Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota

16 Janar, 15:24

75 familje të prekura nga tërmeti në Kombinat morën çelësin e shtëpisë së tyre të re. Në ceremoninë e shpërndarjes së apartamenteve mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili uroi banorët për banesat e tyre të reja ndërsa theksoi se ky proces nuk ishte i lehtë, pasi u vonua për shkak të pengesave me gjyqe nga partitë politike.