Gjimnazistët ekselentë në Këshillin Bashkiak, Veliaj: Burim frymëzimi

7 Janar, 16:12

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj priti sot në një takim në Këshillin Bashkiak nxënësit ekselentë të gjimnazit “Qemal Stafa”. Veliaj u kërkoi të rinjve që të mbështesin njëri-tjetrin, ndërsa tha se kush punon ecën përpara.

Takimi vjen në kuadër të një turi takimesh që Veliaj po zhvillon me ekselentët e të gjithë gjimnazeve. 

Salla e Këshillit Bashkiak të Tiranës, u çel sot, jo për sherre politike, por për ekselentët e gjimnazit “Qemal Stafa”.