-
VIDEO
Report Tv e denoncoi, qeveria zhbën ‘VKM Balluku’, ku merrte lejet e ndërtimit për gjithë Tiranën! Vendimi i ri: Miratim vetëm për ndërtesat që pengojnë fluturimet! Rikthehen kompetencat e bashkive
Vendimi i miratuar me propozim të zv. Kryeministres Belinda Balluku që i jepte kësaj të fundit miratimin e lejeve të ndërtimet në hapësira gjigande rreth aeroporteve nuk ekziston më. Pas denoncimeve të Report Tv, qeveria e ka zhbërë vendimin e datës 18 dhjetor. VKM e re zvogëlon shumë hapësirën gjigande, ndërsa lejet do të jepen nga KKTU për çdo ndërtim në vetëm 2 km, për ndërtimet mbi 15 metra në 2 km e tjerë dhe për ndërtimet mbi 30 metra në 11 km pasardhëse.
-
VIDEO
Në opozitë të gjithë rreth Berishës për ‘shkrirjen e SPAK’, Tabaku bashkohet për të pyetur ‘Venecian’: PD protestoi e lirë para institucionit, PS si bandë e paguar
Që Sali Berisha të mos e arrijë ‘shkrirjen’ e SPAK këtë qëllim, Edi Rama kërkon që PD të mos votohet më 11 maj. Por në kampin opozitar, po kristalizohet ideja se drejtësia duhet korrigjuar dhe filtër për këtë, duhet të jetë Komisioni i Venecias.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt/ Rama iu përgjigjet komentuesve: Heshtëm 5 vite, por tani drejtësia ‘shalqi me provë’! O me mua në Europë, ose me bufin e kënetës në gropë
Duke iu referuar arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, kryeministri Edi Rama i dërgoi edhe një mesazh drejtësisë se qëllimi i lartë nuk i justifikon mjetet e ulëta. Ai thotë se nuk e sulmon SPAK-un por ngre zërin, pasi drejtësia është një ndër kushtet themelore për integrimin.
-
VIDEO
Mentor Kikia: Retorika e Berishës për shkrirjen e SPAK, nonsens elektoral që i jep avantazh Ramës
Kikia vlerësoi për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se kjo retorikë është vijim i qëndrimeve të mëparshme të Berishës dhe Ilir Metës ndaj SPAK, por tashmë është bërë më agresive.
-
VIDEO
Heqja e non gratës? Berisha: LaCivita nuk ka tagër për qëllime lobimi, Kompania është marrë për zgjedhje
Kryetari i PD-së ka deklaruar se kompania e LaCivita nuk merret me lobime, por vetëm me çështjen e zgjedhjeve
Besoj se një deklaratë të tillë kam bërë unë para jush në zyrën time.
Nuk ka kompania e kontraktuar për zgjedhje, nuk ka asnjë funksion dhe lidhje si kompani lobimi sepse në vendin e vet, këto veprimtari janë me kuadër të ndryshëm ligjor dhe bëtë mirë që ma rikujtuat.
Por unë, në qoftë se shkon në konferencën e parë që kam bërë pas asaj në Rogner, kam sqaruar se kjo kompani nuk ka asnjë tagër apo angazhim për qëllime lobimi. -
VIDEO
'Arresti në burg' instrument për statistika penale? SPAK i përgjigjet PS-së me shifra: Nga 2791 persona në paraburgim, vetëm 270 hetohen nga ne
Ndërsa maxhoranca ka shprehur kritika ndaj SPAK për përdorimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’, ‘pa kriter’ apo ‘instrument për statistika penale’. Prokuroria e Posaçme ka publikuar një bilanc për vitin 2024 ku rezulton se vetëm 30% e atyre që heton janë në paraburgim. Duke i referuar statistikave të Drejtorisë së burgjeve në total numri i personave që heton SPAK dhe janë në qeli është vetëm 9.7%
-
VIDEO
Beqiri: Disa individë në SPAK e GJKKO po sabotojnë, mbështetja ka rënë nën 50%! Saliu ka hallin e Shkëlzenit dhe Argitës! Galdini: Rama e do drejtësinë për vete! Tafani: Berisha po ia kalon Enverit
Diskutimet përplasën të ftuarit në lidhje me SPAK-un dhe GJKKO-në, si dhe kërcënimet që Berisha dhe Rama i kanë bërë ditët e fundit.
-
VIDEO
Protesta për Veliajn/ Beqiri: Kreu i GJKKO s’i çoi shkresë SHBA e Britanisë sepse i kanë shpallur ‘non grata’ Berishën, i politizuar! Galdini: SHBA nuk ikën! Tafani: Trump u tërhoq! Logu: Rama bën fushatë
Emisioni ‘Repolitix’ trajtoi sot çështjen më të nxehtë të ditëve të fundit, që ka të bëjë me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, por edhe reagimet politike dhe beteja Rama-Berisha ndaj SPAK. Të ftuar në studion e Report TV, nga moderatori Denis Minga, ishin avokati Idajet Beqiri, Besart Logu, avokat pranë PD, kreu i LRE, Arian Galdini dhe analisti Endri Tafani
-
VIDEO
‘Repolitix’/ Tafani: Sherifi i ri për Shqipërinë do jetë Europa! Beqiri: BE na i ka futur këmbët në një këpucë, objektiv integrimi! Galdini: Rama-Berisha do shkrijnë SPAK
-
VIDEO
PD denoncon: Balluku shpërbleu kryeprokurorin që arrestoi Belerin! Kunati i Zarkës u emërua drejtor i KESH 24 orë pas arrestimit nga SPAK
Partia Demokratike akuzon zv.kryeministren Belinda Balluku, njëherazi ministre të Energjetikës, se ka emëruar në krye të KESH, kunatin e ish-prokurorit të Vlorë të arrestuar nga SPAK Aurela Zarka.
-
VIDEO
‘Do e shkrij!‘ Sali Berisha nuk tërhiqet: SPAK prokurori politike! Rama e quan buf kënete, kryetari i PD-së ia kthen: Je zogu sqep-këpucë, ha zogjtë e tu
Pavarësisht reagimeve të shumta kundër deklaratës së tij se pas 11 majit do të shkrijë Strukturën e Posaçme anti-korrupsion, Sali Berisha insistoi në qëndrimin e tij. Ai tha sot para mediave se SPAK është një organizatë politike, me drejtësi të dirigjuar, që shet dosje dhe fle mbi krimin.
-
VIDEO
Arsimi i Lartë 2030, Manastirliu: Ndërkombëtarizim i universiteteve dhe skemë e re financimi! Do ketë rishikim të kuadrit ligjor
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu prezantoi sot së bashku me kryeministrin Rama dokumentin për politikat e Arsimit të Lartë 2030. Manastirliu theksoi se dokumenti i ri për arsimin e lartë përmban dy objektiva kryesorë: Zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe arritja e standardeve evropiane në arsim dhe kërkim shkencor.
Masat kryesore që do të zbatohen deri në vitin 2030 do të jenë rishikimi i kuadrit ligjor për të siguruar më shumë fleksibilitet dhe për të hapur rrugën për programe të reja studimore, por edhe profilizimi i universiteteve sipas kërkesave të tregut të punës, me fokus tek kombinimi i degëve shoqërore me teknologjinë dhe IT.
Më tej synohet dhe rritja e ndërkombëtarizimit, përmes programeve të diplomave të përbashkëta dhe kampuseve të reja dhe financimi i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, me përfshirjen më aktive të diasporës akademike në procesin e mësimdhënies dhe kërkimeve.