-
VIDEO
Aksioni te Bankers/ Malaj: Hetimet do tregojnë kush bëri evazion dhe pastrim parash! Braçe: Ka 20 vite që i imponohet shtetit për taksat
Ministri i Financave Petrit Malaj nuk ka bërë asnjë koment mbi çështjen Bankers, ndërsa interesit të opozitës ju përgjigj duke thënë se është çështje në hetim. Ndërsa socialisti Erion Braçe tha se kompania ka 20 vite që i imponohet shtetin për regjimin fiskal.
“Kontrata me BANKERS është firmosur në vitin 2004, dhe është rishikuar në vitin 2009, nga ju me terma në disfavor të shtetit shqiptar. Çështja e Bankers është hetim i iniciuar nga hetimi, dhe hetimi do nxjerrë kush janë figurat e përfshira qoftë në evazion fiskal, qoftë edhe në pastrimin e parave”, tha Malaj.
“Kjo kompani ka 20 vite në vend. Me atë kompani është luajtur shumë. Çdo qeveri në këtë vend ka qenë afër, ngjitur, në krah me të. Edhe brenda qeverive vetë ka pasur kontestime të mëdha midis ministrave. Ka pasur ministra që kanë mbrojtur regjimin fiskal të imponuar nga kompania Bankers. Ka prevaluar gjithmonë favori fiskal që Bankersit i është legjitimuar kohë pas kohe. Ajo që ka ndodhur dje është qëndrim i tatimeve për kundrejt regjimit fiskal që Bankers i ka imponuar Shqipërisë”, tha Braçe.
-
VIDEO
Kuvend/ Tabaku: Integrimi, vetëm në letra! Dështuam të bëjmë një proces gjithëpërfshirës! Gogu: Jemi afër agimit të 2030
Sot Parlamenti po zhvillon seancën e fundit plenare të legjislaturës së 10-të. Në rend janë 10 çështje për t’u diskutuar mes të cilave raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit, ndryshimet në buxhet si dhe disa ligje që lidhen me forcat e armatosura apo edhe miratimin e strategjisë kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit.
-
VIDEO
Balla-Tabakut: Mos ik zonja deputete, je goc qyteti, nuk flet dot për fshatin! Ministri i kujton demokratëve Bashën: Ju la Luli mangët, ti Ina fol për kastravecin
Ministri i Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin ka marrë fjalën në Kuvend pas fjalës së deputetes Tabaku, e cila u shpreh gjatë qeverisjes së socialistëve sipas saj ka rënë bujqësia. Balla ka replikuar me batuta dhe ironi ndaj Tabakut dhe më pas ka vijuar edhe me deputeten Vokshi dhe Zhupa.
-
VIDEO
Kontrata 6 mln USD e lobimit të PD në SHBA, Berisha mbron veten dhe Nokën: Firma në dokument vetëm për shërbimin që merr partia nga fondacioni
Sali Berisha i qëndroi argumentit se Partia Demokratike nuk bën lobim në SHBA, por merr një shërbim nga fondacioni dhe firmën në kontratë mes palëve sekretari Flamur Noka e ka hedhur për shërbimin që subjekti merr.
-
VIDEO
Berisha akuza Ilir Rusmailit, fajëson atë për devijimet e votave në PD: E kam shkarkuar për korrupsion, s’ka ligj e moral ai! Ja çfarë bëri
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha sulmoi anëtarin e KAS, Ilir Rusmaili, duke e cilësuar si një njeri pa ligj e moral, që qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin dhe që dikur ai e kishte shkarkuar për korrupsion.
Ai mbrojti lëvizjet e votave brenda PD gjatë rinumërimit në Tiranë dhe Fier edhe me vendimet që kishte marrë Rusmaili për votat e pavlefshme në shumë raste, duke e fajësuar për devijimet brenda PD-së apo për subjektin, gjatë numërimit të parë prej komisionerëve. Por ai theksoi se ligji për shkelësit duhej zbatuar. Berisha tha se në shumë raste votat e PD shpalleshin të pavlefshme vetëm pse viza dilte pak nga kuadrati.
-
VIDEO
Aksioni te Bankers/ Ministri Malaj: Hetimi do nxjerrë kush janë figurat e përfshira në evazion fiskal e pastrim parash
-
VIDEO
Strategjia kundër Dezinformimit, Gjonaj: Opozita sot duhet të bënte mea culpa, Shqipëria tashmë e linjëzuar në këtë përpjekje globale
Deputetja Etilda Gjonaj, duke folur sot në Kuvend për përmbylljen e punës së Komisionit të Posaçëm kundër Dezinformimit, tha se tashmë Shqipëria ka një strategji të qartë për të adresuar këtë fenomen.
"Ne sot, si në këtë strategji, ashtu edhe gjatë gjithë veprimtarisë së këtij komisioni dhe këtë e them me bindje të plotë si sekretare e këtij komisioni nuk kemi bërë asgjë tjetër përveçse kemi ndjekur modelin e Parlamentit Evropian dhe veprimtarinë e këtyre dy komisioneve të posaçme. Pa dyshim, kjo është një veprimtari që ka edhe background-in të përshtatur për realitetin shqiptar, por nga ana tjetër ne e dimë shumë mirë se ekzistojnë disa detyrime që Bashkimi Evropian i ka vendosur Shqipërisë edhe në grupkapitullin 6 për politikën e jashtme. Këtu përfshihet edhe lufta dhe parandalimi i dezinformimit dhe çdo forme tjetër ndërhyrjeje të huaj keqdashëse, do duhet që Shqipëria të marrë masa të detyrueshme, masa që janë të parashikuara pikërisht në këtë dokument strategjik", deklaroi Gjonaj.
-
VIDEO
SPECIALE/ Një legjislaturë në tym e flakë! Ngjarjet që shënjuan parlamentin e këtyre 4 viteve
3 korriku përmbyll një legjislaturë jo të zakontë të Kuvendit të Shqipërisë. Në 4 vite, salla e Parlamentit u dominua nga një opozitë agresive dhe një maxhorancë që përdori numrat në parlament për fituar jo pak herë betejat politike ndaj pakicës.
-
VIDEO
Braçe flet për Strategjinë kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinfomimin: U evidentua depërtimi i interesave të huajadh e financimi, plan për t’i parandaluar
Deputeti socialist, Erion Braçe, njëkohësisht edhe kryetari i Komisionit të Posaçëm të Dezinformimit lexoi sot në Kuvend raportin e punës njëvjeçare për të analizuar, evidentuar dhe parandaluar ndërhyrjet e huaja që u evidentuan gjatë dëgjesave, analizimeve dhe ekspertimeve të kryera si dhe për Strategjinë Kombëtare që pritet të miratohet në Kuvend për të parandaluar dhe goditur këto fenomeve.
-
VIDEO
A do jenë më aktiv në politikë? Deputetët që i japin lamtumirën Kuvendit tregojnë përjetimet e 4 viteve
Nga Felaj, Gjylameti, Çupi, Naço te Kryemadhi, deputetët që s’do të jenë më pjesë e Kuvendit tregojnë përjetimet e tyre për këto 4 vite si deputetë dhe nëse do të vijojnë të jenë aktivë në politikë.
-
VIDEO
Gogu replikon me Tabakun: E vetmja vjedhje më 11 maj ishte ajo brenda kandidatëve të PD-së, nisi që me Primaret
Deputeti socialist, Toni Gogu, iu përgjigj po me replikë kundërshtimit të koleges Jorida Tabaku, e cila tha se integrimin e Shqipërisë e pengonte mazhoranca me farsën zgjedhore.
-
VIDEO
Kosovë/ Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve
Avokati Arianit Koci, po proteston para Kuvendit të Kosovës, sot në një mënyrë të pazakontë.
Koci ka sjellë në ambientet e jashtme të Parlamentit katër gomerë. Sipas tij, ata simbolizojnë kryeneçësinë e politikanëve për moskonsitituimin e Kuvendit.
“Të njëjtit po mendojnë që ne jemi gomerë, sidoqoftë ne nuk ndalemi duke protestuar. Protesta do të jetë e qetë, unë e kam respektin maksimal për policinë, e kam lajmëruar protestën, ky është miku im është adhurues i kafshëve. Edhe një herë po i kërkoj falje gomarëve që prej Istogut është dashur me i sjell edhe me i detyruar me u kfjell pak deputetët... Këta [gomerët] e simbolizojnë kokëfortësinë, kryeneçësinë. A ka më keq se 41 herë me u mbledh dhe të mos mundet të formohet parlamenti, nuk ka”, deklaroi ai.