-
VIDEO
Këshilli i bashkiak i Matit miraton dorëheqjen e kryebashkiakut Agron Malaj dhe komandohet Kryetari i ri
Në këtë mbledhje ishin të pranishëm 19 nga 21 anëtarë. Pas miratimit të dorëheqjes, këshilli komandoi për zgjedhjen e dy zv/kryetarëve të Bashkisë. Myslym Zenelin që u zgjodh me 17 vota, ndërsa Flutura Biba mori 1 votë dhe pati një votë të pavlefshme.
-
VIDEO
Orë vendimtare për partitë, sot afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë! PS e PD ‘vulosin’ pasdite ekipin garues për 11 maj
Në mesnatë mbyllet afati për dorëzimin e listave me emrat për kandidatë për deputetë. Rama në 19:00 mbledh Kryesinë. PD në 17:00 mbledh Kryesinë, ndërsa në 19:00 Këshillin Kombëtar. Rama mund të mos kandidojë për deputet, Berisha pritet në listën e mbyllur të Tiranës, Meta në listë të hapur
-
VIDEO
Rama: Rezultat të thellë më 11 maj, t’u japim një ‘noc rrok’ madhështor
Kryeministri Edi Rama thotë se më 11 maj PS duhet të arrij një rezultat edhe më të thellë se ai i 2021 me 74 mandate. Me ironi, Rama tha se opozitës do i japin një noc rrok madhështor.
"Mundësia që rezultati i arritur të behet edhe më i thellë, është reale. Se gjithmonë ka mundësi për më mirë, por edhe për faktin që ju keni bërë një punë shumë të mirë me votuesit në emigracion, nëse do ti bashkojmë bashkë këto energji, do bëhet një rezultat i jashtëzakonshëm. Bëni maksimumin që më 11 maj të realizojmë këtë gjë të madhe për Shqipërinë dhe PS. Por edhe një merak tjetër ta nxjerrim, se ngaqë më kanë dëgjuar mua që thoja noc rrokun, më vënë ca prog false dhe më shkruajnë noc rrokun do marrës. Më 11 maj duhet tu prezantojmë atyre një noc rrok madhështor. Duhet të më ndihmoni që ta realizojmë këtë, që atyre ti çojmë noc rrokun, po një noc rrok aq madhështor sa të thonë ca i bëmë vetes që zgjuam noc rrokun", tha Rama.
-
VIDEO
'Kujtim Gjuzi është më simpatiku, po veç mustaqe ka', Rama ironizon opozitën: Ata të tjerët nuk kanë as mustaqe
Kryeministri Edi Rama në një takim me asambletë socialiste të Kavajës dhe Vorës, ironizoi koalicionin e Sali Berishës.
“Kujtimi është më simpatiku, po përveç mustaqeve s’ka asgjë tjetër. Ata të tjerët s’kanë as mustaqe. Këtu në Kavajë e keni parë vetë se ca po bën vajtja te shtëpia e mullixiut për inat të vjehrrës. E kemi provuar, sepse morëm një rezultat të jashtëzakonshëm, morëm bashkinë, e ndryshuam, ishte xhep fallso që s’kishte asgjë përveç pluhurit, farave të kungullit, as ujë, as drita. Ishin dhe ato dy gishtat tek sheshi. Kur kam ardhur në Kavajë për herë të parë, sekretari i PS nuk bënte do takimin se na dolën atje te kinemaja dhe s’na linin me hy dhe kur u futëm kishte më shumë karrige bosh”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Për herë të parë, mundësia për tu bërë pjesë e BE është reale
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me asambletë socialiste të Kavajës dhe Vorës.
-
VIDEO
Ironia e Spahiut: Partia Demokratike ka 20 vjet që nuk ndryshon listat e deputetëve dhe aleatëve
Juristi Kreshnik Spahiu, në emisionin ‘Repolitix’, mbrëmjen e sotme u shpreh se Partia Demokratike ka 20 vjet që nuk ndryshon listat e deputetëve dhe aleatëve.
Ai tha se Berisha, do të rrëzojë qeverinë me listat e ish-kreut të PD Lulzim Basha.
'Xhaketat e vjetra qëndrojnë të sigurt në lista dhe nuk prodhojnë më shumë vota figurat e reja e kanë më të vështirë. Dy gjera janë të sigurta vdekja dhe Tritani deputet ose figura të tjera që dihen që do kryesojnë listat ajo është skema që ka zgjedhur por mua më duket si një skemë humbëse, sepse Berisha nuk po bënë procesin e 2015. Ai erdhi me figura me imazh të ri dhe me sloganin me duart të pastra përballë një qeverie të korruptuar të Fatos Nanos, kurse sot i ke me dosje penale. PD nuk ka ndryshuar listat. Ai ka hequr vetëm emrin e Bashës, ai merr listën e Bashës dhe me atë do të rrëzojë Ramën’, tha ai.
-
VIDEO
‘Janë 41 vepra të tjera që akuzohet Berisha’, avokati Beqiri në 'Frontline': Për 11 dosje janë hapur hetimet! Veliaj duhet hetohet në gjendje të lirë
Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar se për Sali Berishën janë edhe 41 vepra të tjera për të cilat ai akuzohet. Ai tha se për 11 prej tyre ka nisur edhe hetimi dhe janë marr edhe provat.
-
VIDEO
Riformatohet Këshilli Drejtues i RTSH! Emrat e përzgjedhur votohen të enjten
Kuvendi do të zgjedhë të enjten 11 anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të Televizionit Publik. PS dhe PD në një mbledhje të mbyllur, seleksionuan 10 figurat më të përshtatshme, mes 68 aplikimeve. Leka Bungon në krye të bordit do ta zëvendësojë Helidon Haliti, ose Fatjon Hoxhalli.
-
VIDEO
Rama dhe Koçiu inspektim në Qendrën Spitalore të Kavajës: Ofron shërbime për rreth 100 mijë banorë të zonave përreth
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ishin të pranishëm të martën në qendrën spitalore Rajonale të Kavajës, e cila tani ofron shërbime shëndetësore për rreth 100,000 banorë të Kavajës, Rrogozhinës dhe zonave përreth, por edhe për turistët e shumtë që zgjedhin të pushojnë në plazhet pranë.
-
VIDEO
Prova të reja kundër Veliajt në Apel, avokati Petraj: E paprecedentë, duhej të ishte dosja e Shkallës së Parë! Gazetari Bala: Magjistratët s'guxojnë të sillen me bandat si me kryebashkiakun
Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi, bëjnë me dije se dy prokurorët e posaçëm, Ols Dado dhe Altin Dumani kanë paraqitur prova të reja dhe për këtë arsye seanca është shtyrë, pasi avokatët kanë kërkuar kohë të njihen me provat.
-
VIDEO
Projekti ‘Smart City’ kalon në komisionet parlamentare, debate te ‘Siguria’, Dogjani: Pse u dyfishua vlera e huasë? Lamallari: Zbatimi për 12 muaj
“Smart City”, projekti që synon rritje të sigurisë rrugore dhe publike në vend me instalimin e më shumë se 8,657 kamerave inteligjente në 20 qytete, kaloi mes debatesh në Komisionin e Sigurisë. Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, foli për rëndësinë që do të ketë projekti, përfshirë detajet e zbatimit.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit, Tafani: Rama me metodën që ka ndjek maksimizon votën, koalicioni i Berishës me personazhe të vegjël! Meta në listë të hapur, jo kosto për PD
Shumica e grupit parlamentar të Partisë Socialiste do të jetë në listën e hapur për zgjedhjet e 11 majit. Lidhur me këtë analisti Endri Tafani i ftuar ditën e sotme në emision ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, u shpreh se kjo metodë që ka zgjedhur Rama maksimizon votën.