-
VIDEO
Primaret e Berishës/ Këshilltarët bashkiakë të PD në garë për deputetë! Në qarkun e Tiranës, figura të ricikluara, pak risi
Thuajse të gjithë anëtarët demokratë në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të futen në garën e primareve që selia blu mban më 1 mars për të zgjedhur kandidatët për deputetë. 5 demokratët Ilir Alimehmeti, Ilda Zhulali, Dorian Teliti, Alba Kepi dhe Xhonatan Pano janë në mesin e 89 kandidaturave në qarkun e Tiranës që synojnë të jenë pjesë e listave për zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Presidenti i Emirateve Arabe, Zayed Al Nahyan viziton Tiranën! Pritet nga Rama në Pallatin e Brigadave, nënshkruhen marrëveshje për energjinë e rinovueshme dhe përdorimin e kamerave inteligjente
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed Al Nahyan pritet në Pallatin e Brigadave në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama
-
VIDEO
Mbërrin në Rinas presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed Al Nahyan, pritet nga kryeministri Rama
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Zayed Al Nahyan është pritur në Rinas nga kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Celibashi sqaron Diasporën: Ja si do e numërojmë votën tuaj pa u dalluar se për kë votuat! Mendova 40 mijë, por do kalojmë 200 mijë regjistrime! S’ka votim me ID të huaj
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, iu përgjigj Diasporës në një komunikim online në rrjetet sociale. Shpjegon se si do numërohet vota e tyre pa u identifikuar. Thotë se nuk mendonte se do kalonin 40 mijë regjistrime në fillim dhe se votuesit pa ID biometrike shqiptare nuk mund të votojnë më 11 Maj
-
VIDEO
Vota e Diasporës/ PS feston numrin rekord të kërkesave për zgjedhjet, Balla nga Prato: 100 mijë regjistrime nga Italia!
Kreu Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, e njoftoi vetë këtë lajm me një video-postim në rrjetin social Facebook, në takimin që pati me emigrantët shqiptarë në Prato. Gati 40% e te gjitha kërkesave për t’u regjistruar në KQZ si votues nga jashtë, vijnë nga vendi fqinj. Kurse Italia dhe Greqia të dyja së bashku kanë 70% të emigrantëve që kanë bërë kërkesa dhe janë regjistruar në KQZ
-
VIDEO
Rama në 'Ç'kemi nonjë të re': Nesër mbërrin në Shqipëri presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Zayed, donatori më i madh dhe mik i shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nëpërmjet rubrikës së tij “Ç’kemi nonjë të re” se nesër mbërrin në Shqipëri një mik i vjetër i shqiptarëve, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Ku do bëhet votimi dhe numërimi elektronik? Report Tv zbardh 3 skenarët: Njësia 5 e 10 në Tiranë e Vora, më shumë shanse
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gati tre skenarët për votimin elektronik në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Report Tv ka siguruar tre draftet që KQZ do t’ua vendosë në tavolinë partive politike për të nisur negociatat se ko implementohet votimi elektronik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
-
VIDEO
'Hollivudi në Tiranë', dy artistët amerikanë serial për Shqipërinë! Rama në ‘Flasim’: Kthyem ish-Kinostudion në rezidencë për artistët
Dy artistët amerikanë, Pamela dhe Philip, ndanë me kryeministrin Edi Rama historinë e tyre të lidhjes me Shqipërinë dhe themelimin e qendrës për trajnimin e talenteve të reja. Ata tregojnë si zbuluan Shqipërinë, duke theksuar mbështetjen që vendi ofron për artistët dhe mundësitë për zhvillim në industrinë e filmit.
-
VIDEO
Ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni i bëhet ‘pullë poste’ Berishës edhe në Parma!
Partia Demokratike zhvilloi sot takimin me emigrantët shqiptarë në Parma. Ra në sy prezenca e gjyqtarit Gjin Gjoni, sikurse edhe në Romë, kur ishte bashkë me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, 2 javë më parë. Gjoni kandidon edhe në Primaret e PD për qarkun Lezhë
-
VIDEO
Rama bisedë telefonike me Zelenskyn! Presidenti ukrainas: Çdo diskutim për Ukrainën me pjesëmarrjen tonë, edhe BE të jetë pjesë e negociatave për paqen
Rama zhvillon bisedë telefonike me presidentin ukrainas Zelensky. Në fokus plani i paqes për Ukrainën, për të cilin Zelensky thekson se negociatat nuk mund të zhvillohen pa përfshirjen e vendit të tij dhe BE. Zelensky shpreh mirënjohje ndaj Shqipërisë për mbështetjen.
-
VIDEO
Veliaj: Asnjë histori korrupsioni apo favori me Shkëlqim Fushën! Edhe godina që i fala SPAK-ut u bë me garanci
Në një reagim të radhës nga paraburgimi, Kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se nuk ka asnjë histori korrupsioni mes tij e biznesmenit Shkëlqim Fusha siç e akuzon prokurori Ols Dado. Referuar garancisë së kthyer pas për sheshin “Skënderbej”, Veliaj thotë se është e drejtë ligjore dhe jep shembull godinën e BKH që bashkia i fali Spakut, e ndërtuar edhe ajo me garanci, e cila kthehet pas nëse puna kryhet sipas standardeve.
-
VIDEO
‘Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë’, Rama batuta me shkodranët: Do ta lë me shkrim, edhe për së vdekmi jo
Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në kantierin e rrugës së Komanit, ndërsa nuk munguan as batutat me banorët e zonës.