-
VIDEO
Nis sesioni i ri parlamentar, deputetët kthehen në Kuvend pas 1 muaj pushime
Deputetët janë rikthyer në Kuvend, pas 1 muaj pushime. Seanca plenare nisi me himnin kombëtar.
-
VIDEO
Sesioni i ri/ Balla: Të mbyllim negociatat me BE-në brenda 2027-s! Të avancojmë me reformën zgjedhore, roli i opozitës i pazëvendësueshëm
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, përcaktoi integrimin në BE dhe reformën zgjedhore si dy prej objektivave të mazhorancës për sesionin e ri parlamentar. Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se synimi është mbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027 dhe anëtarësimi në BE brenda vitit 2030, ndërsa për reformën zgjedhore kërkoi angazhimin e të gjitha forcave politike, duke e cilësuar të pazëvendësueshëm rolin e opozitës.
-
VIDEO
Sesioni i ri parlamentar, Peleshi vendos objektivat: Integrimi në BE, prioritet i punës së Kuvendit! Domosdoshmëri rishikimi i statusit të deputetit
Në çelje të seancës së parë plenare për sesionin e ri parlamentar, kryetari Niko Peleshi bëri një përmbledhje të punës së Kuvendit sezonin e kaluar dhe përcaktoi 3 objektiva të reja. Të tria, kanë në qendër procesin e integrimit europian që do të jenë prioritet për punën e Kuvendit.
-
VIDEO
Kandidat për Tiranën në vendoret e 2027-ës? Alimehmeti: Do të ndjek procedurën, vendimin e merr spektri opozitar! Prioritet qyteti, shërbimet s’kanë politikë
Për Erion Braçen si kandidat të mundshëm të socialistëve, Alimehmeti tha se nuk ndërhyn në vendimet e një force tjetër politike. Ai theksoi se prioriteti i kryebashkiakut duhet të jetë qyteti dhe shërbimet për qytetarët, ndërsa ndryshimi politik duhet të vijë përmes zgjedhjeve të drejta dhe një force të konsoliduar elektorale.
-
VIDEO
Incidenti mes Iris Luarasit e protestuesve, reagon Rama: Çfarë mjerimi mendor
Kryeministri Edi Rama ka ripostuar videon ku protestuesit ndjekin nga pas deputeten Iris Luarasi duke i thirrur “hajdute” dhe “kriminele.”
-
VIDEO
U përndoq nga protestuesit, Luarasi: Më zunë pritë me sharje e fyerje, e quajnë dhunën aktivizëm! Do t’i denoncoj
Deputetja socialiste Iris Luarasi ka reaguar në rrjetet sociale pas incidentit me protestuesit që e ndoqën brenda qendrës tregtare ndërsa shkonte drejt parlamentit duke e quajtur “pritë.” Luarasi shprehet se u dhunua verbalisht nga gra që e akuzojnë se nuk mbron gratë.
-
VIDEO
Përplasje mes protestuesve dhe efektivëve para Parlamentit, FNSH i bashkohet ‘Shqiponjave’! Disa të shoqëruar! Trafik i rënduar ‘në zemër’ të kryeqytetit
Përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë para godinës së Kuvendit, janë shënuar gjatë tubimit të sotëm, kur nisi seanca plenare.
Efektivët e Policisë kanë shoqëruar disa persona, ndërkohë që nga pamjet duket se ka pasur tensione të forta mes palëve.
Njëri prej protestuesve është parë të shtrihej në tokë, gjatë momentit që po tentohej shoqërimi i tij nga forcat e Policisë.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u janë bashkuar Forcave Shqiponja në perimetrin rreth Kuvendit, për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve, të cilët janë pozicionuar atje për të sulmuar me vezë deputetët, pas përfundimit të seancës plenare.
Për shkak të grumbullimit të protestuesve, është bllokuar edhe rruga para Kuvendit, duke bërë që qindra automjete të mbeten në trafik.
-
VIDEO
Shqiponjat ‘gardh’ te Kuvendi, protestuesit sulmojnë me vezë efektivët e Policisë
Protestuesit e pozicionuar para godinës së Parlamentit kanë sulmuar me vezë forcat ‘Shqiponja’ të Policisë, të cilat kishin krijuar një gardh për të garantuar mbarëvajtjen e seancës plenare në Kuvend.
Sot protestuesit kishin shkuar të mirëorganizuar në tubim, pasi kishin marrë me vete një sasi të madhe vezësh, me qëllim për t’i hedhur drejt deputetëve dhe efektivëve të Policisë.
-
VIDEO
Protesta para parlamentit, 2 të shoqëruar
2 protestues të cilët ndodheshin nga ana e Ministrisë së Brendshme, janë shoqëruar nga policia. Ata kanë thyer perimetrin e sigurisë duke mos iu bindur policisë.
-
VIDEO
Votimi për nënkryetaren e Kuvendit dhe dekretit për ministren e Shëndetësisë, opozita braktis seancën plenare
Me refuzimin për të vijuar me votimin për propozimin e Taulant Ballës për zgjedhjen e Evis Kushit si zv.kryetare e Kuvendit (duke pasuar Klodiana Spahiun), opozita u largua nga salla, duke braktisur seancën e parë të sesionit të ri parlamentar.
Pas votimit të dekretit të presidentit Bajram Begaj për emërimin e Klodiana Spahiut si ministre e Shëndetësisë, kryetari Niko Peleshi njoftoi mbylljen e seancës plenare.
-
VIDEO
‘Polici e krimit’, protestuesit qëllojnë efektivët me vezë e domate
Protestuesit përpara Kuvendit kanë qëlluar me vezë e domate një njësi të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që po kalonte pranë tyre.
“Polici e krimit” dhe “Nuk na përfaqësoni”, thirrën ata ndërsa lëshonin ‘municionet’ drejt efektivëve.
-
VIDEO
Protestuesit ‘armatosen’ me vezë, thirrje për Ballën: Taulanti kërkon motër
Me bikerina vezësh në duar, qytetarët janë grumbulluar jashtë ambienteve të Kuvendit për të protestuar.
Thirrjet e tyre vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, ndërsa një prej tyre i drejtohet kreut të grupit të PS: “Taulanti kërkon motër.”