-
VIDEO
“Ethet e listave”, 24 orët e fundit në PS! Kush do të jenë 34 ligjvënësit e rinj socialistë? Senatorët “në ring” për rreth 28 vende! Kryesia 'vulos' nesër
Të mërkurën në orën 19:00, Partia Socialiste mbledh Kryesinë për të “vulosur” ekipin e 11 majit. Listat përfundimtare pritet të kalojnë në filtrin e fundit para se të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Parimet mbi hartimin e listës kryesocialisti i ka bërë të qarta, të gjithë deputetët që kanë edhe një mandat të vetëm do të garojnë në listë të hapur.
-
VIDEO
Si u bë zero TVSH-ja në bujqësi? Braçe: Ministri i kohës (Ahmetaj) kishte hall mos bëhesha ministër bujqësie, donte të shkatërronte sektorin
Skema e rimbursimit të TVSH-së thuajse në çdo paketë fiskale është debatuar në komisionet parlamentare.
Erion Braçe tregon zanafillën e këtij dëmi që i është bërë fermerëve, kur u bë 0% TVSH-ja në bujqësi, teksa shigjeton ministrin e kohës së Financave që ka qenë Arben Ahmetaj.
“Ky shqetësim është krijuar nga Ministri e Financave dhe është krijuar në mënyrën më banale të mundshme. Kjo TVSH-ja u shkatërrua me ligj se ministri i asaj kohe (Arben Ahmetaj) kishte siklet të madh nga Erion Braçe, mendoi se ky do të bëhet ministër bujqësie dhe po ja shkatërroj sektorin para se të bëhet ministër bujqësie. Për kaq është prishur sistemi i TVSH-së. U ulëm me zotërinë (Ahmetaj) dhe kemi negociuar për ditë të tëra me radhë dhe ai zotëria aty (Dhimitër Kote zv/ministër bujqësie) e di mirë dhe kemi mbetur vetëm për 500 mijë euro, dhe për kaq para u shkatërrua skema e rimbursimit për bujqësinë”, u shpreh Braçe.
Problematikat me skemën e TVSH në këtë sektor kanë nisur në vjeshtën e vitit 2018, ku me propozim të Ministrit Arben Ahmetaj, rimbursimi i fermerëve u ul nga 20% në 6%. Pra kur grumbulluesi blinte produktin tek fermeri TVSH-në e kishte 6%, ndërsa e shiste me 20% TVSH.
Kurse në import ishte e barazuar si për blerje dhe për shitje në 20%. Në vjeshtën e vitit 2021, kur u soll në kuvend paketa fiskale e vitit 2022, u propozua që TVSH-ja në bujqësi të bëhej 0%, skemë që vijon deri më sot.
-
VIDEO
‘Tik-taku’ i listave/ Ethet e kandidimit mbërthejnë PD! EMRAT e mundshëm në 12 qarqe! Meta sfidon besnikët e Berishës, del në listë të hapur! Si ndahet ‘torta’ për PL e aleatët
Teksa afati për regjistrimin e kandidatëve për deputetë po afron, në PD ethet e kandidimit i kanë mbërthyer të gjithë. Report Tv sjell një panoramë të emrave më të mundshëm për të qenë në listat e mbyllura në 12 qarqet.
-
VIDEO
Rama: Kemi probleme me cilësinë e drejtësisë, por s’bëjmë avokatin e askujt! Ironi me opozitën: Si ka mundësi që Sorosi ka hyrë në BE dhe po hap zyrë në Shqipëri?!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale. Rama tha se është krenari që do të kemi një zyrë të Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Rama: Më 15 maj vijnë të gjithë liderët europianë, më 16 Samiti i madh në Tiranë!
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Nesër afati i fundit për kandidatët! Rama cakton orën se kur do të finalizojë listën e deputetëve
TIRANË- Lista përfundimtare me emrat e kandidatëve për deputetë nën siglën e PS, do të zyrtarizohet në mbledhjen e Kryesisë nesër në orën 19:00. Nesër në mesnatë është afati i fundit për dorëzimin e listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
-
VIDEO
Shqiptarët në Britani synojnë të pasurohen me ‘shtëpi bari’, avokati: Është fatkeqësi e madhe! Trafikantët lajme të rreme me AI, sikur janë lehtësuar procedurat e qëndrimit
Të rinjtë shqiptarë të arrestuar në Britani thuajse çdo ditë kanë qenë kryefjala e mediave britanike në lidhje më veprimtaritë e tyre kriminale, veçanërisht në fushën e drogës.
Lidhur me këtë situatë në një lidhje në Skype, avokati Naim Hasani tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se nga dhjetë mijë e pesëqind të burgosur në Angli 1200 prej tyre janë shqiptarë.
-
VIDEO
‘Tik-taku’ i listave/ Ethet e kandidimit mbërthejnë PD! EMRAT e mundshëm në 12 qarqe! Meta sfidon besnikët e Berishës, del në listë të hapur! Si ndahet ‘torta’ për PL e aleatët
Kur na ndan vetëm një ditë nga afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë, selia blu vijon të jetë e mbërthyer nga ethet e emrave. Jo vetëm për figurat nga radhët e saj që do të jenë pjesë e ushtrisë prej 186 emrave që do zbresin në betejën e 11 majit, por edhe për strehimin e aleatëve me të cilët Sali Berisha ka ndërtuar koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Berisha mbërriti në seli rreth mesditës, për të bërë përpilimet e fundit të kësaj liste.
Me Ilir Metën, për herë të parë nuk pati një shtrëngim duarsh për të zyrtarizuar aleancën e tyre për shkak të izolimit, por ky i fundit refuzoi edhe ofertën e Sali Berishës për të qenë në listat e mbyllura dhe shpalli kandidaturën në listën e hapur të qarkut të Tiranës.
Në listën e mbyllur, Sali Berisha pritet të qëndrojë vetë, bashkë me një sërë drejtuesish të PD. Duke nisur që nga Flamur Noka, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Edi Paloka, Besart Xhaferri, Jozefina Topalli, Ilda Zhulali dhe aleatët Fatmir Mediu, Tedi Blushi si dhe Shpëtim Idrizi.
-
VIDEO
Rama: Me 760 milionë euro në shëndetësi dhe universitet europian, mandati i katërt do të sjellë transformimin përfundimtar
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se buxheti i shëndetësisë ka arritur në 760 milionë euro, trefishi i nivelit të vitit 2013, duke theksuar se investimet në këtë sektor janë pjesë e një transformimi të thellë që pritet të finalizohet gjatë mandatit të katërt të qeverisjes.
-
VIDEO
TVSH-ja e Bujqësisë, debate të forta te Ekonomia! Braçe: Kjo është tallje e ministrit të Financave, inat i vjetër si i paraardhësit që kishte frikë! Puna ime e fundit
Deputeti Erion Braçe kërkon shfuqizimin e skemës së vitit 2018, të propozuar nga ish-ministri në arrati Arben Ahmetaj, për shkak se ka dëmtuar sektorin e bujqësisë, blegtorisë, pyjeve e peshkimit. Deputeti bën thirrje për votimin sa më shpejt dhe kritikon Qeverinë
-
VIDEO
Nesër afati i fundit për dorëzimin e listave/ Aleatët e Berishës mbërrjnë në PD, pas tyre dhe Topalli për Diasporën
Ndërkohë në selinë e PD-së ka mbërritur dhe Jozefina Topalli, e cila do të konsultojë finalizmin e propozimeve të kandidatëve të Diasporës me Kreun e PD-së Sali Berisha. Procesi për përgatitjen e listave të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme po hyn në një fazë vendimtare në Partinë Demokratike.
-
VIDEO
Rama: Kemi probleme me cilësinë e drejtësisë, por s’bëjmë avokatin e askujt! Ironi me opozitën: Si ka mundësi që Sorosi ka hyrë në BE dhe po hap zyrë në Shqipëri?!
Kryeministri Edi Rama zhvilloi bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale. Rama tha se është krenari që do të kemi një zyrë të Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Rama: Më 15 maj vijnë të gjithë liderët europianë, më 16 Samiti i madh në Tiranë!
-
VIDEO
Rama: Nuk bëj udhëtime në avion me biznes klas, të gjitha janë ekonomike, përfshi edhe ato me familjen!
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj njërës prej pyetjeve që kishte të bënte me akuzën ndja tij për fluturime me çarter apo me klas biznes në avionë jashtë vendit.