-
VIDEO
Tiranë/ Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama pret në kryeministri presidentin e Këshillit Europian
Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, i cili ka ardhur në Shqipëri në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë.
-
VIDEO
Kërkoi të zhvillojë protestën brenda perimetrit të samitit, policia i zhvendos protestën Berishës te Bulevardi i Ri: Cenohet siguria
Policia e Tiranës nuk lejoi tubimin e Sali Berishës në bulevardin Zogu i Parë, pasi është brenda perimetrit të sigurisë të bllokuar për mbarëvajtjen e Samitit të komunitetit politik europian më 16 maj në Tiranë, që mbahet as 400 metra më tutje protestës, në sheshin “Skënderbej”. Policia ia zhvendosi protestën tek Bulevardi i Ri.
-
VIDEO
I vetmi që do përfaqësojë Lëvizjen Bashkë në parlament, Muçi: Prisnim më shumë deputetë, unë do kem barrën e rëndë për të përfaqësuar zërin e qytetarëve
Muçi, i vetmi që do të përfaqësojë Lëvizjen Bashkë në parlament, tha se shpresonin që të kishin një përfaqësi më të madhe, por gjithsesi janë mirënjohës për ata që i kanë votuar.
-
VIDEO
SPAK i sekuestroi celularin/ Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës: I gatshëm të bashkëpunoj me çdo instancë shtetërore
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli iu përgjigj aludimeve mbi arrestimin apo marrjen nën hetim të tij. Ai tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo instancë shtetërore dhe ndodhet në terren aty ku banorët e kanë votbesuar për të shërbyer.
"Bashkia e Vaut të Dejës është në krye të detyrës. Po fillon edhe sezoni i vaditjes. Sot bëmë inspektimin e këtij kanalit që është një investim i nga Ministria e Bujqisisë me bordin e kullimit dhe bashkinë e Vaut të Dejës. Investimet do të vazhdojnë përsëri.
Siç e shihni unë jam në krye të detyrës jam i gatshëm të bashkëpunojë me çdo instancë shtetërore. Ato të bëjnë punën e vet në të kryejmë detyrën që na ka besuar populli”, tha Kristian Shkreli.
-
VIDEO
Akuza e rëndë e Dash Sulës në Report TV: Pa u tharë floku i viktimave të Gërdecit, Berisha firmosi marrëveshjen rrënuese për Shqipërinë! Shkak i humbjes sot
Gjatë bisedës, Sula u ndal me tone kritike te një nga momentet më të debatueshme të qeverisjes së Berishës, tragjedia e Gërdecit, duke theksuar se pikërisht pas këtij akti nisi rënia morale e Partisë Demokratike.
-
VIDEO
'A ka një ndjesë për shqiptarët në Britani?' / Starmer: Fakti që jam këtu kjo tregon shumë! Rama: Ata që na denigruan dolën nga parlamenti britanik, i zuri mallkimi shqiptarëve
Kryeministri britanik Keir Starmer është pyetur nga gazetarët shqiptarë nëse do të kërkonte një ndjesë për denigrimin që përfaqësues të qeverive britanike i kanë bërë shqiptarëve pas valës së emigrantëve të paligjshëm.
Nga ana tjetër Rama ka thënë se ata që folën kundër, i zuri mallkimi shqiptarëve dhe i la jashtë parlamentit.
Starmer: Fakti që unë, kryeministri i parë britanik që vij në Tiranë në këtë takim dy palësh, duhet të shihet edhe si një deklaratë qëllimi për mënyrën sesi ka krijuar një lloj force marrëdhënia jonë. Nuk dua të bëj komente për kryeministra të mëparshëm të qeverive britanike, por qasja jonë nuk është ajo diplomacia me megafon. Unë nuk dua të bërtas për problemet, po thjesht dua të përvesh mëngët edhe të jem shumë pragmatist dhe t’i zgjidh këto çështje dhe këtë e kemi treguar dhe dëshmuar tashmë. Kjo ka qenë një mënyrë efektive që nga modeli i trafikimit të paligjshëm dhe deri tek bashkëpunimit ushtarak.
Rama: Duhet të jemi të drejtë, nuk është se ka pasur ndonjë kryeministër britanik që ka ofenduar apo ka treguar me gisht shqiptarët. Kanë qenë disa individë të tjerë që e kanë bërë. Megjithatë, ky nuk është justifikim se ata ishin zgjedhur me votë. Megjithatë, mallkimi i shqiptarëve nuk ishte shumë i mirë për ta se tani janë jashtë parlamentit. Kjo mjafton, nuk ka nevojë për më shumë se kaq.
-
VIDEO
Lufta ndaj emigrantëve të paligjshëm / Starmer: Task-forca mes dy vendeve realizoi një ulje drastike Rama: Krijuam një farë shqiptaro-britanike
Pas disa lajmeve që kanë qarkulluar se Britania po kërkon që të hapë qendra për emigrantët e paligjshëm në disa vende të Ballkanit, mes tyre edhe në Shqipëri, kryeministri Edi Rama bëri edhe një herë të qartë se një marrëveshje të tillë s’do të ketë me asnjë vend tjetër veç Italisë. Përgjigja e Ramës erdhi gjatë konferencës me kryeministrin britanik Starmer, duke thënë se Shqipëria është besnike e martesës me Italinë.
"Kam qenë shumë i qartë kur nisëm këtë proces me Italinë. Kjo ishte një marrëveshje e vetme me Italinë për shkak të marr sonë të veçantë, por edhe për falë situatës gjeografike që është mjaft kuptimplotë. Dhe për të qenë shumë i sinqertë me ju, na kanë kërkuar një sërë vendesh dhe u kemi thënë jo, sepse i jemi besnik martesës me Italinë dhe pjesa tjetër është thjesht dashuri", tha Rama.
"Po e diskutojmë këtë çështje me një sërë shtetesh, e shoh si çështje novatore, të re, të rëndësishme dh është në përputhje me punën që kemi bërë për emigracionin, numrin rekord të kthimeve dhe dua ti shtojmë këto qendra kthimi dhe në kohën e duhur do jap edhe hollësi të mëtejshme", u shpreh Starmer.
-
VIDEO
Lufta në Ukrainë/ Starmer: Putin po pengon paqen! Rama: Në 35 vite demokraci, asnjë president apo kryeministër s’ka udhëtuar në Rusi! S’na merr malli
Kryeministri britanik Keir Starmer u pyet edhe për situatën në Ukrainë dhe faktin se Putin nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paqes në Stamboll.
Starmer: Më lini që të jap përgjigje drejpërdrejt, ajo çfarë ka ndodhur sot është provë e mëtjeshme që është Putin që po i tërheq gjërat zvarrë, që po shkakton vonesa për armëpushim. Ukraina ka qenë e qartë prej muajsh se mund të ketë armëpushim 30 ditor pa kushte dhe Putin po pengon paqen. Ka qenë agresori, Rusia e nisi konfliktin dhe ky vend tashmë po pengonpoaqen. Patëm takim të mirë të shtunën e kaluar në Kiev ku arritëm të mblidhnim grup të gjerë vendesh për një qëndrim për armëpushim me sanksione. Për mua është provë e argumentit që e kam thënë, se Putin është ai që po i tërheq gjërat zvarrë prandaj kombet duhet të rradhiten si aleate që të kemi armëpushim dhe sanksione të miratuara në momentin që Putin vazhdon në këtë rrugë.
-
VIDEO
Starmer uron Ramën nga Tirana për fitoren: Vizita ime, kapitull i ri i për marrëdhëniet mes dy vendeve
Kryeministri britanik Keir Starmer uroi kryeministrin Rama për fitoren në konferencën për shtyp.
Përgëzime, urime për fitoren zgjedhore dhe është vërtetë gjë e madhe që jam në Shqipëri. Ecuria jonë e përbashkët dhe progresi në uljen numrit të gomoneve, ka qenë ulje e konsiderueshme dhe kjo është mesazh i qartë i asaj që arrihet kur dy vende punojnë ngushtësisht me njëra tjetrën. Kemi edhe marrëveshjen tonë të përbashkët për transferimin e personave të dënuar. Dëshirojmë që këta të dënuar të vuajnë dëbim në Shqipëri. Kemi mbështetur të rinjtë që të kenë jetën në Shqipëri. Shqipëria është aleat i fortë i NATO-s dhe partner kyç në luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.
-
VIDEO
Starmer në Tiranë: Do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake
Kryeministri britanik Keir Starmer uroi kryeministrin Rama për fitoren në konferencën për shtyp.
Përgëzime, urime për fitoren zgjedhore dhe është vërtetë gjë e madhe që jam në Shqipëri. Ecuria jonë e përbashkët dhe progresi në uljen numrit të gomoneve, ka qenë ulje e konsiderueshme dhe kjo është mesazh i qartë i asaj që arrihet kur dy vende punojnë ngushtësisht me njëra tjetrën. Kemi edhe marrëveshjen tonë të përbashkët për transferimin e personave të dënuar. Dëshirojmë që këta të dënuar të vuajnë dëbim në Shqipëri. Kemi mbështetur të rinjtë që të kenë jetën në Shqipëri. Shqipëria është aleat i fortë i NATO-s dhe partner kyç në luftën e Ukrainës kundër agresionit rus.
-
VIDEO
Rama: Ka ardhur koha që të zgjidhim problemin me emigrantët që ikën në Britani duke përdorur dokumente si të Kosovës
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat me homologun britanik Keir Starmer, tha se është koha që të zgjidhet edhe një tjetër problem me emigrantët shqiptarë që jetojnë atje dhe që kanë përdorur identitet të Kosovës.
“Është koha për të shqyrtuar një tjetër problem që kemi në Britani me shumë shqiptarë që janë sistemuar vite më parë dhe të integruar, por në kohën e mbërritjes së tyre kanë përdorur pasaporta ose identitet të kosovës, me pranimin si refugjat lufte. Dhe ata sot jetojnë me dy identitete, një për shtetin britanik, një këtu në Shqipëri dhe kanë probleme të vazhdueshme që mund t’u jepet zgjidhje duke qenë se janë qytetarë të integruar plotësisht prej më shumë se 20 vitesh dhe janë kontribues në ekonomi dhe jetën shoqërore. Janë 50 mijë shqiptarë me paaporta britanike që kontribuojnë në shtetin britanik dhe afro 50 mijë të tjerë me pasaporta shqiptare si kontribues të ndershëm dhe të rregullt dhe është e papranueshme për ne që shqiptarët të vazhdojnë të stigmatizohen sikur janë problemi i Britanisë së Madhe. Me kryeministrin kemi folur edhe për shkëmbimet tregtare. Kemi rritje krahasuar me më parë, rreth 27%, por shuma e përgjithshme e shkëmbimeve tregtare është më pak sesa buxheti i skuadrës së Cristal Palace. Kështu që është mirë të rrisim pak më shumë.”, u shoreh Rama.
-
VIDEO
Krimet zgjedhore/ SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli
SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. SPAK ka kryer veprime hetimore kontrolle dhe sekuestrim celularësh edhe në Tiranë Durrës, Korçë, Laç.