• VIDEO

    I pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, deputeti Ndreca kërkon pushimin e çështjes: Akuza s’ka asnjë bazë, zero dëm ekonomik shtetit

    Deputeti socialist Plarent Ndreca i marrë i pandehur nga SPAK për akuzën e “shkeljes dhe pabarazisë në tenderë”, ka kërkuar pushimin e çështjes.

  • VIDEO

    Takimi i Ramës me punonjësit e bashkisë, Berisha çmendet: Ky është anti-miting! I kërcënon: Ju regjistrojmë emër për emër

    Kryetari i PD-së Sali Berisha kërcënoi punonjësit e Bashkisë së Tiranës për takimin me kryeministrin Rama, duke thënë se do t‘i regjistrojnë emër për emër. Takimin, ai e quajti krim shtetëror dhe elektoral dhe tha se vjen në të njëjtën ditë kur u rrëzua busti i Enver Hoxhës

     
  • VIDEO

    E shpalli non grata, Berishës nuk i del inati me Blinken: Është armiku më i madh i brendshëm i amerikanëve

    Sali Berishës nuk i del inati me ish sekretarin e Shtetit në SHBA, Antony Blinken, i cili e shpalli kreun e PD non grata.

    Në konferencën për gazetarët mbajtur sot (20 shkurt), Berisha tha se armiku më i madh i brendshëm i amerikanëve është Antony Blinken.

    “Ishte kryediplomati i Amerikës dhe botës që kishte mbledhur 51 firma për të mashtruar kombin amerikan për djalin e presidentit amerikan. Ky njeri nuk pati integritetin as të jepte dorëheqjen”,  tha Berisha për Blinken.

  • VIDEO

    Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Këtë herë do ta tundim, do kemi një fitore spektakolare

    Në rubrikën “SY m’SY” në rrjetin e tij social Facebook kryeministri Edi Rama njoftoi se për pak ditë Partia Socialiste do të dalë në terren dhe do të zhvillojë takime me qytetarët e Shqipërisë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

  • VIDEO

    Arrestimi i Erion Veliajt, Rama: E tepruar! Shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional

    Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy më sy në Facebook, foli edhe për punën e SPAK dhe arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

    Rama tha se SPAK ka anë të mira, por edhe negative. Sipas tij, në rastin e Veliajt, është shkatërruar jeta e një njeriu për budallallëk profesional.

    Më tej, Rama shtoi se e mbështetet SPAK, por se duhet që të jetë strukturë e pavarur dhe me standard profesional e europian.

    "Profesionalen duhet ta konsolidojmë. Ka gjëra negative, por edhe gjëra pozitive. Kur shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional është e tepruar.

    Nuk mund të hetohet me metoda të Sigurimit të Shtetit, synojmë të kemi drejtësi të pavarur dhe të standardeve europiane. Unë uroj të jetë një lajthitje e momentit dhe të ndalet survejimi në territor.

    Nuk mund të kthehemi në kohë të errëta, sa kush merret me politikë të survejohet. Drejtësia duhet mbështetur fuqimisht, që të bëjë punën e vet.

    Secili është në punën e vet, ne kemi punën tonë dhe nuk duhet të ndërhyjmë tek njëri-tjetri. Por, duhet të luftojmë të gjithë për drejtësi profesionale", tha Rama. 

  • VIDEO

    'Amerika, garantuese e drejtësisë së pavarur', Rama i kthehet komentuesit: Reforma ishte fryt i vizionit të PS-së! Nuk e solli SHBA dhe nuk e merr dot me vete

    Kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesve në Sy m' Sy. Dikush i shkruante se drejtësia e pavarur garantohet nga SHBA.

    Por Rama thekson edhe një herë se vizioni për reformën në drejtësi dhe garante është Partia Socialiste. 

    Garanci që drejtësia të jetë e pavarur ishte Amerika.

    'Është fryt i vizionit, i vullnetit dhe i përpjekjes titanike të PS. Nuk e solli Amerika dhe nuk e merr dot me vete kur ikën. E kemi dëshiruar këtë gjë. E kemi shkruar në programet tona që kur ishim në opozitë. Është fryt i qëndrimit tonë të prerë. Po të ishim ne kundër drejtësisë, do ishim këtu pa asgjë nga këto. Amerika ka dhënë mbështetje të madhe bashkë me BE. Por pavarësia dhe qëndrueshmëria varet vetëm nga vullneti i PS. Nëse PS e lëshon këtë llogore, të tjerët janë të reshtuar në llogoren e bombardimit të SPAK, me shpifje, akuza dhe fyerje. Ji i sigurt që drejtësi që i shërben pushtetit të radhës nuk do ketë.'

  • VIDEO

    'Veriun e ke lënë pas dore', Rama i kthehet komentuesit duke renditur arritjet e qeverisë në veri: Të tjerët nisën Rrugën e Kombit, por e lanë pa përfunduar

    Kryeministri Edi Rama vijoi me përgjigjet ndaj komentuesve në Sy m' Sy. Dikush i shkruante se qeveria ka lënë pas dore veriun e Shqipërisë. Rama renditi disa nga akset rrugore në veri të Shqipërisë të cilat sipas tij janë punë e qeverisjes socialiste.

    Këtej veriun po e lë pasdore.

    'O Klod, po të bëj një rezyme. Rruga e Arbrit është në veri, në verilindje. Mua më rezulton se rruga e Kombit është në veri. E kemi gjetur të lënë rrugëve. Kemi bërë punime të jashtëzakonshme për ti dhënë trajtë përfundimtare. Dhe vijojnë ende. Më rezulton se rruga në Theth është në veri. Rruga e Valbonës, në Tropojë. Më rezulton rruga e Lurës, është në proces dhe do jetë në dispozicion të turistëve. 

    Më rezulton se rruga e Alpeve është në veri. Më rezulton se rruga Shëngjin Velipojë është në veri. Rruga Shkodër Velipojë është në veri. Të përmenda disa akse me rëndësi. Mund të përmend dhe plot akse të tjera më të vogla. Këtë teorinë e veriut të lënë pas dore ta lëmë në të shkuarën. Ata nisën të bëjnë rrugën e Kombit, por nuk bënë asgjë tjetër. Këto janë rrugë zhvillimore dhe e ndërtuar nga qeveria e PS.'

  • VIDEO

    Rama: Fajtorët e 21 janarit i nxjerr SPAK e GJKKO, jo qeveria! Prokuroria e Posaçme ekziston falë PS, në llogoren tjetër ata që shantazhojnë Dumanin

    Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy” duke iu përgjigjur qytetarëve në rrjetet sociale, ka folur sërish sot për çështjen e 21 Janarit dhe pritshmëritë që ka shoqëria për të vendosur drejtësi për katër të vrarët në bulevard.

    “Kur vjen puna te 21 Janari, fajtorët i nxjerr pikërisht SPAK-u dhe Gjykata Speciale, nuk i nxjerr qeveria.

    Rama u shpreh i vendosur të luftojë korrupsionin.

    "Unë e kam me aq të vërtetë saqë me sa shoh ty dhe shumë të tjerëve si ty, nuk jua rrok as mendja sa me të vërtetë e kam këtë punë. Se po të mos e kisha me të vërtetë, e them pa asnjë dyshim që nuk do kishte SPAK fare, institucione të reja të drejtësisë, gjë që na ka bërë një shembull në vullnetin e luftës kundër korrupsionit në të gjithë rajonin”, u shpreh Rama.

    Rama nënvizoi edhe një herë se është inciativë dhe vullnet i PS-së për të kontribuar pavarësinë e institucioneve të reja, ndërsa në llogoren tjetër Rama vendos opozitën që thotë po lufton e shantazhon SPAK.

    "Drejtësia e pavarur për aq sa është pavarësuar e po kontribuon, jo pak, në përpjekjen tonë të përbashkët për të ulur Shqipërinë në BE është fryt i vizionit e vullnetit e përpjekjes titanike të PS. Nuk e solli Amerika e nuk e merr dot me vete. E kemi shkruar nëprogramet tona që kur ishin në opozitë dhe është fryt i qëndrimit tonë të prerë. Amerika e BE ka dhënë mbështetje të madhe në procesin e reformës por pavarësia dhe qëndrueshmëria e institucioneve të drejtësisë varet nga vullneti i PS-së. Nëse PS e lëshon këtë llogore, të tjerët janë reshtuar në luftën kundër drejtësisë dhe bombardimit të SPAK e drejtuesve të SPAK me cdo lloj shantazhi e fyerjesh"

  • VIDEO

    Bonusi i pranverës për fushatë? Përgjigjet Rama në Sy m' Sy: Gjysma e së vërtetës! Hallet e njerëzve nuk zgjidhen nga ata që thonë 'kuak, kuak, kuak'

    Kryeministri Edi Rama vijoi dhe mëngjesin e sotëm me përgjigje ndaj komentuesve në rrjete sociale, në rubrikën Sy m sy. Dikush i shkruan se premtimet për bonusin e pensioneve është në kuadër të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve të 11 majit. Rama thotë se tani është momenti për një bilanc të mandatit të tretë.

    Duke iu përsëritur pensionistëve se bonusi i pranverës është në dispozicion dhe duke iu thënë të gjithëve se ne jemi shumë të vendosur.

    Dikush më vinte në dukje se isha kujtuar për fushatë. Kjo është gjysma e së vërtetës. Kur vijnë zgjedhjet bëhet një bilanc e pashmangshme. Për të ndarë se çfarë është bërë. E nevojshme, komunikimi të jetë intensiv. Por është e pamundur të komunikosh për hallet e njerëzve në sallonet mediatike, ku flitet vjedhje vjedhje, burg burg burg, dhe kuak kuak kuak.

  • VIDEO

    Rama në 'sy m'sy': I vetëdijshëm se duhet bërë më shumë për të zbutur rritjen e çmimeve! Në mars hapet tuneli i Murrizit

    Në rubrikën sy m’sy ku Rama i përgjigjet qytetarëve pranoi rritjet e çmimeve.

    • VIDEO

      ‘Repolitix’/ Meçe: Primaret e PD në dorën e kasapit Flamur Noka! Elezi: Berisha nuk largohet vetë, duhet mundur, listat mbahen sekrete! Dhuli: PD i ndërron gjithmonë deputetët

      Çfarë po ndodh me Primaret në Partinë Demokratike? Kjo ishte një nga temat kryesore të trajtuara mbrëmjen e sotme në “Repolitix” të moderatorit Denis Minga, në Report Tv. Te ftuar ish-deputeti demokrat Arben Meçaj, ish-kryetari i PD Kukës, Ibsen Elezi, juristi Skerdi Dhuli dhe analist Redi Varaku

    • VIDEO

      Antikorrupsioni/ Ekspertët: Komision i Përhershëm parlamentar për monitorimin e drejtësisë (edhe SPAK)! Xhafaj: Ku japin këto llogari, kush i kontrollon?

      Në plan edhe ligj për koordinimin e luftës ndaj korrupsioni! Në kuvendin e Shqipërisë pritet të ngrihet një komision i përhershëm parlamentar, i cili do të monitorojë punën e institucioneve të drejtësisë, përfshirë SPAK. Ekspertët kanë propozuar gjithashtu edhe vendosjen e sanksioneve, ndërsa vetë Kryetari i Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, thotë se këto institucione duhet të japin llogari diku

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv