-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Meta audio mesazh nga qelia: Fushatë me letra, 50-100 copë në ditë shokëve! 'Shqipëria Madhështore' merr 20 mandate në Tiranë
Ilir Meta thotë se do të bëjë fushatë përmes letrave nga burgu 313. Në prezantimin e kandidatëve të Partisë së Lirisë, përmes një audio-mesazhi nga burgu Meta tha se do t’u shkruaj letra shokëve për ta mbështetur e për t’i dhënë votën më 11 maj.
-
VIDEO
Fortlumturi Joani rrëfen si vendosi të bëhet prift dhe kthimi në Shqipëri: SHBA s’kishte nevojë për mua! Rama zbulon detajet e rralla: Bënim ecjake mbrëmjeve të ’80 e flisnim për Krishtin
Kryepeshkopi Joan rrëfeu në podcastin “Flasim” fillimet e tij lidhur me besimin dhe rrugën e vështirë derisa u bë prift, në periudhën e Shqipërisë ateiste. Ai foli për shërbimin si infermier pranë spitalit psikiatrik si dhe takimin në vitin 1992 me Anastas Janullatos, kohë kur u kthye nga SHBA në Shqipëri. Rama zbulon detaje të rralla nga njohja mes tyre.
-
VIDEO
'Njoh tët ëmë dhe tët atë që kur ishin të dashuruar...! Rama takim me shtabin e PS në Njësinë nr. 11, batuta me të pranishmit, 'ngacmon' dhe Bashën: E nisëm me flokë të zeza! Po Luli ka ndonjë votë këtu, e tremb bufi
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dhe drejtuesja politike e Qarkut të Tiranës Ogerta Manastirliu, morën sot në mbrëmje (4 prill) takim me shtabin elektoral të Njësisë Nr.11 në kryeqytet. Premton investime në periferi, në zonat që preken nga Rruga e Arbrit: Do shkojë rruga dhe do rriten çmimet atje
-
VIDEO
Pasi premton falje gjobash e borxhesh të ujit dhe dritave, Berisha i ‘hedh dorashkën’ Ramës: Hajde të dalim bashkë në debat publik! Edhe pse s'kam qejf ta takoj
Teksa foli para banorëve dhe strukturave të degës së PD te Fusha e Aviacionit, Berisha i bëri thirrje publike kreut të qeverisë që të dalin në debat publik para shqiptarëve me programet e tyre. Njofton kthimin tek situata e para 2013 me ujin e dritat, duke premtuar faljen e kamatave e borxheve
-
VIDEO
Idrizi në Report Tv: Ne nuk jemi antigrekë, por duam të zgjidhim ‘Çështjen Çame’! PD bëri gabim të madh që kandidoi Belerin në Himarë, ai është antishqiptar
'Studio Live'/ Kreu i PDIU shpjegon aleancën e pazakontë me PD, ku ndodhet edhe PBDNJ. Thotë se qëndrimi i tij kundër Vangjel Dules nuk ndryshon, ashtu sikurse kritikon Berishën që kandidoi Belerin për Bashkinë. Deputeti: E respektoj minoritetin, ne i detyruam Parlamentin që t’i kërkonte Greqisë heqjen e Ligjit të Luftës
-
VIDEO
Idrizi: Integrimi i Shqipërisë në BE nuk kalon nga Greqia, Kodi i gabuar, mbylli listat! PD për dy vite në luftë civile, revolucion e djegie karrigesh! Pse zgjodha listën e hapur
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, shpjegoi në ‘Studio Live’ ditën e sotme, se integrimi i Shqipërisë në BE nuk kalon nga Greqia dhe se dy partitë e mëdha, PD dhe PS, bënë ndryshime të gabuara në Kodin Zgjedhor, duke i mbyllur pothuajse tërësisht listat për deputetë.
Ligjvënësi gjithashtu shpjegoi për Report Tv se zgjodhi listën e hapur pasi bëhet fjalë për zgjedhje parlamentare dhe kryetari duhet të jetë në krye të betejës, teksa shtoi se PD e dëmtoi veten shumë me aktivitetet e saj politike të viteve të fundit, duke iu referuar ‘luftës civile’ brenda demokratëve në betejën Basha-Berisha, djegien e karrigeve apo “revolucionin”.
-
VIDEO
‘Tani që s'ka fëmijë, po ndërtohen shkolla’, Rama i përgjigjet komentuesit: Janë çerek milioni, 1250 euro do shkojë paga e mësuesve dhe transport publik falas për nxënësit
Ndërkohë, kryeministri Rama ka bërë me dije se arsimi në vend ka ndryshuar krahasuar me vite më parë, ndërsa tha janë 430 shkolla të ndërtuara në vend dhe 200 të tjera pritet që të ndërtohen. Rama tha se po ashtu rroga e mësuesit është rritur, ndërsa pritet të krijohet edhe shoqëria për transportin publik falas për nxënësit.
-
VIDEO
Dosja ‘Partizani’/ Vijon zvarritja, qëllimi të shtyhet deri pas zgjedhjeve? Berisha dhe dhëndri Malltezi të pandehur për korrupsion
Gati 4 vite e gjysmë nga nisja e hetimeve, mbi 6 muaj pasi Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë u morën të pandehur dhe rreth 5 muaj e gjysmë pas dërgimit të dosjes në gjykatë, procesi gjyqësor për aferën korruptive “Partizani” nuk nisi as këtë të premte. Sërish një zvarritje e provokuar nga të pandehurit.
Sali Berisha u mor i pandehur me akuzën e korrupsionit më 11 shtator 2024. Një muaj më pas më 15 tetor, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai dërguan në gjykatë 333 fashikujt hetimorë, ndërsa të nesërmen më 16 tetor u caktua me short gjyqtarja e seancës paraprake Flojera Davidhi, e cila vetëm pak javë pasi e mori në duar, vendosi t’i heqë masën e sigurisë ish kryeministrit Berisha, duke e çliruar nga “arresti shtëpiak” ku qëndroi për 11 muaj. Vendim i cili u rrëzua në Apel, ku gjyqtari Engert Pëllumbi i riktheu masë siguri ish kryeministrit, këtë herë detyrimin për tu paraqitur dy herë në muaj në Prokurorinë e Posaçme.
Davidhi, tashmë e përcaktuar si gjyqtarja e seancës paraprake të Partizanit, caktoi 24 tetorin për seancë të parë, ku logjikisht mund të kishte edhe një vendim për kalim të dosjes në gjyq, por edhe tani kur kanë kaluar më shumë se 10 seanca të gjata dhe shtyrje pa fund ende s’ka një vendim.
-
VIDEO
Berisha u ‘qan’ hallin pensionistëve dhe u thotë se ‘i kupton më mirë se Rama’!
Sali Berisha mblodhi sot moshën e tretë, pensionistët, duke u qarë hallin dhe shpjeguar atyre se si bashkëmoshatar i kupton më mirë sesa kryeministri Edi Rama, edhe pse gjatë tetë viteve në qeveri (2005-2013) mund të kishte realizuar premtimet për pagesë me standarde europiane
-
VIDEO
‘Hija’ e Bashës ndjek Berishën! PD kërkesë në KQZ: Mbyllini Facebook-un dhe faqen e web të 'Koalicionit Euroatlantik', po keqpërdor simbolet e PD
Lufta për Partinë Demokratike dhe simbolet e saj vijon të përplasë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. Berisha i kërkoi KQZ-së të mbyllë faqen zyrtare të demokratëve euroatlantikë dhe rrjetet sociale të paraardhësit të tij, me pretendimin se po keqpërdor simbolet e PD.
-
VIDEO
Homazhet për Margarita Xhepën, i biri rrëfen 'pengun' e ikonës së kinematografisë shqiptare: Kishte dëshirë të bënte edhe një film
Aktori i njohur dhe njëkohësisht djali i aktores së ndjerë Margarita Xhepa i pikëlluar në homazhet që po mbahen tha se nëna e tij kishte dëshirë të realizonte edhe një film tjetër.
-
VIDEO
Gara ndërkombëtare për projektin e stadiumit ‘Selman Stërmasi’, Rama: Qendër e re urbane! Po punojmë për një sistem të ri parkimi në Tiranë dhe bregdet
Rama tha se stadiumi ‘Selman Stërmasi’ do të jetë një qendër e re urbane në qytet. Teksa mori pjesë në eventin për fazën finale të Garës Ndërkombëtare për këtë projekt, kryeministri njoftoi gjithashtu edhe disa projekte të tjera, mes të cilave edhe ndërtimi i një sistemi të re parkimi në kryeqytet.