-
VIDEO
LIVE - Seanca Plenare 17 Shtator 2026
Gazment Bardhi kërkoi shtyrjen e votimit të draftit për pagat e magjistratëve, duke paralajmëruar rrezikun e një tjetër shkeljeje të Kushtetutës. Taulant Balla e cilësoi kërkesën hipokrite, ndërsa mazhoranca e rrëzoi me 79 vota kundër. Do miratohet deklaratë e përbashkët kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
-
VIDEO
Ndërtimi i bypass-it të Elbasan, Karakaçi: Kushton 240 mln €, do financohet edhe nga buxheti i shtetit
Financimi për ndërtimin e baypassit të Elbasanit me vlerë 240 milionë euro ende nuk është siguruar plotësisht, gjë që sipas ministrit të Infrasturkturës ka sjellë edhe vonesa në zbatimin e projektit. Karakaçi sqaroi në Kuvend, se realizimi do të mbështetet edhe nga buxheti i shtetit. Puna për ndërtimin e Bypass-it ka nisur disa ditë më parë dhe sipas ministrit janë lidhur 2 kontratat e lotit të parë.
-
VIDEO
Dënimi i 4 ish-krerëve të UÇK, Shehu: Qeveria shqiptare e ka për detyrë të asistojë Kosovën...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shprehur në Kuvend se qeveria shqiptare ka për detyrë që të asistojë qeverinë e Kosovës, për përgatitjen e aktpadisë për Gjykatën Ndërkombëtare dhe ta depozitojë atë në emër të qeverisë së Kosovës.
-
VIDEO
Dënimi me 81 vite burg i 4 ish-krerëve të UÇK, Xhaçka: Historia nuk nisi në Hagë, por me agresionin serb ndaj popullit të Kosovës, mijëra gra u përdhunuan
Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, i ka cilësuar shumë të rënda dënimet e dhëna dje nga Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë, për 4 ish-krerët e UÇK-së.
-
VIDEO
Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit! Teatrot se jeni atdhetarë, lërini për ditë tjetër
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla akuzoi Sali Berishën se ka punuar kundër Hashim Thaçit dhe ka takuar rusin që hartoi raportin që i hapi rrugë ngritjes së Gjykatës Speciale. Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se Berisha është i vetmi deputet që ka takuar Konstantin Kosachev. Balla tha se Rama ka luftuar më shumë se kushdo për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së.
-
VIDEO
Spiropali: Qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë të mbështesin financiarisht betejën për mbrojtjen e 4 luftëtarëve të UÇK në Hagë
Deputetja socialiste Elisa Spiropali e ka cilësuar si një precedent të rrezikshëm vendimin e djeshëm të Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë, të cilat dënuan me 81 vite burg në total 4 ish-krerët e UÇK-së.
-
VIDEO
Sulmuan me vezë policët, Berisha: Kërkoj lirimin e protestuesve!
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në seancën planare e nisi fjalën e tij për protestën që po mbahet para Kuvendit. Edhe pse nuk vuri në dukje që protestuesët sulmuan me vezë policët, kërkoi që t’i lirojnë të ndaluarit
-
VIDEO
Dënimi i liderëve të UÇK/ Berisha akuza Ramës për Gjykatën Speciale: I futi thikën pas shpine Kosovës, shkoi si i deleguar i Vuçiçit për të diktuar votimin
Sali Berisha akuzoi në Kuvend kryeministrin Edi Rama se i futi thikën pas shpine Kosovës, duke folur pas vendimit të liderëve të UÇK-së nga Haga. Berisha tha se Rama shkoi si i deleguar i Vuçiç në Kosovë për të diktuar votimin për ngritjen e Gjykatës Speciale.
-
VIDEO
Dënimi i liderëve të UÇK, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë të përbashkët: Vendim i padrejtë, një aktgjykim nuk mund të rishkruajë historinë e një populli
PS dhe PD ulën përkohësisht armët. Dënimi me 81 vite burg i katër liderëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit i ka bashkuar ata në zhgënjimin ndaj gjykatës së Hagës.
-
VIDEO
Kumbaro: Shqipëria mirëpret Bordin e PISA-s për herë të parë në Tiranë
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha se pas rezultateve të PISA 2025 ekipi i Ministrisë së Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Shërbimeve Arsimore po vijojnë punën për analizimin e plotë të raportit të PISA-s, me qëllim kuptimin e rezultateve dhe nxjerrjen e përfundimeve të nevojshme, duke krahasuar rezultatet e Shqipërisë me ecurinë e saj ndër vite, me vendet e rajonit dhe me vende me realitete të ngjashme socio-kulturore e ekonomike, ndërsa do të merren në konsideratë edhe trendet globale.
-
VIDEO
GJKKO nuk tërhiqet: Mungesa e celularëve s'i pengon avokatët! Reagon Haxhia: Qëndrim i turpshëm, bojkoti do vijojë
Në një prononcim për Report TV, Haxhia paralajmëroi përshkallëzim të protestes , duke përfshirë edhe bojkotin e masave të sigurisë, nëse nuk ka tërheqje nga rregullorja.
-
VIDEO
Tabaku: Shqipëria, vendi i vetëm ku gjyqtarët prej 2 muajsh s’paguhen
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku kërkoi tërheqjen e ligjit për pagat e magjistrave, ndërsa shtoi se është shkelur procedura parlamentare.