-
VIDEO
LIVE TV- Nis Kuvend, jashtë protestë
-
VIDEO
Protestat/ Begaj, mesazh deputetëve në nisje të sesionit të ri parlamentar: Energjia qytetare të ushqejë dialogun dhe të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve
Presidenti Bajram Begaj i dërgoi një mesazh Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar, duke u ndalur te protestat qytetare. Kreu i shtetit tha se pjesëmarrja e qytetarëve në jetën publike është tregues i zhvillimit të demokracisë, ndërsa u kërkoi deputetëve një Kuvend përfaqësues, funksional dhe llogaridhënës.
-
VIDEO
PS e PD përplasen për pagat e drejtësisë/ Balla: I cakton Kuvendi, më 17 shtator votojmë për formulën e re! Bardhi: Votë kundër, futët gjykatat në kolaps
Mazhoranca thotë se do t’i jap zgjidhje ngërçit të pagave të sistemit të drejtësisë që në seancën e parë të rregullt të sesionit të ri, më 17 shtator. Kreu i grupit të PS e bëri të qartë se do të vijohet me shqyrtimin e projektligjit të depozituar në korrik, që e rrit pagën referencë të magjistratëve me 0.2% të pagës së Presidentit, e cila mbahet sërish si bazë.
-
VIDEO
Sesioni i ri parlamentar/ Qytetarët paralajmërojnë protestë, policia kordon sigurie rreth Kuvendit
Pas pak minutash, në orën 17:00, parlamenti nis sesionin e ri, ndërsa protestuesit kanë paralajmëruar se do të grumbullohen para Kuvendit.
Policia ka marrë masat dhe ka krijuar një kordon sigurie, me efektivë të shumtë përreth.
-
VIDEO
'Vizita e Berishës në SHBA s'ndryshon asgjë për PD-në' Edmond Spaho në Report TV: Non grata nuk është hequr! Partia rrezikon zhbërjen nëse humbet në zgjedhjet e 2027-ës
Partia Demokratike rrezikon të përsërisë humbjet nëse nuk ndryshon modelin politik. Ky është vlerësimi i ish-deputetit demokrat Edmond Spaho, i cili tha se vizita e Sali Berishës në SHBA është një arritje personale dhe jo e opozitës.
-
VIDEO
Rama: Program kombëtar për Inteligjencën Artificiale, përdorimi i saj i detyrueshëm në administratë
Kompania shtetërore do të ofrojë shërbime dixhitale do t’i japë fund gjuetisë nga privati të tenderave publikë në këtë sektor tha kryeministri Edi Rama në Forumin e Dytë të Inovacionit, me fokus te Inteligjenca Artificiale. Sektorin privat e kritikoi edhe për nivelin e ulët të përdorimit të AI, gjë që e bën vunerabël ndaj sulmeve kibernetike.
-
VIDEO
Pagat e drejtësisë/ Bardhi: Projektligji i 2 deputetëve të PS bie ndesh me vendimin e Kushtetueses, nismën duhej ta sillte qeveria
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi qeverinë se nuk ka përmbushur detyrimin për të propozuar projektligjin për pagat e magjistratëve, duke e cilësuar situatën e krijuar cenim të pavarësisë së sistemit gjyqësor. Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Bardhi tha se nisma e dy deputetëve socialistë bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe paralajmëroi se sistemi gjyqësor po futet në kolaps.
-
VIDEO
Balla: Reforma territoriale dhe zgjedhore, prioritetet e PS! Të përgatitemi në kohë për vendoret 2027
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se reforma territoriale dhe ajo zgjedhore do të jenë dy nga prioritetet kryesore të mazhorancës në sesionin e ri parlamentar.
-
VIDEO
Pagat e drejtësisë/ Balla: Kompetenca për t’i caktuar i takon vetëm Kuvendit, pr.ligji kalon për miratim më 17 shtator
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se projektligji i dy deputetëve socialistë që adreson vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve do të shqyrtohet dhe do të kalojë për miratim më 17 shtator. Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës, Balla tha se projektligji është depozituar brenda afatit të përcaktuar nga Kushtetuesja, ndërsa theksoi se në një shtet demokratik kompetenca për përcaktimin e pagave i takon Kuvendit.
-
VIDEO
Spahiu: Injorancë e madhe në Shqipëri, askush s’e kupton pse SHBA kërkon Shtet Bektashi
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se shqiptarët duhet të jenë të përgatitur për platforma apo projekte ndërkombëtare, pasi sipas tij, jemi një shtet i vogël dhe i pafuqishëm për t’i parandaluar këto zhvillime.
-
VIDEO
Spahiu: Çudi, por 100% e partive në Shqipëri ishin dakord me idenë e të dërguarit të Trump për Shtetin Bektashi
Për Kreshnik Spahiun, mos-reagimi i forcave politike në Shqipëri për deklaratat e të dërguarit të Presidentit Trump lidhur me Shtetin Bektashi, është një tregues vasaliteti ndaj Uashingtonit i politikanëve në vendin tonë.
-
VIDEO
Shteti Bektashi/ Këshilltari i PS: Duhet referendum! Laçi: Cenon sovranitetin e Shqipërisë, komunitetet fetare janë vasalë! Meçe: I dërguari i Trump shmangu takimin me Berishën
Juristi Romeo Kara u fokusua kryesisht te keqqeverisja e Shqipërisë nga dy forcat kryesore politike, PS dhe PD, të cilat sipas tij nuk marrin më shumë se 42.7% të votave të shqiptarëve. Për analistin Arben Meçe, Shteti Bektashi është një projekt ndërkombëtar gjeostrategjik që synon "të bashkohë linjat islamike dhe kristiane".