-
VIDEO
‘Shoku im më i mirë’, Bora Muzhaqi: Fjalimet i bëj me ChatGPT, i kombinoj me ato të Ramës
Ministrja Bora Muzhaqi tha ditën e djeshme gjatë një aktiviteti se para mbërritjes i kishte kërkuar chat-it një fjalim duke i vendosur të gjitha fjalimet e saj të mëparshme, por edhe fjalimet e kryeministrit Rama.
-
VIDEO
Zgjedhjet elektorale/ Kryesocialisti Edi Rama takim elektoral në Kuçovë
Rama po zhvillon mitingun elektoral në Kuçovë.
-
VIDEO
Greqia ‘surpriza’ e keqe e diasporës, janë kthyer vetëm 1/5 e zarfeve me votë! Ndërhyri KQZ dhe ambasada, përmirësim 24 orët e fundit
Kur mbeten edhe 10 ditë nga zgjedhjet, Greqia është surpriza më e keqe për votën e diasporës shqiptare. Kompania postare atje shkaktoi probleme me dorëzimin e zarfeve zgjedhore tek emigrantët tanë. Vetëm pas ndërhyrjes intensive të KQZ-së dhe Ambasadës shqiptare në Athinë, shifrat kanë filluar të përmirësohen. Megjithatë, nga Greqia kanë ardhur më pak se 20% e votave që priten.
-
VIDEO
PD padit kanditaten e PS-së në Korçë, Ivi Kaso i drejtohet SPAK: Drejtorët janë turrur të blejnë vota për Besa Spahon
PD ka bërë padinë në SPAK për ish-nënkryetaren edhe për disa drejtorë rajonalë të AKU-së, hipotekës, ku sipas demokratëve po bëjnë shit-blerje vote për kandidaten Besa Spaho.
-
VIDEO
Lapaj ‘shigjeton’ Ramën: Të ka zënë frika nga zgjedhjet e parakohshme, s'do të lejojmë të blesh vota me paratë e vjedhura të shqiptarëve
Drejtuesi politik i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj ka ‘shigjetuar’ kryeministrin Edi Rama duke thënë se ka frikë nga zgjedhjet e parakohshme. Ai shtoi se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme për të ndërprerë, sipas tij edhe blerjen e votave me para publike.
-
VIDEO
Rama në studion e skulptores beratase: Gjithçka artizanale, e denjë për t’iu servirur turistëve që vijnë në këtë qytet
Teksa ndodhet në Berat, kryeministri Edi Rama vizitoi sot studion e skulptores beratase Llambrini Dëna. Ai shkruan se gjithçka artizanale që bëhen në këtë studio, e bëjnë të denjë për t’iu servirur turistëve të shumtë që vijnë në Beratin e UNESCO-s.
-
VIDEO
Sherri në Bulqizë pas takimit elektoral të PD/ Policia dorëzon në SPAK materialet për Xhelal Mziun, nipin e tij dhe zyrtarin e Bashkisë
Policia e Bulqizës dorëzon në SPAK materialet për sherrin në fshatin Ostren, ku kandidati për deputet i Berishës, Xhelal Mziu dyshohet se bashkë me nipin dhunuan zyrtarin Kalosh Murra. Veprimet hetimore do kryhen nga prokurori Elvin Gokaj. Mziu pretendon se pretendon se ngjarja është manipuluar nga Policia e Dibrës.
-
VIDEO
Berisha nga Elbasani: Denoncova Ramën në PPE, regjimi i tij armik i egër i votës së lirë! ‘Patronazhistët’ terroristë kriminalë
Pas samitit të PPE në Spanjë, Sali Berisha e përsëriti edhe në takimet elektorale në qarkun e Elbasanit qëndrimin e tij se krimi po ndërhyn në zgjedhje. Paralajmëron shpalljen terroriste të organizatës së Suel Çelës dhe të bandave të tjera
-
VIDEO
'Proda Matrix-i të mos i prekë zgjedhjet!' Berisha nga Belshi: Për çdo votë të vjedhur 1 vit burg, administrata larg patronazhistëve! Do i kthejmë paratë qytetarëve, Ballkani i Hapur në kosh
Kryetari i PD ka vijuar turin e tij elektoral në fushatën përmbyllës në qarkun e Elbasanit, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Takimi i radhës pas Librazhdit dhe Prrenjasit ishte Belshi, Dumreja dhe Cërriku. Premton se do u kthejë paratë qytetarëve që ua ka vjedhur qeveria "Rama", teksa është bërë publike kontrata e lobimit të PD-së në SHBA dhe ende mbetet mister se nga u gjetën ato para: 'Do i bëjmë Belshin, Dumrenë dhe Cërrikun madhështorë!'
-
VIDEO
Fushata/ Tom Doshi sulm PS në Shkodër: Benet Beci i infiltruar i Berishës, SPAK-u të ‘pastrojë’ Bashkinë
Gjuha është ashpërsuar në fushatën elektorale të Shkodrës, ku Tom Doshi akuzon Benet Becin për aleancë të fshehtë me Sali Berishën.
-
VIDEO
Rama ironizon me videon e bufit, Berisha shfaqet duke ‘kërcyer’ me Belerin: Përçartje patriotike!
Rama ironizon sërish Berishën me videon e një bufi dhe të një montazhi ku shfaqet duke 'kërcyer' me Belerin.
-
VIDEO
‘Kishim një LSI ndjesë pastë’, Rama nga Dimali: Ne themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani dalin këta të rinjtë dhe thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme
Kryesocialisti Edi Rama, nga Dimali, shënjestroi sërish partitë e reja, teksa tha se janë të ngjashme me LSI-në që vetëm ishte një problem për shqiptarët. Sipas Ramës, partitë e reja që kanë dalë duke thënë se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme nuk kanë as program dhe as përmbajtje.
“Ne duam të hyjmë në BE, ata thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. E kishim një ndjesë pastë LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyjë në fyt për shqiptarët dhe në vend që ta kujtojmë për 1 maj meqenëse është dita e punëtorëve, dhe të themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësdit e vegjël, dalin të tjerët dhe thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme? Ça të rinjsh? Të rinj në moshë e fytyrë, por në program, përmbajtje në kuptim të politikës, gjeopolitike, të marrëdhënieve ndërkombëtare, s’ka lidhje fare që kur thonë se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Duhet të fokusohemi te 11 maji dhe anëtarësimi në BE.”, u shpreh Rama.