-
VIDEO
Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama: Borxhi publik është shumë më poshtë se 60 për qind
Kryeministri Edi Rama, përmes një videomesazhi në kuadër të Momentit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2026, rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për Agjendën 2030 dhe integrimin në Bashkimin Europian, si pjesë e një procesi të vetëm transformimi.
-
VIDEO
Tabaku: Familjet shqiptare mbyllin muajin me borxh, ndërsa korrupsioni rëndon koston e jetesës
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e lidhi rritjen e kostos së jetesës me korrupsionin dhe mënyrën si shpërndahen paratë publike.
-
VIDEO
Rregullorja censuruese e GJKKO/ OSBE për Report TV: Kufizimet e përgjithshme të vendosura ndaj medias shkelin parimin e transparencës të zgjedhur nga KLGJ
Në reagimin për Report TV, OSBE-ja vëren se ndalimi i plotë i celularëve në sallën e gjyqit është i pajustifikuar, pasi raportimi me shkrim nuk paraqet të njëjtin rrezik si regjistrimi apo transmetimi. Ajo kërkon që gazetarët të ndjekin seancat publike pa autorizim paraprak dhe të lejohet regjistrimi i pjesës hapëse të tyre.
-
VIDEO
14 shtatori ’98/ Ish-drejtuesi i lartë i Policisë: Sherrin e mbolli Sali komunisti! Berisha përdori vdekjen e Azem Hajdarit për luftë politike kriminale, në varrim morën pjesë vetëm 99 vetë
Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Havari tha se Berisha nuk e donte Azem Hajdarin kur ishte gjallë, pasi sipas tij, e shihte si konkurrent të fortë brenda Partisë Demokratike.
-
VIDEO
Ligj i ri për piramidën e pagave/ Rama fton magjistratët në tryezë: Nuk duam konflikt! Gjyqtarët e prokurorët refuzojnë: Beteja në Kushtetuese
Kryeministri Edi Rama fton magjistratët në një tryezë për hartimin e një ligji të ri për pagat, me pjesëmarrjen e ekspertëve europianë. Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve paralajmërojnë se do ta çojnë ligjin e sapomiratuar në Kushtetuese, duke kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e tij si antikushtetues.
-
VIDEO
PS miratoi formulën për pagat e magjistratëve/ Muçi: Presion i kryeministrit Rama mbi Drejtësinë! Basha: Gjyqtarët e prokurorët paguhen më shumë se çdo funksionar publik
Formulën e re të miratuar nga PS në Kuvend për pagat e magjistratëve, deputeti Redi Muçi e shikon si një formë presioni e kryeministrit Rama mbi Drejtësinë. Ndërkohë që për analistin Faik Basha, presion do të kishte qenë nëse pagat e magjistratëve do të ishin 900 euro dhe do të frenohej rritja e tyre, në raport me rritjen e përgjithshme të pagave.
-
VIDEO
PD akuza Ramës dhe Nufit: Shqipëria tregti armësh në vende në konflikt, shkelje e rregullave të NATO-s dhe BE-së! SPAK të hetojë
PD akuzon qeverinë se ka përdorur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO për të tregtuar armë me origjinë nga Afrika drejt vendeve në konflikt. Opozita kërkon hetim nga SPAK-u dhe dorëheqjen e Ramës dhe Nufit.
-
VIDEO
Ngërçi me pagat e drejtësisë/ Alibeaj: Deputetët e mazhorancës votuan në errësirë të plotë! Magjistratët s'negociojnë me Ramën
Enkelejd Alibeaj, ish-deputet tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se KLGJ apo KLP nuk vendosën papritur për rritjen e pagave.
-
VIDEO
Çmimet e shportës/ Rama-supermarketeve: Ulini, ose do të thoni 'ç'na u desh fitimi'! Marzhe të papranueshme
Kryeministri kritikon supermarketet për çmimet e larta të produkteve të shportës. Ministri i Financave, Petrit Malaj, paralajmëron kontrolle për analizimin e marzheve të fitimit nëse bizneset nuk bashkëpunojnë vullnetarisht për tu bërë pjesë e platformës “Price Watch Albania”.
-
VIDEO
PD propozon 3 pr/ligje për kontrollin e fondeve: Duhet gjurmim i parave publike që i përdor privati, të krijohet regjistri elektronik për financimet dhe pasuritë shtetërore
Ndryshime propozohen edhe në ligjin “Tregtarët Dhe Shoqëritë Tregtare”, me qëllim gjithashtu ngritjen e mekanizmave për gjurmim të fondeve apo pasurive publike.
-
VIDEO
Karakaçi: Prodhimi total i energjisë nga impiantet fotovoltaike deri në fund të gushtit arriti në 868 giga!
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi tha se 30% e energjisë së konsumuar gjatë muajit qershor u prodhua nga impiantet fotovoltaike. Sipas tij, kjo shifër ka mbetur pothuajse e njëjtë edhe gjatë periudhës korrik-gusht.
-
VIDEO
PL denoncon rënien e numrit të nxënësve në Fier: Shpopullimi po zbraz shkollat
Deputetja e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, ngriti shqetësimin për uljen e numrit të nxënësve në shkollat e qarkut të Fierit, duke e cilësuar situatën si pasojë të shpopullimit. Ajo paraqiti edhe masat që, sipas saj, propozon Partia e Lirisë për të përballuar këtë fenomen.