Udhëtojnë me abone falas, Veliaj: Do të bëjmë Kartën e Pensionistit, si atë të Studentit

15 Janar, 20:43

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me pensionistë, të cilët prej 1 janarit 2025 janë pajisur me abone të përgjithshme dhe udhëtojnë falas me transport publik.

Ai tha se vendimi për ta bërë falas abonenë, në fillim për studentët dhe më pas për të moshuarit është një nga vendimet më të mira.

“Ashtu siç kemi bërë me Kartën e Studentit, me të cilën nuk japim vetëm abonenë e përgjithshme falas për studentët apo paguajmë gjysmën e tarifës së konviktit nga bashkia, por jepen edhe mbi 1500 shërbime me ulje. Mendoj se ka ardhur koha që, si qytet të prodhojmë Kartën e Pensionistit, e cila do të jetë një kartë për rezidentët e Tiranës, pasi rimbursojmë shërbime vetëm për qytetarë të Tiranës, por mund të kthehet edhe në një model për qytetet e tjera”, tha Veliaj.