që kjo është toka ime, ndërtoj unë ça dua”, thotë Braçe duke theksuar se perspektiva e këtij vendi nuk mund të jetë dominimi nga paratë e krimit.
Por ai thekson se banorëve të Thethit u mungonte një plan zhvillimi në letër, në mënyrë që t’u jepeshin modelet se si duhet të ndërtojnë.
-
VIDEO
‘Fshatarët shihen sikur po shesin drogë’, Braçe për Report Tv: Skema e TVSH bllokon lëshimin e faturës
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e sheh si të domosdoshëm aksionin e ndërmarrë për sekuestrimin e produkteve bujqësore e blegtorale që tregtohen pa faturë, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm drejt sigurisë ushqimore dhe formalizimit të sektorit bujqësor.
Por, ai thekson se pa një ndryshim rrënjësor të skemës së tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), situata nuk do të zgjidhet. Në një intervistë për Report Tv, Braçe thekson se problemi nuk është tek fshatari i thjeshtë, pasi është skema e TVSH që bllokon lëshimin e faturës, duke thënë se fshatarët shihen sikur po shesin drogë dhe jo qumësht.
-
VIDEO
Siguria ushqimore/ Braçe për Report Tv: Jo vetëm AKU-së, vetting gjithë inspektoriateve, deri te Tatimet e Dogana! Mandat të kufizuar për drejtorët
Erion Braçe, deputeti i Partisë Socialiste, e sheh të domosdoshëm aksion e ndërmarrë për sigurinë ushqimore dhe formalizimin e këtij sektori. Në një intervistë për Report tv, Braçe flet për vetting jo vetëm në AKU, por për të gjitha inspektoratet, deri tek tatimet dhe doganat.
-
VIDEO
Edi Rama në Bavari, mban fjalën në ceremoninë e “Herrenchiemsee Festspiele”: Europa është civilizim
Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Bavari të Gjermanisë, ku po mban fjalën në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele”.
-
VIDEO
Edi Rama në Bavari, mban fjalën në ceremoninë e “Herrenchiemsee Festspiele”
Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Bavari të Gjermanisë, ku po mban fjalën në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele”.
-
VIDEO
‘Ujërat e zeza po derdhen në Liqenin Artificial’, Braçe: Të ndalet ky krim mjedisor! S’ka dhunim më të rëndë të hapësirës publike
Deputeti i PS denoncon derdhjen e ujërave të zeza në Liqenin Artificial në kryeqytet. Braçe shprehet se ky krim mjedisor duhet të ndalet menjëherë.
-
VIDEO
Prishja e ndërtimeve në THETH, zbulohen detaje të PANJOHURA! Ja përgjegjësit e 'batërdisë
Deputetja demokrate e Dukagjinit Gerta Bardeli tha se shteti duhet që të kishte ndërhyrë që kur nisi ndërtimi i atyre ndërtesave pa leje. Ajo tha se duhet që të ketë edhe një dialog me banorët. Për arkitektin Zef Çuni, bashkia duhet që të kishte ndërhyrë kur u bënë ndërtimet.
-
VIDEO
'Goditja' e shitjes së bulmetit pa faturë, Braçe: Faji i skemës së TVSH-së, ju paralajmërova që në 2018! Rritja e çmimeve është rrezik potencial
Përmes rrjeteve sociale, Braçe thekson se faji i rritjes së fenomenit të tregtimit pa faturë të produkteve blegtorale është skema e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.
-
VIDEO
Aksioni në Theth, Berisha: S’ka tokë të xanun, Rama pushtues i egër! Dëmshpërblim për banesat e prishura
Sali Berisha kërkon dëmshpërblim për banesat e prishura në Theth ndërsa tha se banorët nuk kanë zaptuar tokën, por e kanë trashëgimi shekullore. Kreu i PD shkoi edhe më tej duke thënë se aksioni i nisur nga Rama bëhet për të mbuluar farsën elektorale.
-
VIDEO
Kryebashkiakët e PD në takim me Ramën, Berisha: Ia thanë në sy që janë demokratë, Rama e ka tmerr! Po sillet si kryetar i bashkisë së Shqipërisë
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama po sillet si kryebashkiak i Shqipërisë, pas ultimatumeve të kreut të qeverisë për shkarkim të drejtorëve të Bashkive në vend, si edhe administratorëve të njësive vendore. Komenti i Berishës erdhi për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku e cila e pyeti mbi pjesëmarrjen e kryebashkiakëve demokratë në takimin me Ramën dhe 61 krerët e bashkive në vend.
-
VIDEO
Berisha ‘gjen provat’ për ‘farsën’ e 11 majit: Firmat e diasporës ishin disa ‘fjongo’! DHL ndryshoi kontratën me urdhër të Ramës, dua qeveri teknike
Pas dy muajsh përpjekje, kryetari i PD-së, Sali Berisha duket se paska ‘gjetur provat’ për të faktuar ‘farsën’ e 11 majit, siç ai e cilëson. Nga selia blu, kësaj radhe u shfaq me disa foto me zarfet dhe firmat e diasporës në Greqi. Por, Berisha me ‘ekspertizën’ e tij ka dalë në përfundimin se nuk kemi të bëjmë me firmat e zgjedhësve, por me disa ‘fjongo’. Sipas tij, të gjitha firmat janë manipuluar dhe me këto ‘prova’ të reja Berisha i rikthehet kërkesës për qeveri teknike.
-
VIDEO
Aksioni në Theth, Ballanca: Avokati i Popullit, asnjë ankesë nga qytetarët
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca komentoi sot në një prononcim për mediat shembjet e objekteve pa leje ditëve të fundit në Theth që janë shoqëruar edhe me përplasje mes Policisë dhe qytetarëve. Ajo tha se Avokatit i Popullit duhet të bëjë një hetim të plotë për të verifikuar edhe problematikat e qytetarëve, por edhe qëndrimin e organeve përkatëse.