-
VIDEO
Pak ditë nga fushata/ Berisha në pritje të LaCivita! ‘Porosi’ kandidatëve në listë të hapur: Fushatë të pavarur nga partia
Sali Berisha udhëzon kandidatët e listës së hapur, për fushatë jashtë strukturave të PD-së dhe të pavarur nga takimet partiake. Porosia është dhënë disa ditë më parë në mbledhjen me dyer të mbyllura me kandidatët e Tiranës ku fokusi është kërkuar të jetë programi elektoral.
-
VIDEO
PD kërkoi mbylljen e zyrës së PS në Delvinë, Ardit Bido: Bllofi i radhës i doktorit, përballë KZAZ-së ndodhet zyra e partisë së tij
Përmes një video në rrjetet sociale, Bido thotë se Bido doli sërish blof lidhur me akuzat për zyrën elektorale të PS në Delvinë. Sipas tij, përballë KZAZ-së ndodhet zyra e Partisë Demokratike dhe jo më larg se 100 metra është edhe zyra e kandidates së PD-së.
-
VIDEO
Hakimi i prokurorëve/ Alibeaj: Skandali shtetëror më i madh, transparencë, ndëshkim dhe masa! Mendja që e organizoi ende në liri, SPAK të shkojë te koka e grupit kriminal
Deputeti Enkelejd Alibeaj, njëkohësisht kreu i ‘Djathtas 1912’, ngjarjen e fundit të ndodhur, përveçse e cilësoi si skandal shtetëror, apeloi edhe për marrje masash konkrete dhe reagim publik të krerëve të shtetit, duke pyetur edhe se "kush është bashkëfajtori?"
-
VIDEO
‘Dueti’ Rama-Basha: Petro Koçi në Report Tv: Dëfrim elektoral! PS e vetmja që garanton reformën në drejtësi
Deputeti i PS, Petro Koçi i ftuar në Report Tv komenton replikat Rama-Basha, të cilat i quan dëfrim elektoral.
“Dueti Rama-Basha e kam parë si dëfrim elektoral, si një gjë të domosdoshme, se ka brenda jo vetëm aspekte serioze, por ka edhe pak batutë që mund të merret pak si një lloj dëfrimi elektoral. Ajo që bëra unë ishte një formë shakaje, por me sa pashë ishte bërë shumë virale. Tek ëebi juaj kishte marrë 80 e ca mijë shikime. Nuk është çështje kush thërret kë, besoj se Berisha nuk është i përshtatshëm për këtë lloj teknologjike”, tha Koçi.
Që PS do jetë fituese e zgjedhjeve të 11 majit nuk e vë në dyshim, ndërsa thekson se PS është e vetmja parti që garanton reformën në drejtësi.
“Shumica shkon te PS, nuk është çudi të ketë ndonjë zhvillim, ku nga partitë e ndryshme të këtë aty këtu një deputet. E kemi këtë avantazh që e djathta është shumë më e copëtuar, duke pasur parash edhe teknologjisë e llogaritjes së mandateve, kjo përbën një lloj avantazhi tjetër, fushata dhe fitorja nuk është bazuar tek kjo, por tek puna, tek arritjet e qeverisjes në këto vite, mënyra si organizohet fushata”, vijoi Koçi.
-
VIDEO
Replikat/ Hasa: 7x7 = 313, Rama në hall! Koçi: I kam thënë Bashës, 7x7 = 2017, 2021, 2025
Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, Endri Hasa ka replikuar në studion e Report Tv me deputetin e PS, Petro Koçi. Hasa i kthehet replikave virale Rama-Basha, duke e pyetur kryeministrin se ku i ka shokët, ndërsa me ironi thotë se 7x7 = 313. Ndërkohë, Petro Koçi numëron humbjet radhazi të Partisë Demokratike, duke thënë me ironi se 7x7 = 2017, 2021, 2025.
-
VIDEO
Sekretari amerikan i Shtetit siguron se SHBA nuk del nga NATO: Histeri mediatike, Trump e mbështet aleancën, duam të jetë më e fortë
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio siguroi se SHBA nuk do të dalin nga NATO. Ai tha se së fundmi është spekuluar shumë mbi këtë të pavërtetë që ka shkaktuar ankth për të ardhmen e aleancës dhe përfshirjen amerikane për sigurinë e aleatëve perëndimorë.
-
VIDEO
‘Po ndërton Parisin e vogël në Bukuresht!’ Beqiri zbulon dhe vilat e Berishës jashtë vendit: Meta po pastron 210 mln euro me 12 kulla në Rumani, kompleksi ‘Dielli’
Avokati Idajet Beqiri denoncoi sot në 'Studio Live' të Report Tv një tjetër çështje që lidhet me pasuritë e ish-presidentit të arrestuar që prej 21 tetorit 2024, Ilir Meta, njëkohësisht kreu i Partisë së Lirisë. Gjithashtu edhe vilat e Berishës anembanë Europës. Thotë se dosjet ia ka çuar SPAK: Edhe zonat ku ndodhen
-
VIDEO
‘Dashnia jote me bufin është e hershme Rame, Basha: Bashkë liruat të korruptuarit dhe mbyllët listat, s'më je përgjigjur 'ku i ke shokët'
Përmes një video në rrjetet sociale, Basha thotë se ka një bashkëpunim Rama-Berisha duke përmendur ndryshimin e ligjit për zgjedhjet në vitin 2008, mbylljen e listave.
-
VIDEO
‘Ku i ke shokët?’, Endri Hasa pyet Ramën nga Report Tv: ‘7x7 = 313’! S’na e jep dot pasaportën e BE, pa luftuar korrupsionin! Me Bashën, krah SPAK
Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, Endri Hasa i ftuar në Report Tv thotë se kanë nisur takimet derë më derë me qytetarët për të preznatuar proghramin për 11 majin.
-
VIDEO
Beqiri: Politika ka futur duart edhe te ‘Gërdeci’, krim shtetëror i Berishës Mediut, Strasburgu e tha qartë! GJKKO ka kaluar në ekstrem tjetër! Petraj: Të marrin vendimin e gjykatës në SHBA
Edhe pse e vështirë për t’u hetuar sepse kanë kaluar vite, dosja “Gërdeci” ka një mundësi proceduriale hetimi për shkak të rastit amerikan.
Drejtësia shqiptare mjafton që të marrë për referencë procesin që është bërë në SHBA dhe nëpërmjet asaj dosjeje të procedojë edhe në Shqipëri.
Këtë mendim ndanë dy avokatët Idajet Beqiri dhe Edmond Petraj sot në ‘Studio Live’, duke vënë theksin se edhe kjo çështje po zvarritet, pasi një shtet i tërë është i përfshirë, ku kryesori mbetet përsëri Sali Berisha.
Madje avokati Beqiri shkoi më tej, se politika i kishte shtrirë duart edhe te dosja “Gërdeci”.
-
VIDEO
Nesër seanca për aferën 'Partizani'/ Pas 5 muajsh zvarritje, më në fund pritet të vendoset nëse Berisha dhe Malltezi do kalojnë për gjykim
Nesër mbahet seanca paraprake për aferën Partizani. Gjyqtarja Davidhi më në fund do të vendosë nëse kalon ose jo për gjykim dosja me të pandehur ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerë. Seancat paraprake janë shtyrë për 5 muaj, ndërsa vendimi për kalim në gjyq themeli do të ishte përballja e vërtetë e Berishës e Malltezit me drejtësinë.
-
VIDEO
‘Partizani’/ Beqiri: Zvarritja tregon se GJKKO është kapur nga Berishët, po kthen modelin Gjin Gjoni e Tik Llalla! SPAK fle mbi dosjet e Saliut, ia gjetëm vilat jashtë vendit! Petraj: Vërtetë shkoi shumë gjatë
Një tjetër temë diskutimi në “Studio Live” të moderatorit Arbër Hitaj, ishte edhe dosja e aferës “Partizani” dhe shtyrja e seancave njëra pas tjetrës me procedurë.
Avokati Idajet Beqiri tha sot për Report Tv se kjo është e paprecedentë, një rast ku dukshëm ka presione apo ndërhyrje të Sali Berishës dhe vajzës së tij te trupa gjykuese dhe prokurorët që të zvarritet, pasi nuk ka ndodhur kurrë më parë që një seancë paraprake të shkojë deri në 7 muaj.
Së bashku me avokatin tjetër, Edmond Petraj, ata ranë dakord se kjo ishte e paprecedentë, duke e krahasuar me raste të tjera ku në dosje kishte deri në 50 të pandehur dhe zvarritja nuk kishte shkuar më shumë se 45 ditë.
Beqiri u shpreh se GJKKO po kthehet në “lolo” dhe gjithashtu po e kthen institucionin tek modelet e “Gjin Gjonëve dhe Tik Llallëve”, duke kujtuar ish-gjyqtarin dhe ish-kryeprokurorin e dënuar.
Avokati shfaqi edhe pesimizëm të krijuar nga standardet e dyfishta nga GJKKO-SPAK kohët e fundit për çështje të ndryshme, si rasti i kryebashkiakut Erion Veliaj që mbahet në qeli, pothuajse për akuzë e dosje të ngjashme me atë të Berishës, i cili është i lirë.