-
VIDEO
'Pjesa e katërt e bashkimit të Shqipërisë është Çamëria’/ Ngjela për Report Tv: Berisha zbaton agjendën greke, por është 'Non Grata' për të marrë pushtetin! Kurti bën lëvizje të gabuara
Avokati Spartak Ngjela komentoi zhvillimet e fundit të raporteve Kosovë-Shqipëri, duke ndërlidhur edhe disa komente në lidhje me qasjen e Kosovës ndaj ndërkombëtarëve. Ngjela u ndal fillimisht te qasja ‘orientale’, sipas tij, e Kurtit dhe e politikës së trashëguar në vitet e fundit.
Ngjela, në lidhje Skype në ‘Studio Live’ në Report Tv, iu përgjigj disa prej pyetjeve të moderatorit Arbër Hitaj mbi raportet e Kurtit dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Nga ana tjetër, Ngjela tha se Shqipëria, sipas tij, është pjesë e shkëputur e Ballkanit Perëndimor dhe se në vijim ai parashikon bashkimin e një shteti federativ shqiptar, ku pjesë do të jenë shteti i Kosovës, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe Çamëria.
-
VIDEO
‘Sulmi kibernetik ndaj SPAK’ / Ngjela për Report Tv: Ishte i dështuar, aty ku hyn Uashingtoni nuk vjedh dot asgjë
Gjatë përfundimit të intervistës për Report Tv, avokati Spartak Ngjela ka komentuar edhe sulmin e ditëve të fundit në email-et e SPAK.
Sipas tij, ishte një sulm i dështuar që nuk pati akses në të dhëna të rëndësishme, të cilat mund të cenojnë sigurinë kombëtare.
“Sulmi, më thanë, ka qenë i dështuar. Dosjet hetimore janë legale, doni t’jua sjell? Ata nuk morën dot platformën e brendshme, raportin midis Kosovës dhe Shqipërisë apo raportin midis Kosovës dhe Perëndimit. Morën diçka që mund ta paguaje dhe 2 mijë euro. Nuk merren ato, se aty ku hyn Uashingtoni, nuk merret dot asgjë tjetër.”- theksoi Ngjela.
-
VIDEO
Ngjela për Report Tv: Berisha gënjen që do heqë tarifat doganore, nuk ka vota! Është i shpallur Non Grata, SHBA-së nuk i leverdis ta ketë në pushtet
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar për Report Tv premtimet e Berishës lidhur me tarifat doganore. Sipas Ngjelës, Berisha gënjen kur thotë se do të ndikojë në heqjen e tarifave të vendosura nga Presidenti i SHBA, Donald Trump. Berisha, sipas Ngjelës, është Non Grata dhe SHBA-ve nuk u leverdis që të ketë në Shqipëri një politikan nga i cili është distancuar.
“Gënjen se s'ka vota. Nëse vjen me kryengritje, po. Por erdhi njëherë me kryengritje, por e morën amerikanët dhe i thanë: ‘Largohu për 20 minuta se vijmë ne’. Se e bëri një revolucion ai atëherë. I leverdis Amerikës të ketë në Shqipëri një Non Grata? Na ka aleatin kryesor, mos e harroni këtë.”-tha Ngjela.
-
VIDEO
Alibeaj: SPAK duhet të ecë me këmbët e veta, amerikanët s’ikën kurrë, Rama-Berisha ‘kënduan’ para kohe! PS-PD duan ta godasin me bashkim votash! Publikimi i përgjimeve, i gabuar
Deputeti Enkelejd Alibeaj tha sot në ‘Studio Live’ se amerikanët nuk ikën asnjëherë nga SPAK, kurse Rama dhe Berisha u gëzuan para kohe duke ‘kënduar’, teksa kanë qëllim që ta godasin në mënyra të ndryshme, duke pasur qëllim bashkimin e votave në parlamentin e ardhshëm.
“Nisën të këndonin si Rama, ashtu dhe Berisha, kur amerikanët ikën nga SPAK. Rama tha “amerikanët ikën dhe PS ishte garancia e vetme”. Pra sipas tij SPAK ishte produkt politik. Çështja është se amerikanët u kthyen, por në fakt s’kanë ikur ndonjëherë, për fat të mirë. Tani institucioni i SPAK duhet të ecë me këmbët e veta. Unë mendoj se si kanë qenë dhe si s’kanë qenë amerikanët, SPAK dha provën më të madhe në optikën time me goditjen që bënë dhe tregoi se është institucion koshient për punën e vetë. SPAK i dha edhe mesazh politikës dhe modelit të vjetër. Megjithëse perfeksioni duhet ta pranojmë është ende larg”, shprehet ai.
-
VIDEO
Alibeaj për Report Tv: PD parti private e Berishës, ne fushatë me buxhet modest! PD dhe PS s’i kapin dot 71 mandate, duan të godasin SPAK! Nura: Rama strateg, nuk hiqet duke thënë ‘aman ik!’
Deputeti dhe themeluesi i ‘Djathtas 1912’, Enkelejd Alibeaj, zbulon strategjinë elektorale në ‘Studio Live’. Pse deputeti mendon se PD është parti private e Berishës dhe pse është bashkë me Ramën në pazare. Asnjë prej dy partive të mëdha nuk do i kapë 71 mandate për qeverinë, por duopoli Rama-Berisha po rrëzohet edhe nga goditjet e SPAK. I ftuar edhe gazetari Artur Nura
-
VIDEO
Bardhi akuzon Ramën se i ka vjedhur programin PD-së: mashtrues në fushatë, nuk di dhe nuk do sepse vjedh!
Kreu politik për qarkun e Fierit për koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, akuzon kryeministrin dhe kreun e PS-së për vjedhjen e programit elektoral të Partisë Demokratike. E shoqëron akuzën me një video-postim në Faceboo
-
VIDEO
Balla takon Schieder, raportuesin e PE: U diskutua për Shqipërinë 2030 në BE!
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një takim me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder
-
VIDEO
Xhixho në Report Tv: Jo qeveri me Ramën pas 11 Majit, djali i Metës me agjendë të vetën, marrim 12 mandate! Program si i Bashës? S’flasim për personazhe joseriozë që janë bërë meme
Deputetja Erisa Xhixho, njëkohësisht nënkryetare e PL-së që pas arrestimit të Metës më 21 tetor 2024, flet në 'Sot, Live në Shqipëri' për projeksionet e partisë për zgjedhjet e 11 majit, pse Meta zgjodhi listën e hapur, përfshirjen e djalit të tij në fushatë elektorale de aleanca me PD. Nëse PS-së do i duhen votat e PL-së pas zgjedhjeve, nuk do ripërsëritet bashkëqeverisja 2013-2017. Pasi shpjegon programin, ironizon edhe Lulzim Bashën
-
VIDEO
Fletët e votimit për diasporën vijnë nga Sllovenia, paketimi për 5 ditë! Shpërndarja në 85 shtete të botës deri më 17 prill! Ja si të votoni
Fletët e votimit për të gjithë votuesit shqiptarë në diasporë që për herë të parë do të votojnë përmes postës, janë gati. KQZ do të shpenzojë 5 ditë për t’i paketuar dhe pritet t'u mbërrijnë emigrantëve mes 20-25 prillit. Posta do të jetë e shpejtë dhe gjithçka e paguar nga shteti, por korrieri ja dorëzon zarfin zgjedhor vetëm votuesit personalisht dhe jo të afërmve të tij.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Kreu i misionit të OSBE/ODIHR takim me drejtuesit e PL, Zannier: S’kam qëndrim për Metën, jemi pas shtetit të së drejtës e zbatimit të ligjit! Blushi: U arrestua qëllimisht
Kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannier zhvilloi një takim informues sot në zyrat e Partisë së Lirisë, në kuadër të fushatës dhe zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Të pranishëm ishin drejtuesit e PL-së, në mungesë të kryetarit Ilir Meta, i cili qëndron i paraburgosur prej 21 tetorit 2024 me tre akuza të ngritura nga SPAK
-
VIDEO
Tabaku takim me bizneset në ish-Bllok: Profesionet e lira të kërcënuara, taksat e larta po varfërojnë qytetarët
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në listën e hapur për Tiranën, zhvilloi një tur takimesh dhe bisedash me biznese dhe qytetarë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku diskutoi shqetësimet ekonomike dhe sfidat e sipërmarrësve e profesionistëve të lirë.
-
VIDEO
'Do ikësh për fiq', Basha ironizon Ramën nga Divjaka: Më 11 maj fermerët votojnë për subvencione dhe për lekët në xhepat e tyre
Drejtuesi politik i Koalicionit euroatlantikë, Lulzim Basha, kësaj radhe zgjodhi të ironizonte dështimet në bujqësi të qeverisë së Edi Ramës, me fermerin Lulzim Noreci në Divjakë.