• VIDEO

    ‘Legalizimi i strukturave prodhuese duhet të mbyllet brenda gushtit’, Rama me fermerët: Nuk duhet që të pritet më

    Në përfundim të ditës së parë dialogut me fermerët dhe sipërmarrësit në bujqësi dhe blegtori, kryeministri Edi Rama theksoi se ishte ajo e legalizimit të strukturave prodhuese rurale, që sipas tij po pengon aksesin në kredi, në fondet e BE-së dhe në instrumentet mbështetëse për sipërmarrjen.

    Ai kërkoi nga kadastërat dhe bashkitë të ndërhyjnë menjëherë për të përshpejtuar procesin e legalizimit dhe të mos i lënë fermerët të presin më gjatë.

  • VIDEO

    Rama thirrje bankave të nivelit të dytë për dhënien e kredive për bujqësinë: Mesazhi është i qartë, do jepet me interes nga 0.5 deri në 2 përqind, jo 3.5

    Kryeministri Rama ka dhënë një mesazh dhe për bankat e nivelit të dytë lidhur me kredinë për bujqësinë. Ai theksoi se interesi duhet të jetë nga 0.5 deri në 2 përqind sepse sipas tij, bankat e kanë firmosur këtë kontratë me shtetin.

    "Është arritur që me këmbëngulje nga qeveria të krijohet një linjë kredie e Bankës së Shqipërisë, 250 mln euro, që fokus ka bujqësinë. Tani që ne ta kemi këtë linjë kredie nga BSH dhe të akseskohet fuqimisht, duhet nivel i lartë informimi për fermerët dhe një mesazh i qartë për bankat e nivelit të dytë. Duhet ta japin nga 0.5 përqind në 2 përqind, jo në 3.5. Tani flas për bujqësinë, 3.5 është ndërmarrje të tjera. Asnjë presje më shumë, duhet të jenë shumë të qarta bankat e nivelit të dytë.
    Përsa i përket riskut është garancia e qeverisë, duhet të jetë dhe bashkëpunimi i pushtetit vendor në këtë proces. Edhe për këtë arsye ne kemi folur më parë që ta ngarkojmë bashkitë në sipërmarrjen bujqësore, e bëjnë të gjitha bashkitë e planetit. Drejtuesit e qarqeve të bëjnë punën e tyre ku të krijojmë nuklin e parë. Kemi bashkinë e Roskovecit që ka bërë hapa në këtë drejtim."-tha Rama 

  • VIDEO

    Rama në dialogun për 'Bujqësinë': Do vendosim një ekulibër të ri për çmimin e naftës! Qeveria do të krijojë kushte për sipërmarrjen

    Kryeministri Rama foli në Dialogun për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural edhe për rishikimin e skemës së naftës duke thënë se qeveria po përgatitet për ndërhyrje në çmim.

    “Do duhet të kemi një dokument rekomandimesh paraprake dhe një kuvend kombëtar të bujqësisë dhe zhvillimit rural në bashkëpunim me UBT. Jemi në kushtet që ta shikojmë ndryshe qeverisjen dhe potencialin që ka vendi në çdo drejtim ku duhet të zgjerojmë kapacitete tona të pjesëmarrjes në procesin e zhvillimit. S’mund të jetë proces, taksa, buxhet, subvencione dhe kërkesa nga buxheti. Duhet që çdo lek që hedhim nga buxheti ta kthejmë në fitim për ekonominë e vendit dhe jo vetëm hidh lekë dhe mblidh taksa. Duhet të rishikojmë skemën e naftës, dhe po përgatitemi të ndërhyjmë në sektorin e naftës, në kuptimin që thashë më parë, qeveria do të jetë shumë aktive në krijimin e kushteve dhe skemave të bashkëpunimit me sipërmarrjen dhe bashkëpunimin me faktorët ekonomikë për të rritur të ardhurat e njerëzve, dhe na duhet me patjetër të ndërtojmë një proces të ri dhe po e përgatisim, ku qeveria do të jetë pjesë e forcave në sektorin e naftës. Ne duam të ndërhyjmë për të vendosur një ekuilibër të ri çmimi për konsumatorët. E kemi studiuar dhe besoj brenda vitit do jemi pjesë në import dhe shpërndarje nafte në bashkëpunim me aktorë të tjerë, që do ua bëjmë jetën më të lehtë, sepse do të kenë qeverinë garantë.”-tha Rama 

  • VIDEO

    Rama bën për ujë të ftohtë strukturat e qeverisjes vendore: Keni qasje skandaloze, në vend t'i lutemi ne blegtorëve për kontratën e kullotës ju i lodhni me burokraci

    Kryeministri Rama në dialogun për 'Bujqësinë dhe Zhvillimin rural' u ndal dhe tek problemet me blegtorinë. Ai kritikoi institucionet e qeverisjes vendore duke i quajtur që kanë një sjellje skandaloze ndaj blegtorëve në raport me burokracinë që u vendosin për nevojat që kanë. 

    'Ndërkohë që ishte e tmerrshme që të dëgjosh eksperiencat e blegtorëve për qeratë e kullotave, qasja e strukturave të qeverisjes vendore për qeratë e kullotave ishte skandaloze. Përveç përpjekjeve që duhet të bëjnë blegtorët në kushtet e një sektori që ka shumë probleme, duhet të përballojnë edhe burokracinë në nivelin vendor dhe duhet ta ndryshojmë menjëherë. Ne duhet t’i lutemi blegtorëve, jo të na luten për kontratën e kullotës. Çështja për një paketë blegtorale të diskutohet dhe t’i ftojmë në Cajup kur ta kemi gati.'-tha Rama 

  • VIDEO

    Dialogu për 'Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural', Rama: AKU-ja më shumë bën dëm se punë! Duhet pezulluar dhe të ngrihet një Komision i Posaçëm

    Kryeministri Edi Rama në fjalën përmbyllëse në kuadër të 'Dialogut për për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural' ka njoftuar se do të pezullohet AKU-ja. Sipas tij, kjo agjenci duhet reformuar në bashkëpunim me Univerisitetin Bujqësor. 

    "Kjo është diçka që e kemi thënë shpesh dhe e kemi përsëritur herë pas here në kohë, por nuk e kemi bërë, dhe tani duhet ta bëjmë, ashtu siç duhet. Duhet të angazhojmë menjëherë strukturat e Tatimeve për një sensibilizim, përpara se Tatimet të ndërhyjnë me sekuestro për qumështin e pafaturuar. Qumësht i pafaturuar apo ushqime të freskëta të tjera të pafaturuara që mund të jenë të rrezikshme. Edhe këtë gjë duhet ta kryejë Ministria e Financave, që të fillojë një proces sensibilizimi duke folur me bizneset e vogla. Duhet që për një periudhë dyjavore, pas sensibilizimit, të merren dhe të sekuestrohen këto materiale. Edhe në të njëjtën kohë, duhet të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdojë të veprojë, sepse më shumë se sa mirë, bën dëm. Duhet pezulluar AKU-ja dhe duhet të ngrihet një komision i posaçëm për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së, dhe procesi i bashkimit të inspektoriateve që është vendosur me ligj, duhet të kalojë në proces seleksionimi. Edhe në komision duhet të jetë pjesë Universiteti Bujqësor i Tiranës."-tha Rama 

  • VIDEO

    Mbyllja e ditës së parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Rama: Brenda gushtit do të përcillen procedurat e lokalizimeve

    Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbylljen e ditës së parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, tha se brenda gushtit do të përcillen procedurat e lokalizimeve.

  • VIDEO

    Ministrja Denaj: Synojmë bujqësi konkurruese dhe evropiane! Rritëm financimin dhe investimet

    Në një takim me sipërmarrës e fermerë, ministrja e Bujqësisë Anila Denaj listoi arritjes në sektorin e bujqësisë gjatë dekadës së fundit, duke nisur nga trefishimi i sipërfaqes së kultivimit në serra, 5-fishimi i eksporteve bujqësore në 80 tregje ndërkombëtare, rritja dhe financimi i mbështetjes për sektorin e bujqësisë, investime në infrastrukturë, teknologji dhe siguri ushqimore.

  • VIDEO

    Rama-sipërmarrësve: Me subvencionet nuk shkojmë larg, vetëm mbijetojmë! Duhet të krijojmë një shoqëri të përbashkët

    Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit për bujqësinë në Cërrik, theksoi se është e nevojshme që të ndërtohet një shoqëri e përbashkët ku të përfshihen sipërmarrësit dhe bashkitë.

  • VIDEO

    Takimi për bujqësinë në Cërrik, Rama: Jemi mbledhur për të dëgjuar nga afër këndvështrimet tuaja për zhvillimin e sipërmarrjes në fshat

    Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin për bujqësinë në Cërrik. 

     
  • VIDEO

    Rama: Paketa e Maleve rrezikon të mbetet pa shfrytëzuar nëse nuk ndërtojmë mekanizmat e duhur

    Në një takim me sipërmarrës e fermerë, kryeministri Edi Rama në Cërrik u shpreh se linja e re e kredisë 250 mln euro për bujqësinë, duhet shfrytëzuar maksimalisht, ashtu si edhe Paketa e Maleve. Për këtë të fundit tha se rrezikon të mbetet e pa shfrytëzuar nëse nuk ndërtojmë mekanizmat e duhur.

     
  • VIDEO

    Në ‘skaner’ bujqësia, Rama nga Cërriku: Të kemi një sipërmarrje rurale të fuqishme, linjë kredie 250 mln €! Kritika kryebashkiakëve: Jeni shkëputur nga fshati

    Financimi, sfidat dhe problematikat me të cilat po përballet bujqësi janë në fokus të takimit 2-ditor që kryeministri Edi Rama po mban në Cërrik me ministrat, disa kryetarë bashkish dhe fermerë. 

    • VIDEO

      Rama nga Cërriku: Duhet të kemi një sipërmarrje rurale të fuqishme! Pushteti vendor të jetë pika e parë mbështetëse

      Kryeministri Edi Rama, në takimin në Cërrik, tha se duhet të zhvillojmë një sipërmarrje të fuqishme rurale.

       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv