Rama dhe Veliaj përurojnë dy godina të reja në 'Qytetin Studenti': Kushte europiane për studentët! Kush ulëret sot, të kujtojë si ishin konviktet me sapllake

3 Shkurt, 14:34 | Përditesimi: 3 Shkurt, 14:34

Gjatë ceremonisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi faktin se ky investim ofron një realitet të ri për studentët.

“Më vjen mirë që vazhdojmë subvencionimin e pagesës për studentët. Një dhomë në këto konvikte kushton më pak se 20 lekë në ditë. Pra, sa një kafe dhe një ujë në ditë. Në total është një shumë prej 5500 lekësh në muaj, ndërkohë që në realitet kostoja është shumë më e lartë. Ne si të majtë besojmë se këtë kosto do e ndajmë bashkë me studentët. Bashkia e Tiranës paguan më shumë se 6000 lekë në muaj, duke përfshirë edhe ujin, dritat, internetin e çdo gjë tjetër, ndërkohë që studentët paguajnë më pak se 200 lekë në ditë, për një ambient që do ta kishte zili çdo hotel me 3-4 yje në Tiranë”, tha Veliaj. 

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, kanë bërë politika sociale dhe solidariteti për të gjitha shtresat e shoqërisë, që nga fëmijët, studentët dhe deri te pensionistët.

r.k./Shqiptarja.com