-
VIDEO
Rama me shqiptarët në Michigan: Nis zbatimi i Strategjisë së Diasporës 2030! Mesazh Kosovës për verdiktin e Hagës: Refuzoni 'varrosjen për së gjalli' të krerëve të UÇK
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Michigan me komunitetin shqiptar, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal te dënimi i 4 ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale e Hagës si dhe për nismat e reja të qeverisë për diasporën.
-
VIDEO
Territorialja/ Këshilli i Bashkisë Mat jep 'ok' për bashkimin me Klosin, 14 vota pro për draftin e mazhorancës
Pas fjalës së mbajtur nga një pjesë e madhe e këshilltarëve të pranishëm në këtë mbledhje, kjo pikë e rendit të ditës u kalua në votim - 14 këshilltarë votuan pro draftit të propozuar nga mazhoranca, 5 këshilltar votuan kundër dhe një abstenim.
-
VIDEO
Përplasja për pagat e drejtësisë sërish në Kushtetuese! Magjistratët ankimojnë formulën e re me rritje sa 2% e pagës së Presidentit: Antikushtetuese, shfuqizojeni
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kërkojnë pezullimin dhe shfuqizimin e formulës së re të pagave të miratuar nga Kuvendi. Sipas tyre, paga referuese duhet të lidhet me atë të një funksionari të lartë të administratës publike, që indeksohet periodikisht, dhe jo me pagën e Presidentit.
-
VIDEO
Rama me shqiptarët në Michigan: Nis zbatimi i Strategjisë së Diasporës 2030! Mesazh Kosovës për verdiktin e Hagës: Refuzoni 'varrosjen për së gjalli' të krerëve të UÇK
Në fjalën e tij, Rama u ndal te protesta për flamingon në Zvërnec, të cilën e cilësoi një shenjë të ndryshimit të qasjes së shoqërisë shqiptare.
-
VIDEO
Harta e re territoriale, PS e vendosur ta votojë më 8 tetor! PD kundër: S’ka konsensus! Balla: As në 2014 nuk patëm dakordësi (VIDEO)
Propozimi i PS për hartën e re territoriale pritet të miratohet të enjten e 8 tetorit në Kuvend. Ndonëse në konferencën e kryetarëve nuk pati dakordësi për kalendarin, Taulant Balla tha se koha nuk pret, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme vendore. Drafti do të diskutohet së pari në komisione, por Balla la të kuptohet se PS nuk do të tërhiqet nga ndarja me 46 bashki të vendit.
-
VIDEO
PL: Standardi i jetesës në Shqipëri mbetet pas, qeveria të fokusohet te pagat dhe pensionet
Zëdhënësja Jasmira Memelli krahasoi Shqipërinë me Malin e Zi, ku sipas saj paga minimale pritet të arrijë deri në 1,400 euro nga janari 2027, ndërsa akuzoi qeverinë se po shmang debatin për standardin real të jetesës së qytetarëve.
-
VIDEO
Rama i jep lajmin e mirë diasporës në Michigan: Shumë shpejt hapet konsullata shqiptare
Shumë shpejt, në veri të SHBA-ve, në Michigan, do të hapet konsullata shqiptare. Lajmin e ka ndarë vetë kryeministri Rama gjatë takimit me diasporën shqiptare atje.
-
VIDEO
Vizita në SHBA, Rama me diasporën në Michigan: S’jemi më vend mbijetese, por shprese! Objektivi ynë, BE në 2030! Kryeministri merr dedikimin e veçantë
Sipas kryeministrit, marrëdhënia mes emigracionit shqiptar dhe vendit ka ndryshuar krahas transformimit ekonomik të Shqipërisë. Rama shtoi se diaspora nuk duhet të shihet thjesht si një burim remitancash. Sipas tij, shqiptarët jashtë vendit janë edhe një lloj matësi i ndryshimit të Shqipërisë.
-
VIDEO
Rama propozon partneritet me komunitetet lokale në zonat turistike: Do të krijojmë një fond për shoqatat që mbrojnë territorin
Kryeministri tha se komunitetet duhet të angazhohen për ruajtjen e territorit, ndërsa shteti do të financojë nismat vullnetare.
-
VIDEO
'Për sezonin tjetër, puna fillon tani', Demo vlerëson zjarrfikësit e Tiranës: Më shumë masa për parandalimin e zjarreve
Demo vlerësoi gjithashtu rolin e zjarrfikësve në garantimin e sigurisë së qytetarëve, duke kujtuar se ata përballen çdo ditë jo vetëm me zjarret, por edhe me aksidente rrugore dhe emergjenca të tjera.
-
VIDEO
Berisha: Në SHBA denoncuam aferat e Ramës! Nuk loboj për t’ia ndaluar vizën në Amerikë, por jam i motivuar ta largoj
Ndërsa Sali Berisha iu rikthye për të disatën herë vizitës që vetë ai pati në Shtetet e Bashkuara, ku tha se ka denoncuar aferat e kryeministrit Edi Rama. Kreu i PD tha se është i motivuar për të bërë gjithçka për ta vënë para përgjegjësisë penale Ramën, por SPAK sipas tij është vegël në duart e kryeministrit.
-
VIDEO
Rama niset drejt SHBA-së për Asamblenë e OKB-së, më 25 shtator mban fjalim! Takim edhe me komunitetin shqiptar
Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku edhe do të mbajë një fjalë të premten e 25 shtatorit. Krahas pritjeve me zyrtarë atje, kreu i qeverisë do të zhvillojë takime edhe me diasporën.