-
VIDEO
Kryemadhi sulmin Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia! Deputet u bë, nëse do një fustan dhe taka të miat ia jap me qejf...
Kryemadhi sulmoi Blushin duke thënë se e largoi Metën nga shtëpia dhe i largoi njerëzit nga partia e Lirisë. Teksa tha se tashmë është bërë edhe deputet, Kryemadhi thotë me ironi se nëse do edhe një “fustan apo taka të mia ia jap me qejf”.
-
VIDEO
Tabaku i përgjigjet Gogut për nxirjen e Shqipërisë: Mos u shqetëso për opozitën, po për korrupsionin dhe zgjedhjet farsë! Integrimin e pengoni ju
Deputetja Jorida Tabaku iu kundërpërgjigj me replikë fjalimit të kolegut socialist Toni Gogu, i cili akuzoi opozitën për nxirjen dhe baltosjen e Shqipërisë në Europë si një vend narkoregjim.
-
VIDEO
‘Jemi pranë agimit 2030’, Toni Gogu: Punë titanike për integrimin në BE! S’mundet pacienti zero i korrupsionit, t’i hedhë baltë Shqipërisë
Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit në fjalën e tij në Kuvend, për raportin vjetor, u shpreh se Shqipëria ka bërë punë titanike në rrugën drejt BE. Toni Gogu tha se deri më tani janë hapur 5 grupkapituj dhe pritet i gjashti në vjeshtë. Ironizoi edhe opozitën për deklaratat e Sali Berishës në sy të ndërkombëtarëve, ku quajti Shqipërinë narkoshtetin e vetëm në Europë. “Nuk mundet pacienti zero i korrupsionit shqiptar, të dalë dhe të mbrojë korrupsionin duke i hedhur baltë Shqipërisë”, tha Gogu.
-
VIDEO
Tabaku në Kuvend: Opozita s’e ka penguar procesin e integrimit, por qeveria! Dështuam t’u japim shqiptarëve një proces gjithëpërfshirës
Deputetja demokrate Jorida Tabaku, teksa po diskutohet në Kuvend për raportin vjetor të Këshillit Kombëtar të Integrimit për vitin 2024, tha se opozita nuk e ka braktisur asnjëherë procesin e integrimit. Sipas saj pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë në BE nuk është opozita, por qeveria.
-
VIDEO
Zjarri te landfilli në Elbasan, opozita kërkon debat parlamentar: Kuvendi duhet të mbajë përgjegjësi për kontratat korruptive të inceneratorëve
Duke marrë shkak nga zjarri në landfillinin e mbetjeve në Elbasan, opozita kërkoi debat parlamentar në Kuvend. Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se Kuvendi duhet të mbajë përgjegjësi për tre kontratat korruptive të inceneratorëve.
-
VIDEO
Zjarri te landfilli në Elbasan, Qani Xhafa: I qëllimshëm, për të zhdukur prova! Rama teatër në Cërrik, t’u kërkonte falje qytetarëve
Edhe deputeti demokrat, Qani Xhafa foli në Kuvend për zjarrin në landfillin e Elbasanit, ku sipas tij zjarri ka qenë i qëllimshëm për të zhdukur provat. Ai i ndal edhe tek takimi i kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Cërrik, të cilin e quajti një teatër.
-
VIDEO
Kuvendi nis me ‘tensione’, Zheni Gjergji ‘bllokon’ foltoren: Zjarri në Elbasan, alarm...! Spiropali i ndërpret fjalën
Me tensione nisi seanca plenare në Kuvend, ku deputetja demokrate Zheni Gjergji mori fjalën për të folur për zjarrin në fushën e mbetjeve në Elbasan, por nuk kryetarja e Kuvendit nuk e lejoi me argumentin se nuk ishte çështje për procedurë. Deputetja demokrati mbajti për pak minuta të bllokuar foltoren dhe u përfshi në debate me Spiropalin.
-
VIDEO
Nis hapja e 375 kutive të Durrësit, 85 të diasporës! Gara në PD, Kalaja pretendon trafikim, Ndoja fitoi me 1 mijë vota më shumë
Pas Tiranës dhe Fierit, nis hapja e kutive të qarkut Durrës. Janë 290 kuti brenda vendit, dhe 85 të diasporës, që do të shqyrtohen nga KAS. Tirana nuk prodhoi ndryshime, por kutitë e fundit përmbysën rezultatin mes Zegjine Çaushit dhe Maldrita Bardhos. Në Durrës, Aulon Kalaja pretendon trafikim votash brenda partisë.
-
VIDEO
Sot seanca e fundit plenare, projektligjet që janë në rend dite! Diskutime pritet të marrë edhe 11 maji
Sot seanca e fundit plenare që mbyll legjislaturën e 10-të. Në rend dite janë parashikuar një sërë projektligjesh, mes tyre Strategjia për Ndërhyrjet e Huaja, ndryshimet në buxhetin 2025 si dhe raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2024. Diskutime priten edhe për 11 Majin.
-
VIDEO
Rama pritet të zhvillojë një vizitë në bashkinë e Vlorës, nuk dihet arsyeja
Mësohet se kreu i qeverisë do të jetë prezent aty rreth orës 10:00, ndërkohë që forca të shumta policie janë pranë godinës së bashkisë.
-
VIDEO
Rama: I domosdoshëm unifikimi i TVSH-së, produktet e pafaturuara, rrezik për shëndetin
ryeministri Edi Rama tha se është e domosdoshme unifikimi i TVSH-së, një propozim që sipas tij Ministria e Financave e ka tashmë të përgatitur.
Ai u ndal edhe tek nevoja për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore. Sipas tij, shitja e produkteve të paformalizuara përbën rrezik serioz për shëndetin publik dhe nuk mund të tolerohet më.
‘Tjetër element i qartë, duhet të njësojmë TVSH-në, diçka që ministri i Financave e ka përgatitur tanimë. Financimi sipas njësive të prodhimit, e kemi thënë shpesh, e kemi përsëritur por nuk e kemi bërë, tani duhet ta bëjmë. Duhet të angazhojmë strukturat e tatimeve që të kryejnë një proces paraprak sensibilizimi, përpara se të hyjnë me sekuestro të qumështit të pafaturuara. Nuk mund të lejohet tu shiten produkte të pafaturuara. Që mund të jenë të rrezikshme, sjellin pasoja katastrofike për shëndetin e njerëzve. Këtë gjë duhet ta kryejnë me zell ministria me strukturën e tatimeve', tha ai.
-
VIDEO
'Kemi krijuar një linjë kredie me Bankën e Shqipërisë', Rama me fermerët: 250 milionë euro me 2% interes, bankat e nivelit të dytë ta kenë të qartë
Kryeministri Rama ka dhënë një mesazh dhe për bankat e nivelit të dytë lidhur me kredinë për bujqësinë. Ai theksoi se interesi duhet të jetë nga 0.5 deri në 2 përqind sepse sipas tij, bankat e kanë firmosur këtë kontratë me shtetin.
"Është arritur që me këmbëngulje nga qeveria të krijohet një linjë kredie e Bankës së Shqipërisë, 250 mln euro, që fokus ka bujqësinë. Tani që ne ta kemi këtë linjë kredie nga BSH dhe të akseskohet fuqimisht, duhet nivel i lartë informimi për fermerët dhe një mesazh i qartë për bankat e nivelit të dytë. Duhet ta japin nga 0.5 përqind në 2 përqind, jo në 3.5. Tani flas për bujqësinë, 3.5 është ndërmarrje të tjera. Asnjë presje më shumë, duhet të jenë shumë të qarta bankat e nivelit të dytë.
Përsa i përket riskut është garancia e qeverisë, duhet të jetë dhe bashkëpunimi i pushtetit vendor në këtë proces. Edhe për këtë arsye ne kemi folur më parë që ta ngarkojmë bashkitë në sipërmarrjen bujqësore, e bëjnë të gjitha bashkitë e planetit. Drejtuesit e qarqeve të bëjnë punën e tyre ku të krijojmë nuklin e parë. Kemi bashkinë e Roskovecit që ka bërë hapa në këtë drejtim."-tha Rama