-
VIDEO
Gonxhja: Produktet ‘Made in Albania’ gjenden në çdo treg europian! Një arritje e sipërmarrësve dhe punës së palodhur të punonjësve në fasoneri
Produktet “Made in Albania” sot gjenden në çdo treg europian, një arritje që vjen falë iniciativës së guximshme të sipërmarrësve dhe punës së palodhur të mijëra punonjësve në fasoneritë shqiptare
-
VIDEO
Lobimi 6 mln dollarë i PD/ Alibeaj: Morali politik nuk blihet me para, Kodi Zgjedhor të adresojë financimet e partive
Berishës i del kundër edhe një tjetër aktor politik për lobimin 6 milionë dollarësh, Enkelejd Alibeaj. Ai thotë se morali politik nuk mund të blihet me para dërsa kërkon adresim urgjent të financimeve të huaja ose nga palët e treta në Kod.
-
VIDEO
Grabitja e degës së PD në Cërrik, Alizoti: Akt burracak politik! Rama prijësi i hajdutëve
Drejtuesi politik për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti hodhi akuza ndaj PS se qëndron pas ngjarjes së ndodhur gjatë natës, ku u grabit dega e PD në Cërrik. Teksa e cilëson një akt burracak politik, Alizoti thotë se në kompjuterin e vjedhur kishte listat e sigurta të votuesve të PD, që sipas tij, tani janë në duart e kundërshtarit.
-
VIDEO
Berisha takim me fermerët e Dimalit: Do ju kthejmë paratë, Ballkani i Hapur do hidhet në kosh të plehrave që javën e parë! 200 euro pensionet në fshat, s'ka më çmime monopol
Kreu i PD-së zhvilloi sot një takim elektoral me fermerët e zonës së Dimalit, ku ishte i shoqëruar edhe nga deputetja e Forza Italia, Erica Mazzeti. Berisha tha se do dhjetëfishojë buxhetin për subvencionet e fermerëve, ku nga 32 mln euro që është aktualisht do e çojë në 230 mln euro. Lakon edhe historinë e Kristofor Kolombit: S'do ketë më jep pasqyra dhe merr flori nga indianët!
-
VIDEO
Përgenjeshtroi Berishën/ Gonzanto: I shokuar nga lajmi i rremë, jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë
Pas takimit me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato u pyet edhe për përgenjeshtrimin e lajmit të portalit të familjes Berisha, ku pretendohej se ai ka hequr nga raporti i OSBE-ODIHR emra banditësh dhe policësh të përfshirë në krim elektoral.
Gonzato tha se ishte i shokuar nga lajmi dhe se BE është këtu për të mbështetur Shqipërinë, dhe jo për të manipuluar gjëra.
"Ne kemi besim të ODIHR, ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Bashkimi Evropian është këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe jo për të ndërhyrë në proces. Unë isha i shokuar për lajmin e rremë, reaguam specifikisht për të", tha Gonzato kur u pyet nga gazetarët.
Ai tha se ndërmori hapin për të reaguar pasi lajmi ishte tërësisht i pavërtetë.
"BE të cilin unë përfaqëson këtu në Shqipëri nuk ndërhyn dhe nuk manipulon. Për këtë arsye unë mora përsipër të bëjë një hap të rrallë, për të mohuar median dhe një lajm që pretendonte se ne kemi influencuar te ODIHR që të heqë emra nga raporti paraprak është tërësisht e pavërtetë. Nëse njerëzit më njohin mua dhe BE e dinë se kjo është tërësisht e pavërtetë. Shumë aktorë politikë e njohin metodologjine e përdorur nga ODHIR në raportet e tij. ODHIR është totalisht i pavarur dhe ne respektojmë pavarësinë e tyre dhe për këtë arsye ne respektojmë rekomandimet e tyre. Për këtë arsye ne po punojmë ngushtë me ta dhe presim që ata të nxjerrin raportin e tyre përfundimtar", tha Gonzato
-
VIDEO
Celibashi pas takimit me Gonzaton: DHL do t'i mbajë zarfet me fletët e votimit në zyrat e saj deri më 8 maj, më pas do t'i kthejë
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një prononcim për mediat pas takimit me ambasadorin e BE-së, tha se deri më 8 maj DHL do t'i mbajë zarget në zyrën e saj, dhe më pas, nëse nuk tërhiqen, do t'i kthejë pas.
"Në KQZ janë vetëm 7 votues që kanë deklaruar që se kanë marrë fletën e voitmit. Dhe në total numri i problematikave në lidhje me zgjedhësit nga jsahtë është 156. DHL ka detyrimin që të mbajë në zyrat e saj zarfe që s’kanë mundur tua dorëzojë votuesve deri në 8 Maj.", u shpreh Celibashi.
Ai zbardhi gjithashtu edhe takimin me Gonzaton.
"Shkëmbyem mendime në lidhjje me momentin e këtyre përgatitje, ashtu sikurse ambasadori tha jemi në proces të vazhdueshëm bashkëpunimi dhe mbështetje nga delegacioni i BE për procesin zgjedhor në tërësi dhe mënyrë të veçantë KQZ. Ndamë të njëjtën pikëpamje mbi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve. Është e nevojshme që secili prej nesh, institucionet publike përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe partitë politike duhet të reflektojnë për të pasur zgjedhje për integritet."
I pyetur për SPAK, ai tha:
"Po, në javën që po mbyllet kemi pasur në mënyrë peridike kësaj jave komunikime konkrete me SPAK për problematika të ndryshëm për procesin zgjedhor, për denoncime të bëra në këtë strukturë por edhe informacione që kanë ardhur në KQZ. Brenda 24 orësh ia kemi dalë që vëmë në dispozicion çfarë prej tyre është kërkuar."
-
VIDEO
‘Do t’iu hamë të gjallë’, Rama ironizon Alizotin me një video me bretkosa e insekte: Vajmedet! Mirë lajthitën e rrëshqitën, po pse të tërë menjëherë
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Tomor Alizotin, drejtuesin politik të PD në Elbasan, pas deklaratës së këtij të fundit të bërë një ditë më parë se ‘do t’iu hamë të gjallë’.
-
VIDEO
Kandidatja e PS në Fier i kujton Bardhit fjalët kundër Berishës: Gazo, demokratët do të të dëgjojnë! Asnjë votë s’do t’i japin atij! Bekuar qoftë dita që të sollën këtu
Kandidatja e PS në Fier, Zegjine Çaushi ka ironizuar sërish Gazment Bardhin, drejtuesin politik të PD në këtë qark, ndërsa i ka kujtuar edhe fjalët që dikur thoshte për Sali Berishën.
-
VIDEO
Kandidatja e PS në Fier i kujton Bardhit fjalët kundër Berishës: Gazo, demokratët do të të dëgjojnë! Asnjë votë s’do t’i japin atij! Bekuar qoftë dita që të sollën këtu
Kandidatja e PS në Fier, Zegjine Çaushi ka ironizuar sërish Gazment Bardhin, drejtuesin politik të PD në këtë qark, ndërsa i ka kujtuar edhe fjalët që dikur thoshte për Sali Berishën.
-
VIDEO
Meta audio-mesazh nga qelia: Të dërrmojmë me vota sektin e pabesë që shpopulloi vendin
Meta thekson rëndësinë e votës për të sjellë rotacion politik dhe për të garantuar një të ardhme më të mirë për familjet, të rinjtë dhe pensionistët. Presidenti i PL-së e konsideron 11 majin si një moment historik për bashkimin e shqiptarëve në mbrojtje të së ardhmes europiane të vendit.
-
VIDEO
Spahiu: 4 kryetarë partish po hetohen për blerjen e aksesit në SHBA me miliona dollarë
Juristi Kreshnik Spahiu tha se janë 4 kryetarë partish po hetohen për blerjen e aksesit në SHBA me miliona dollarë.
-
VIDEO
Berisha: Rama tha se gratë kanë arritur të jenë 70% e forcës së punës, kjo sepse u largoi burrat në emigrim
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të premte një takim me banorët e degëve nr. 1, 3 dhe 14 në Tiranë ku prezantoi programin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Fjalën e tij, Berisha e mbylli me thirrjen drejtuar grave për një votë masive drejtuar koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.