Berisha në Peqin: Rama merr Noizyn me Lamborghini, ai ta gëzojë po ç’punë ka me pensionisti me të

3 Maj 2025, 12:04 | Përditesimi: 3 Maj 2025, 12:04

Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi këtë të shtunë një takim me qytetarë të Peqinit, ku foli dhe për mbështetjen dhe praninë e reperit Noizy në takimet e kryesocialistit Edi Rama.

“Gjen dhe Noizyn me Lamborghni, po Lamborghini i Noizyt nuk është pensione, nuk është rroga, ai të gëzojë por ç’punë ka pensionisti me të, apo si ta mashtrojë, po ç’punë ka i sëmuri që vdes për ilaçe. Historia ka qenë e hidhur. Edhe Kamala mori të gjithë Hollyëood-in me vete, por përfundoi atje ku e meritonte”,-tha Berisha.

r.k./Shqiptarja.com