I arrestuar nga SPAK, Veliaj: Ols Dado më akuzon se kam takuar dy agjentë të huaj, ata ishin arkitektë për t'ju marrë kontribut falas për Tiranën

1 Mars, 14:54 | Përditesimi: 1 Mars, 14:54

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijon të zbërthejë detaje nga dosja e arrestimit të tij me kërkesë të prokurorit të SPAK, Ols Dado.

Nga paraburgimi i Durrësit, përmes një reagim në facebook kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se ata që Ols Dado i cilëson si agjentë të huaj në fakt janë dy arkitektë, me reputacion ndërkombëtar, Jesus Hernandez dhe Marco Casamonti që i kishte takuar jo për favore personale, por për kontribut falas për Tiranën.

Veliaj thekson ndër të tjera se “refuzon mentalitetin se po punove do të sulmohesh” ndërsa  beson se Shqipërinë e çon përpara puna dhe njerëzit e punës, jo përtacët, qylaxhinjtë, frikacakët, xhelozët e llapaqenët.

r.k./Shqiptarja.com