-
VIDEO
Ekskluzive/ Gazment Bardhi thyen heshtjen: Keqardhje për deputetët që s’do jenë më në Kuvend! A do jetë kryetar grupi në shtator?
Në një intervistë ekskluzive për Report Tv pas mbylljes së një legjislature, ku ai drejtoi grupin e PD Gazment Bardhi shpreh keqardhje se një pjesë e deputetëve nuk do të jenë më në Kuvend. Ai thotë se shpreson që ligjvënësit e rinj demokrat të jenë një grup kompakt që do t’i shërbejë interesit qytetar.
-
VIDEO
Durrës/ Projekti për stadiumin shkakton debat në Këshillin Bashkiak, PD kundërshton mënyrën e menaxhimit dhe rolin e Korporatës së Investimeve Shqiptare
Diskutimet më të gjata u zhvilluan për pikën 3, që lidhet me ndryshimet për projektin e stadiumit, ku u shprehën shqetësime për mënyrën e menaxhimit të pronës publike dhe rolin e Korporatës së Investimeve Shqiptare në këtë projekt.
-
VIDEO
Pas 'ultimatumit' të Ramës, 'valë' dorëheqjesh në bashkinë e Vlorës! Ngrihen dy grupe pune për analizë dhe reformim! Afat deri më 15 Korrik për emrat e rinj
Pas takimit të Ramës dje në bashkinë e Vlorës, drejtuesit kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre te kryetari Dredha. Ngrihen dy grupe pune për analizën dhe reformimin. Njëri do vlerësojë performancën e drejtuesve, tjetri do shqyrtojë emrat e tij. Afati për përmbylljen e këtij procesi deri më 15 Korrik.
-
VIDEO
Shkeljet me tenderin për Shpal-Rrëshen, kreu i KPP në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë
Gjykata e Posaçme mban seancën për vlerësimin e masës ndaj kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri i akuzuar nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim.
-
VIDEO
Rama mbledh edhe sot deputetët e Tiranës, disa prej tyre dje ishin në Kuvend! Shkon në selinë rozë me bllok në dorë
Rama mbledh sërish sot deputetët aktualë dhe ata të zgjedhur më 11 maj të Tiranës. Disa prej deputetëve nuk ishin dje në takim për shkak të Kuvendit. Mbledhja ka nisur në selinë rozë. Kryeministri feston sot edhe ditëlindjen.
-
VIDEO
Miratohet strategjia kundër Dezinformimit/ Braçe: Plan për të parandaluar depërtimin e interesave të huaja! Zhupa: Doni të kapni mediat
Bashkim të Shqipërisë në aleancën globale kundër dezinformimit që po përdoret si armë strategjike e cilësoi deputeti Erion Braçe Strategjinë Kombëtare kundër Dezinformimit, që u miratua me 72 vota pro në Kuvend. Deputetja demokratike Ina Zhupa akuzoi mazhorancën se me këtë strategji ka synim kapjen e mediave dhe prerjen e kokave.
-
VIDEO
Kuvend/ Tabaku: Integrimi, vetëm në letra! Dështuam të bëjmë një proces gjithëpërfshirës! Gogu: Jemi afër agimit të 2030
Në parlament mbahet seanca e fundit e kësaj legjislature. Opozita dhe mazhoranca u përplasën për disa çështje, nga zjarri në landfillin e Elbasanit, te Integrimi në Be, deri tek aksioni në kompaninë Bankers.
-
VIDEO
Dashnor Sula fjalim lamtumire në Kuvend: Nuk dal nga këtu si servil apo lëpirës, do jem zëri i atyre që besojnë tek unë
Dashnor Sula ka mbajtur fjalimin e tij të ‘lamtumirës’, pasi për katër vitet e ardhshme nuk do të jetë pjesë e Kuvendit.
Sula u shpreh se do të vazhdojë punën e tij për të qenë zëri i qytetarëve që besojnë te ai dhe se nuk largohet nga ky Kuvend si ‘servil’.
“Kjo është seanca e fundit për katër vitet e ardhshme. Unë ndihem krenar dhe them që dal nga ky parlament jo si një servil apo një lëpirës.
Kam denoncuara dhe kam ngritur zërin për mungesën e infrastrukturës në bashkinë Peqin dhe Elbasan. Kam denoncuar mungesën e subvencioneve për bujqësinë. Kam denoncuar zbrazjen e fshatrave në Shqipëri.
Kam denoncuar i vetëm kontrabandën e naftës. Për të gjithë sa më sipër kam pasur shifra konkrete. Kjo më ka ndihmuar që si një deputet “katundar”. Unë do vazhdoj çdo ditë, sa të kem frymë, që të jem zëri i atyre që besojnë te unë.
Do jem pranë qytetarëve që më kanë mbështetur. Kjo nuk është një lamtumirë, por një mirënjohje për katër vitet që kemi kaluar.
Një falënderim për të gjithë administratën e Kuvendit. Dhe një falënderim për të gjithë administratën e sallës plenare”, tha ndër të tjera Sula.
-
VIDEO
Kuvendi/ Balla për prodhimet ‘Made in Albania’: Nuk mjafton të jesh patriot vetëm në stadium, por të tregohesh atdhetar edhe duke konsumuar prodhimin vendas
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, reagoi sot në Kuvend edhe ndaj pretendimeve për çmimin e ulët të shalqirit, që sipas deputetit Luan Baçi shitet me 10 lekë për kilogram.
Balla e cilësoi të pavërtetë këtë deklaratë, duke theksuar se aktualisht në Myzeqe shalqiri grumbullohet me 17 lekë për kilogram, ndërsa në fillim të sezonit ka arritur deri në 220 lekë për kilogram.
-
VIDEO
Opozita braktis seancën plenare, asnjë deputet në sallë, ironizon Balla: Ora 5 e mirë për gjumë
Teksa vijon seanca plenare në Kuvend, deputetët e opozitës kanë braktisur sallën dhe janë larguar.
Bledi Çuçi bëri apelin për diskutuesit e PD, por as Sali Berisha, as Flamur Noka dhe as Ina Zhupa nuk ishin të pranishëm.
Ndërkohë, ministri Taulant Balla ironizoi duke thënë se e kanë braktisur për të fjetur gjumë.
‘Ora 5, ora e mirë për gjumë, në parlament asnjë deputet i opozitës’, tha ai.
-
VIDEO
Braçe i përgjigjet Zhupës: Dokumenti jo me llafe, ndodhën ngjarje që damkosën Shqipërinë! Opozita s’deshi të përfshihej
Deputeti socialist Erion Braçe replikoi me kolegen opozitare Ina Zhupa, e cila e quajti një paçavurë projektligjin dhe Strategjinë Kombëtare kundër ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit.
Ai u shpreh se ky dokument nuk është bazuar në llafe por në gjetje, mendime ekspertësh vendas e të huaj, akademikës dhe personalitetesh të huaja. Braçe kujtoi se opozita nuk donte të bëhej pjesë dhe të ushtronte mandatin e saj, ndërsa kujtoi se Shqipëria ka edhe një titull aktualisht në fuqi, "armikun e shtypit".
Ngjarjet e ndodhura me ndërhyrjet e huaja në Shqipëri, financimet, sulmet hibride dhe dezinformimi, deputeti i cilësoi si një damkosje e vendit njëherë e përgjithmonë dhe që duhet të merrnin fund nëpërmjet strategjive për parandalimin.
-
VIDEO
Zhupa sulmon Strategjinë Kombëtare kundër Dezinformimit: Një paçavure, u përjashtua opozita! Keni qëllim kontrollin dhe 'prerjen e kokave' të kundërshtarëve
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, kritikoi punën e Komisionit të Posaçëm për Dezinfomimin, duke e cilësuar një klishe të programeve qeverisëse, ku u përjashtua edhe Komisioni i Medias që drejtohet nga opozita.
Ligjvënësja opozitare tha se qëllimi i Komisionit dhe Strategjisë që pritet të kalojë si projektligj në parlament, është kontrolli i medias.