• VIDEO

    Makineri e specializuar për pastrimin e Liqenit të Shkodrës, Beci: Disa mund të thonë jemi vonë, por kjo tregon se ne e kemi në vemëndje natyrën

    Liqeni i Shkodrës, nga dita e sotme, do të ketë për herë të parë një makineri të specializuar për pastrimin nga bimësia ujore. Kjo ndërhyrje është bërë e mundur falë një projekti ndërkombëtar të fituar nga Administrata e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.

  • VIDEO

    Balla thirrje nga zyrat e DHL në Athinë bashkatdhetarëve: Shfrytëzoni pesë ditët e mbetura për këtë moment historik

    Në një nga zyrat e DHL në Athinë, sot ishte i pranishëm Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, i cili u bëri thirrje bashkatdhetarëve që të shfrytëzojnë pesë ditët e mbetura në dispozicion për të dorëzuar zarfat pranë DHL, Kurier apo Speedex.  

  • VIDEO

    Rezoluta e PPE/ Berisha nga Gramshi: E damkosi Ramën si një njeri që minon votën e shqiptarëve

    Nga një takim elektoral në Gramsh, Sali Berisha foli për rezolutën e që miratoi PPE, të hartuar nga PD. Berisha thotë se rezoluta e damkosi Ramën si një njeri që minon votën e shqiptarëve.

    “E damkosi Edi Ramën, si një njeri që minon votën e shqiptarëve, e damkosi Edi Ramën si një njeri që shtyp pluralizmin njësoj si Lukashenko i Bjellorusisë. Si një njeri që plaçkit qytetarët e tij, 82 parti politike të Europës votuan në unanimtet për të denoncuar Edi Ramën, si një njeri që shtyp opozitën, si një njeri që manipulon zgjedhjet, si një njeri i cili nuk respekton asnjë standard demokratik. Ato i bënë thirrje Europës dhe institucioneve ndërkombëtare të vëzhgoni me lupë Ramën dhe zgjedhjet. U bënë thirrje shqiptarëve votoni PD, mos votoni armikun e votës së lirë. Armikun e pluralizmit, mos votoni atë që u vjedh dhe u varfëron”, tha Berisha.

  • VIDEO

    Berisha në Gramsh: Rama përpiqet t’u mashtrojë me Lamborghnin e Noizyt! I riu: Ne kemi Stresin

    Pas Peqinit, edhe në Gramsh krydemokrati Sali Berisha përmendi mbështetjen e reperit Noizy për kryesocialistin Edi Rama, ndërsa një i ri bërtiti nga turma: Ne kemi Stresin.

    Berisha: Përpiqet t’u mashtrojë ju me Lamborghinin e Noizyt, që ta gëzojë Noizy nuk kam asgjë me atë…

    I riu: Ne kemi Stresin

  • VIDEO

    Berisha: Gramshi, edhe pse me potencial të madh turistik është rreth në emergjencë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë shtunë një takim me qytëtarë të Gramshit për të prezantuar kandidatët për deputetë dhe programin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet e 11 majit.

  • VIDEO

    ‘Gjithë këto lot, djersë e gjak’, Rama thirrje emigrantëve në Greqi: Votoni për pasaportën europiane, me integrimin në BE, pensionet iu njihen automatikisht

    Nga Gjirokastra, kryesocialisti Edi Rama u kërkoi votën edhe emigrantëve shqiptarë në Greqi, të cilët po përballen edhe me vështirësi për marrjen e votës. Rama veçse u bëri thirrje që të shkojnë vetë në postë të marrin zarfin me fletën e votimit, u kërkoi që të votojnë për pasaportën europiane. Me integrimin në BE, Rama tha se njohja e pensioneve me Greqinë bëhet në mënyrë automatike.

     
  • VIDEO

    Gafa e Berishës në Gramsh: Popullsia ka rënë nga 50 mijë në 60 mijë

    Gramshiotët patën privigjelin të dëgjonin gafën e parë të Sali Berishës për ditën e sotme.

    “Ky është një rreth me potencial të jashtëzakonshëm, sidomos në fruti-kulturë dhe është krim ta ç’bësh Gramshin, nga 50 mijë kanë zbritur në 60 mijë”,-tha Berisha

  • VIDEO

    Balla: PS bën shtet! Komisionerja Kos e tha shumë qartë, Shqipëria do të jetë vendi i 29-të anëtar i BE në vitin 2029

    Nga Njësia 8 në Tiranë, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, vendosi në qendër të fjalës së tij dy çështje kyçe për qytetarët: rruga drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mbështetja konkrete për pensionistët.

  • VIDEO

    'Atë që i kanë bërë këtij populli të mbrapshtit, s’e bënë as armiqtë', Rama: Detyra jonë të përmbushim amanetin, Shqipëria anëtare e BE

    Kreu i PS, Edi Rama ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Gjirokastër. Rama u shpreh se deri më tani është bërë shumë, por megjithatë ka ende shumë projekte për të realizuar dhe se për këtë arsye duhet edhe mandati i katërt.

    “Fituesi i 11 majit është PS dhe ata nuk e kujtojnë dot përsenë, sepse kanë kori i bretkosave që u thonë shqiptarëve që këtu ka vetëm krim, varfëri. Sot jemi jemi në përmbyllje të programit të furnizimi me ujë të të gjithë territorit. Ata duan të bëjnë manipulim të opinionit. Mjafton të shkosh në regjistrin e të punësuarve për të parë se sa ishin kur ne morëm detyrën dhe sa janë sot të regjistruar. Do të shohësh se janë mbi 300 mijë të punësuar. Tepelena ishte vendi kur njerëzit ktheheshin vetëm për ngushëllime. Libohova kur unë kam shkelur për herë të parë ishte një shkretëtirë, sot është pjesë e ofertës turistike të qarkut Gjirokastër. 434 dyer, oferta nga Gjirokastra… Këto janë punë, prodhim vendor, ekonomi vendore. Ndaj unë besoj se kemi bërë gjënë më të mirë të mundshme kur ia kemi bërë zero taksa atyre me biznes të vogël. Ka ende gjëra për të bërë dhe duhet të bëjmë më shumë”, tha ai.

    Më tej Rama nënvizoi se 11 maji është përtej zgjedhjeve.

    “Është diçka shumë më e madhe. Një gjë që me dorën tonë duhet ta bëjmë për të gjithë…rruga drejt Bashkimit Europian. Shtëpia e shqiptarëve duhet ndërtuar në Europë. Rilindasit tanë që dhanë jetën për të mbrojtur gërmat e gjuhës shqipe, u bënë bashkë për të na dhënë një alfabet. Ne jemi pjesë e kulturës europiane. Por sërish jemi ende të huaj sot në Europë…Shqiptarët u penguan, më shumë nga të mbrapshtit brenda vetes se sa nga armiqtë e tyre. Se çfarë i kanë bërë këtij populli nuk janë bënë dot as armiqtë më të egër…”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Rama.

  • VIDEO

    Lobimi/ ‘Patriotët shqiptarë kanë krijuar një fondacion’, Rama ironizon Berishën: Kur paraja e rrjedhur nga këneta dhe rrjedhja nga mendja bëhen bashkë…

    Kryesocialsiti Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën për kontratën e lobimit 6 mln dollarë në SHBA. Rama ka ndarë një tjetër video me një “buf kënetë”, siç a e quan Berishën dhe ironizon qëndrimin e tij për kontratën e lobimit gjatë një konference për shtyp.

    • VIDEO

      Berisha në Peqin: Rama merr Noizyn me Lamborghini, ai ta gëzojë po ç’punë ka me pensionisti me të

      Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi këtë të shtunë një takim me qytetarë të Peqinit, ku foli dhe për mbështetjen dhe praninë e reperit Noizy në takimet e kryesocialistit Edi Rama.

      “Gjen dhe Noizyn me Lamborghni, po Lamborghini i Noizyt nuk është pensione, nuk është rroga, ai të gëzojë por ç’punë ka pensionisti me të, apo si ta mashtrojë, po ç’punë ka i sëmuri që vdes për ilaçe. Historia ka qenë e hidhur. Edhe Kamala mori të gjithë Hollyëood-in me vete, por përfundoi atje ku e meritonte”,-tha Berisha.

    • VIDEO

      Berisha në Peqin: Vendi është bërë i pajetueshëm! Rrogat e zyrtarëve janë 14-15 herë më të larta se rroga minimale

      Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon këtë të shtunë një takim me qytetarë të Peqinit, për të prezantuar kandidiatët për deputëtë të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për Qarkun Elbasan, si dhe programin elektoral të kësaj force politike.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv