• VIDEO

    “Deputetët me një mandat në listë të hapur”/ Rama: Ata që thonë jemi të rinj, kanë vetë moshë, PS-ja do jetë skuadra më e re

    Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy më Sy” ka folur sërish për listat e deputetëve të Partisë Socialiste dhe për mënyrën se si do të angazhojë kandidatët e rinjë. Rama ka theksuar sërish se ata deputet që kanë më shumë se një mandat do të jenë në listën e hapur, me ndonjë përjashtim të veçantë. Nga ana tjetër Rama ka ironizuar dhe partitë e reja, të cilat sipas tij veprojnë si të vjetër.

     
  • VIDEO

    Rama: Shqipërisë i janë përputhur yjet e fatit, larg qoftë fitorja e PD-së më 11 maj! BE s’i sheh fare me sy disa tipa

    Kryeministri Edi Rama vuri theksin sot (11 mars) tek e ardhmja europiane e Shqipërisë dhe fati që i ka trokitur si asnjëherë në derë me negociatat dhe në prag të anëtarësimit brenda pesë vitesh.

  • VIDEO

    Rama flet për financimet e BE: Vetëm ne e integrojmë Shqipërinë, jo Aleanca Madhështore me Kujtim Gjuzin

    Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve në rrjetet sociale, të cilët e pyetën mbi programin e PS. Rama tha se do të prezantojnë disa pika, por më kryesorja është integrimi në BE dhe shpjegoi me detaje fondet që Shqipëria merr nga Unioni, por edhe se si ndryshojnë fondet me integrimin në BE. Rama theksoi se vetëm PS mund ta integrojë Shqipërinë në BE dhe jo Aleanca Madhështore apo Kujtim Gjuzi.

     
  • VIDEO

    Rama: Dritarja e BE mund të mbyllet! Qytetarët shqiptarë do jenë të barabartë me ata të Europës! Ia dhamë ne shpatën Drejtësisë, jo bufi i kënetës

    Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e dritares së hapur për Bashkimin Evropian për Shqipërinë, që e theksoi se nuk është derë e hapur por vetëm dritare që mund të mbyllet nëse nuk shfrytëzohet momenti i artë.

  • VIDEO

    'Vota e shqiptarëve për herë të parë ka një peshë gjeopolitike', Rama për 11 Majin: Na duhet unitet në një botë që po kërcënohet çdo ditë

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar ditën e sotme dhe me rubrikën e tij të përjavshme "Sy më sy", ku është përqendruar në rëndësinë e zgjedhjeve të 11 Majit. Rama ka theksuar se vota se në 11 Maji, sipas tij, vota e shqiptarëve ka një peshë gjeopolitike.

     
  • VIDEO

    Kryeministri Rama iu përgjigjet ndjekësve në rrjetet sociale

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale

  • VIDEO

    Nesër Apeli i GJKKO-së vendos për Veliajn, Gazetari Muça: Mund të ketë masë më të butë sigurie! Shabani: SPAK të avancojë hetimet ndaj Sali Berishës

    Të ftuarit në studion e ‘5 pyetje nga Babaramo’ diskutuan nëse duhet të ndryshohet nesër masa e sigurisë kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

  • VIDEO

    'Mustaqet e Kujtim Gjuzit', Noka e mbron aleatin në Kuvend: Eshtë dinjitoz, Zoti ju ruajt çfarë do t’iu gjejë pas 11 majit

     

    Ministri Taulant Balla në Kuvend ironizoi opozitën për koalicionin e formuar për 11 majin të cilët shpresën e kanë tek Kujtim Gjuzi Selami Jenishehri.

    Shpresa juaj që të Kujtim Gjuzi Selami Jenisheri e ca të tjerë janë vizioni për të ardhmen, janë shpresa për ndryshim. Këtu i kam pasur aty, gjëra të mira kam bërë me ta kam ndryshuar kushtetutën. Ju i kishit sjellë jo unë, në e dimë film i parë. Ju do humbni dakord pastaj do merrni vendim për bojkot, ju do ikni dhe do vinë atë. Këtë film e kam parë, është e thjeshtë për shqiptarët”-u shpreh Balla.

    E për ta mbrojtur aleatin me mustaqe në kuvend u vu sekretari i përgjithshëm i PD-së dhe Flamur Noka.

    Duke iu përgjigjur ironisë së ministrit Balla Noka e quajti aleatin njeriun më dinjitoz

    “Kujtim Gjuzi është më dinjitoz se këta hajdutët, nuk ka marrë asnjë cent. Nuk ka lidhje me drogën. Të gjithë shqiptarët janë më dinjitozë se banda e narkosit. 11 maji po afron. 

    Është koha për të dhënë llogari. Do të ikni, shumë do të jenë pas hekurave, por të tjerët të ikin para 11 majit se shpëtim për ta nuk ka. Ka nisur Edi Rama t’iu hajë. Zoti ju ruajt çfarë do t’iu gjejë pas 11 majit”, tha Noka.

  • VIDEO

    Debatet në Kuvend/ Berishës s'i del inati: Votuat në 5 minuta arrestimin tim, karma ju vjen prapa! Balla ironi: Shpresa juaj tek Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenishehri

    Opozita dhe maxhoranca e përdorën foltoren e kuvendit për të bërë fushatë elektorale. Sali Berisha renditi ata që i quan ‘zezat’ e kësaj qeverie që varfëroi më shumë shqiptarët, ndërsa i dha një këshillë socialistëve që të mos kandidojnë në zgjedhjet e 11 majit.

    Berisha, i cili është marrë i pandehur për akuzën e 'korrupsionit' për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani, tregoi hapur se nuk kishte harruar se ky parlament votoi arrestimin e tij pa u menduar 2 herë dhe se do të hakmerrej. 
    Kundërpërgjigjen ia dha ministri i shtetit Taulant Balla i cili renditi të gjitha arritjet e kësaj qeverie ndër vite, nga rritja e pagës, tek rritja e pensioneve por dhe firmosja e marrëveshjeve me 16 shtete për njohjen e pensioneve. Madje Balla lajmëroi se shumë shpejt do të firmoset dhe marrëveshja për njohjen e pensioneve me Greqinë.

  • VIDEO

    Përpjekje për të kompleksuar gjyqtarët? Dash Sula: Qarkullojnë lajmet se nesër doni të lironi Veliajn

    Deputeti demokrat Dash Sula tha në Kuvend se mazhoranca është e gjitha e fokusuar që ditën e nesërme të nxjerrë nga burgu kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

    Sula u shpreh se po qarkullojnë lajme se Veliaj do të dalë nesër nga paraburgimi dhe kjo për shkak të intimidimeve që po iu bëhen personave të përfshirë në këtë proces.

    “Më shumë iu shqetëson Erion Veliaj që ka gjyqin nesër, për fustanet, bizhutë, bikinin e familajrët e tij. E keni hallin të lironi nesër Erion Velinë me të gjitha mënyrat.

    Kumbari i Veliajt nuk është këtu, babai i reformës në drejtësi që deformohet. Nuk është presion absolutisht, por merret vesh. Se po qarkullojnë lajme se po intimidoni dhe po përdorni të gjitha mënyrat për ta liruar atë”, tha Dash Sula në Kuvend.

    Kjo më shumë se një denoncim, është një përpjekje për të kompleksuar gjyqtarët që të mos e lirojnë Veliajn. Ndërkohë mediat dhe faqet pranë Sali Berishës, kanë nisur prej disa ditësh, shantazhet publike ndaj gjyqtarit Engert Pëllumbi, që do të shqyrtojë kërkesën e Erion Veliajt për lirimin nga burgu. Portali i familjes Berisha, shkruante madje, se Pëllumbi ka marrë miliona euro nga njerëz pranë Veliajt, për t’u liruar nga burgu. Nuk jepnin asnjë provë dhe asnjë fakt.

  • VIDEO

    Spahiu: 'Aleanca Greqia Madhështore' Berisha-Beleri, rrezik për interesat kombëtare shqiptare

    Juristi Kreshnik Spahiu ironizon në Report Tv koalicionin e Sali Berishës me 26 parti politike të tjera. Spahiu thotë me ironi se kjo nuk është aleancë shqiptare, por është Aleancë për Greqinë Madhështore dhe paraqet rrezik për interesat kombëtare shqiptare.

    "Një të vërtetë ka, se është madhështor se kalon kufijtë e Shqipërisë, por nuk është aleancë shqiptare. Është aleancë për Greqinë Madhështore se për herë të parë kemi konsolidim të dy rrymave politike, që kanë konsideratë një qëndrim politik prej disa vitesh, duke nisur që nga zgjedhjet lokale, që ka marrë përmasa me pasoja të rënda për Shqipërinë. Konflikti mes Greqisë dhe Shqipërisë arriti kulmin, ku Greqia për shkak të konfliktit në Himarë kërkoi të bllokojë integrimin dhe kjo erdhi për shkak të aleancës madhështor e për Greqinë. Çfarë do të ndodhte me Kurtin, nëse Kurti sot do krijonte aleancën për kos madh, duke krijuar qeverinë me serbët në Kosovë, pasi edhe ai nuk arrin dot kuotimin e votave. Pavarësisht kritikave që kemi për Kurtin, Kurti nuk e bën një gjë të tillë se të gjithë. Aleanca Beleri-Berisha është një Aleancë për Greqinë madhështore kundër interesave të kombit shqiptar. Nëse do lex nëj int të Greqisë në mediat greke është poshtërues se si trajton dy partitë e Shqipërisë, Italinë dhe Turqinë, duke i sulmuar indirekt, duke i konsideruar si marrëdhënie korruptive", tha Spahiu. 

  • VIDEO

    Spahiu: Engert Pëllumbi që gjykon dosjen Veliaj, ndër gjyqtarët më të ndershëm dhe me integritet

    Kryebashkiaku Erion Veliaj do të paraqitet nesër në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku do të shqyrtohet ankimi i masës së sigurisë arrest me burg. Juristi Kreshnik Spahiu thotë se gjyqtari që do të vendosë për masën, Engert Pëllumbi, është një ndër gjyqtarët më të ndershëm në magjistraturës shqiptare.

    “Nesër një nga gjyqtarët më të ndershëm, integritet, karakter, të magjistraturës shqiptare, një gjyqtar që me modestinë e tij ka bërë një karrierë të sigurt, Engert Pëllumbi ka nesër në dorë pjesërisht çështjen e fatit të dosjes Veliaj”, tha Spahiu.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv