-
VIDEO
Kontrata e lobimit të PD, Poli Hoxha: Në Amerikë kanë nisur investigime! Softa: Nga janë marrë ato lekë?
Avokati Romeo Kara ka ngritur dyshime mbi qëllimin dhe ligjshmërinë e kontratës së PD. Sipas tij, nëse kontrata ka për qëllim heqjen e vendimit të “non gratës”, për Berishën ajo përbën një shkelje ligjore.
-
VIDEO
Spahiu: Si ka mundësi një parti 12 vite në opozitë, paguan 12 milionë dollarë për dy avokatë
Juristi Kreshnik Spahiu ka ngritur pikëpyetje mbi burimin dhe ligjshmërinë e fondeve që Partia Demokratike po përdorur kur ka 12 vite në opozitë.
-
VIDEO
Ironia e Spahiut: Berisha pagoi 4 avokatët e shkëlqyer të Francës, Anglisë dhe Amerikës që të heq non-gratën
Juristi Kreshnik Spahiu teksa ka komentuar kontratën prej 6 milionë dollarë me SHBA, ai tha se Berisha në 4 vjet pagoi 4 avokatët e shkëlqyer të Francës, Anglis, Amerikës dhe se hoqi dot non gratën dhe s'mund ta heq me lobim.
-
VIDEO
Banorët e Gramzës e presin me thirrje 7x7=313, Basha ironizon Ramën: Asnjë subvencion nuk u dhe për përmbytjet! Të paktën jepu përgjigje ku i ke shokët?
Në videon ku shfaqet me banorët, Basha ka pyetur sërish kryeministrin se pse i ka lënë të përmbyten dhe nuk u ka dhënë asnjë kokërr leku për subvencione.
-
VIDEO
Rama nga Berati: E gjetëm Beratin me 30 mijë turistë, sot është me 1 milionë! Kryesocialisti shigjeton Metën: Hante sa andej-këndej deri sa i plasi stomaku
Rama në Berat foli për zhvillimin që Berati ka pësuar ndër vite në turizëm, ku tha se nga 30 mijë turistë është bërë me 1 milionë turistë në 2024. Më tej ai ka 'shigjetuar' partinë e Metës, duke thënë 'se kalonin sa andej këndej deri sa i plasi stomaku nga oreksi i madh'.
-
VIDEO
Lobimi në SHBA, 4 të pavërtetat e Sali Berishës që vërtetohen nga kontrata 6 mln dollarëshe
Sali Berisha komentoi kontratën e shumëpërfolur të lobimit në SHBA. Kreu i opozitës, ndonëse këmbënguli disa herë se bëhet fjalë për një marrëveshje transparente, në fakt ofroi variante të deformuara të disa të vërtetave publike. Sipas tij, PD nuk është palë kontraktuese, në një kohë kur në akte ajo paraqitet si Klienti. Berisha tha se fondacioni është krijuar nga patriot shqiptarë, ndërkohë që rezulton të jetë vetëm i familjes Seci. Ai po ashtu shmangu pagesën tashmë të kryer të 750 mijë dollarëve të para.
-
VIDEO
Rama nga Berati 'shigjeton' Metën: Ju e vuajtët në kurriz një parti të re, që hante sa andej-këndej deri sa i plasi stomaku
Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Berati në kuadër të takimit elektoral të zgjedhjeve të 11 majit. Rama nuk ka kursyer të shigjetojë Partinë e Lirisë ose siç njihej në fillimet e saj si LSI-ja, ku tha se ajo parti kaloi sa në një vend në tjetrin deri sa i plasi stomaku.
-
VIDEO
Berisha flet për rezolutën në Kongresin e PPE: Rama është delja e zezë e Europës dhe drogës, po përdor shtetin për zgjedhjet
Kryetari i Partisë Demokratike doli sot në një konferencë për mediat, ku foli për rezolutën e Partive Popullore Europiane ditën e djeshme në Spanjë dhe u pyet për kontratën e lobimit 6 mln dollarë me kompaninë amerikane “Continental” të PD-ADSHM. Ai shpjegoi rezolutën e katërt, këtë herë të Partive Popullore Europiane për Shqipërinë, që u lëshua sipas tij në Kongresin e PPE-ve në Valencia
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Julinda Dhamo në Report Tv: Në Tiranë synojmë deri në 20 mandate, PS garanci për të çuar vendin drejt BE
Kandidatja e PS që kandidon në listën e hapur të Tiranës Julinda Dhamo, ka deklaruar se PS në Tiranë synon që të marr deri në 20 mandate. Një koment e pati edhe për listat e PD, ajo tha se listat e mbyllura janë të pa rifreskuara.
-
VIDEO
Peqin/ Banorët e Grykshit protestojnë: Ndërtimi i autostradës na ka zaptuar tokat bujqësore, jemi izoluar nga pjesa tjetër e zonës
Banorët e fshatit Gryksh në bashkinë e Peqinit kanë protestuar sërish ditën e sotme për ndërtimin e segmentit rrugor që lidh Rrogozhinën me Elbasanin. Ata shprehen se autostrada e re u ka zaptuar tokat bujqësore, të cilat i kanë përdorur ndër vite për prodhime bujqësore.
-
VIDEO
Balona kalon mbi takimin e Ramës në Berat, kryesocialisti: Ky është Alketi Islami, që e sheh nga lart Shqipërinë prej vitit ‘91! Ai e di sa kemi ndryshuar
Në takimin elektoral të Beratit, gjatë fjalës së Ramës, ka kaluar një balonë e aeronautikës, e cila drejtohej nga fotografi i njohur që kap poza të Shqipërisë nga lartësia. Rama tha se Alketi është shembulli që e njeh Shqipërinë sesa ka ecur në turizëm.
-
VIDEO
Berisha mbron kontratën: PD dhe ADSHM me firmë në kontratë sepse kemi kauza të njëjta! S’ka gjë për të fshehur, e publikuar në FARA
Kreu i PD-së justifikoi kontratën e lobimit të PD-ADSHM me kompaninë amerikane ‘Continental’ se nuk ishte për zgjedhjet e 11 majit, por për kauzat eopozitës, e firmosur nga avokati pranë Trump dhe fondacionit shqiptar “Make Albania Great Again”.