-
VIDEO
Rama: Reformat po na çojnë në BE, s’ka më ndërtime pa leje! Reformimi i administratës publike një nga pikat e negociatave
Kryeministri Rama foli sot edhe për teorinë e dëmtimit të turizmit, duke e mohuar dhe këmbënguli se ka ardhur koha që t’i jepet fund epokës për ndërtimet pa leje dhe që të lirohen hapësirat publike.
Madje ai ishte edhe kundër dëmshpërblimit për bizneset që ndërtojnë pa leje, teksa theksoi se transformimi i administratës publike është një nga pikat kryesore të negociatave për anëtarësimin e BE-së.
Dhe reformat e deritanishme nga qeveria e PS, sipas Ramës, e kanë çuar vendin aktualisht te këto negociata, shumë pranë BE-së.
“Komentet tipike të hedhjes së pallavrave, sepse nëse ka një gjë që ne kemi bërë, është se kemi shmangur pikërisht shmangien e një ushtrie socialiste të shtetit. Natyrshëm me të gjitha metat e veta, boshllëqet e veta, por nuk do ishim sot në kushtet e negocimit me BE, ku një nga pikat është transformimi i administratës publike. Akoma sot në vitin 2025, ku ndërtohet pa leje. Unë dhe ne jemi për të menduar këtu për 99% të shqiptarëve që nuk ndërtojnë pa leje dhe që kërkojnë fundin e fenomenit për ata që ndërtojnë pa leje”, tha kryeministri.
-
VIDEO
Rama: Thethi nuk është vendi për resorte turistike e hotele të mëdha, fantazi e njerëzve me kënd të ngushtë shikimi
Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet aludimeve se në Theth do të ndërtohen resorte turistike, ndaj u mor aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje. Por, Rama thotë se nuk do të ketë as resorte dhe as hotele të mëdha, duke theksuar se kjo nuk është gjë tjetër veçse fantazi e njerëzve me kënd të ngushtë shikimi.
“Nëse është prona e dikujt, kushdo që do të investojë duhet të merret vesh me atë. Në Theth e kundërta është e vërtetë. S’do të ketë zhvillime, pas atij pastrimi të madh veçse në raste specifike të lidhura me ata që jetojnë aty. Nuk është Thethi vendi për resorte turistike, hotele të mëdha, histori të tilla që janë pjesë e fantazisë së njerëzve me kënd të ngushtë shikimi”, tha Rama.
-
VIDEO
‘Ndaj jeni në opozitë, se keni këtë mendje!’, Rama batuta dhe prioritete: S’i ndahem hapësirave publike, Rilindje Urbane 2.0! Mandati i katërt, pikat që kërkon dhe BE
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj ndjekësve të tij në rubrikën ‘Sy m’sy’ për shqetësimet që kishin, duke u shprehur i sigurt se nuk ka kthim pas nga aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje, që e quajti edhe Rilindja Urbane 2.0.
-
VIDEO
‘Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, të domosdoshme’, Rama: U detyrova të ndërhyj, disa gjëra kishin nevojë për shtytje nga lart
Kryeministri Edi Rama tha se dorëheqjet e drejtorëve në bashkitë e vendit ishin të domosdoshme. I përmendi rastin e Vlorës, teksa tha se në pak ditë aksioni në territor, ka shumë ndryshime. Dhe këto ndryshime, thotë Rama, nuk vijnë nga buxheti shtesë, por thjesht nga vëmendja e shtuar ndaj problematikave të qytetit.
-
VIDEO
‘Tiranës i mungon drejtimi prej kohësh’, Rama: Kjo është histori tjetër....
Kryeministri Edi Rama në rubrikën ‘Sy m’Sy’ tha se Tiranës i mungon prej kohësh drejtimi, por kjo është një histori tjetër dhe se do ta diskutojnë një ditë tjetër. Rama u ndal më pas tek aksioni për lirimin e hapësirave publike duke thënë se kanë zbritur në terren deputetët sipas zonave, për të qëndruar afër qytetarëve dhe për të evidentuar problematikat.
“Tiranës i mungon drejtimi dhe kjo është një histori tjetër, për një ditë tjetër. Ka qenë nga të katër anët e kryeqytetit e qartë kërkesa numër 1 e komunitetit, na çlironi hapësirat publike. Ka lloj-lloj qasjesh, dhe unë duhet ta prekja në një pikë që e shoh të rishfaqet shpesh. Pse gjithmonë kështu? Nuk është gjithmonë kështu. Ka një problematikë me territorin, por është ku e ku në krahasim me çka qenë më parë. Ka ende për të bërë, por jo se gjërat janë në pikën ku ishin më parë. Patjetër që ka nevojë për organizim të mëtejshëm. Nuk është çështje inspektorësh, por është çështje e vendosjes në një nivel tjetër të kontrollit përmes teknologjisë. Jemi afër në këtë aspekt. Ndërkohë, që kemi nisur punën me monitorimin teknologjik të rrugëve, kemi prezantuar qendrën e monitorimit të trafikut. Kemi pjesë të këtij plani pune edhe monitorimin e shkollave, pro jemi në një proces për të nisur edhe monitorimin teknologjik, të strukturuar, të territorit. Do ndjekim gjithçka ndodh në territor përmes dronëve dhe informacioni të marrë nga dronët, gjë që do të bëjë që puna e inspektorëve dhe syve në terren të ballafaqohet me vëzhgimin e teknologjisë. Kjo do na çojë në nivel tjetër dhe do jemi shumë më të sigurt për mos prapakthimin e asnjë progresi në këtë drejtim”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Duhet të krijojmë një ‘vijë të padukshme’, 70% e hapësirave të jenë për qytetarët! Shpresoj që të jenë marrë taksat për çdo metër katror të zaptuar
Kryeministri Edi Rama thotë duhet krijuar një vijë e padukshme që 70% e hapësirave të jenë për qytetarët dhe 30% për bizneset.
“Nuk do të shkojmë në ekstreme të kësaj natyre dhe do të arrijmë të krijojmë një vijë të padukshme por të pranuar nga të gjithë ku 70%, parimisht, se mund të jetë 65, 80%, 70% e trotuarit të jetë e lirë për njerëzit dhe 30% për karriget e shërbimin jashtë. Si të gjitha vendet mesdhetare është komplet e natyrshme që të shërbehet edhe jashtë. Por nga ana tjetër, ajo që është e shëmtuar është që këto shërbime të kthehen në zaptime, presion dhe pamundësi për komunitetin për të pasur pjesën e vet normale të jetës. Sa i përket teorisë të turistëve është teori kot, që nuk ka vlerë.
Kush ishte qeveria që e lejoi këtë zaptim? Nuk është qeveria që merret me karriget dhe tavolinat. Jemi në kushtet e një mobilizimi për t’u dhënë një përgjigje shteruese shqetësimit të qytëetarëve të panumërt në qytete të mëdha, të vënë re gjatë fushatës, për asfiksimin e hapësirave publike si pasojë e karrigeve, cadrave, barrikadave. Nga ana tjetër, u morën taksat. Shpresoj të jenë marrë taksat për çdo metër katror zaptuar. Do të ishte gjysma e së keqes, që të paktën të ketë përfituar pushteti vendor të gjitha ato tarifa që burojnë nga çdo tavolinë.”, u shpreh Rama.
-
VIDEO
Rama në ‘Sy m’sy’ shpjegon pse u rikthye me rubrikën: Shkela shumë territore të Tiranës, ndryshim i rëndësishëm, por edhe shqetësime për hapësirat
Kryeministri Edi Rama shpjegoi sot pikën e parë të diskutimit, arsyen pse iu rikthye rubrikës së tij “Sy m’sy”, për të cilën kishte marrë pauzë që prej zgjedhjeve.
Madje ironisë së një ndjekësi se kishte frikë të bënte daljet përballë gjatë fushatës, Rama shpjegoi se ishtee kundërta, sepse i duhej të shkelte territorin vetë në zona të ndryshme në vend, por kryesisht në Tiranë, ku drejtoi edhe vetë fushatën për PS-në.
Ai tha se pa shumë zona që s’i kishte shkelur prej kohësh, ku u vu re ndryshimi i rëndësishëm, por edhe problematika e hapësirave publike, ku pas shqetësimit të qytetarëve, ishte edhe shkak i aksionit që ka ndërmarrë.
-
VIDEO
Ndryshimet që priten në Kryesinë e PD, emrat që “ikin” nga strukturat drejtuese pas humbjes së ’11 Majit’
Partia Demokratike nuk do të përfshihet në asnjë proces reformimi pas humbjes në zgjedhjet e 11 Majit. Por ndryshimi i grupit parlamentar të PD pas zgjedhjeve të 11 majit, do të imponojë lëvizje të detyrueshme në kryesinë demokrate, mes atyre që janë ende pjesë e saj falë funksioneve parlamentare. Në dorë të Berishës, disa emra, nga Tabaku te Bardhi.
-
VIDEO
Aksioni për sigurinë ushqimore/ Rama: Në 6 ditë, u sekuestruan 32 ton produkte pa faturë! Zero tolerancë
Në 6 ditë aksion për sigurinë ushqimore, janë sekuestruar 32 ton produkte pa faturë.
-
VIDEO
Shembjet, LZHK thirrje Ramës: Dëmshpërble banorët e Thethit! Dorëheqjet? Larg duart nga pushteti vendor
LZHK kërkon që kryeministri të ndalojë aksionet për lirimin e hapësirave publike dhe prishjes së objekteve pa leje, si dhe kërkon dëmshpërblimin e banorëve të Thethit.
-
VIDEO
“Publiciteti mbaroi, kthehemi të japim lajmet”, Rama batuta me përfaqësuesit e teknologjisë në Berat
Kryeministri Edi Rama ishte në Berat ditën e sotme ku pati një takim maratonë me përfaqësues të teknologjisë.
Takimi, që ishte i ndarë në dy sesione, pas nisjes së pushimit të parë, filloi me fjalën e Ramës për të dhënë konkluzionet.
Kreu i ekzekutivit e nisi fjalën duke vlerësuar verën e zonës së Beratit dhe Kuçovës. E fill pas kësaj, që me humor e konsideroi si publicitet, Kryeministri nisi me dhënien e lajmeve.
“Duke qenë se jemi në mes të sezonit turistik, dua të përfitoj nga rasti t’ju them të gjithë dashamirësve apo kuriozëve që shtohen dita-ditës, të verës shqiptare, se vetëm nga kjo kantinë kanë kaluar 30 mijë degustatorë, dhe ndërkohë kjo zonë, Kuçova dhe Berati, janë bërë një destinacion i shumë më tepër vizitorëve vetëm për rrugën e kantinave të verës. Publiciteti mbaroi, kthehemi të japim lajmet”, deklaroi Kryeministri.
-
VIDEO
Rama batuta më përfaqësues të teknologjisë: Me portalet që lexoni...tani do iu kisha ngrënë
Kryeministri Edi Rama shkëmbeu batuta me përfaqësuesi të teknologjisë gjatë një takimi në Berat. Njërit prej tyre iu duke e ‘pabesueshme’ se si Rama po i dëgjon me vëmendje të gjitha propozimet e tyre edhe pasi konsuamuan drekën. Kryeministri përgjigjen ia ktheu me këtë batutë.
“Po pse faji im është që ju lexoni kaq shumë portale, sa ju duket e pabesueshme. Me portalet që lexoni ju e pabesueshme është, se me portalet që lexoni ju, unë do ju kisha ngrenë juve, jo të kisha ngrenë drekë me ju”, tha Rama.