-
VIDEO
Aksident me 3 të plagosur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, fuoristrada përplaset me kamionçinën pasi tentoi parakalimin
Ngjarja u shënua në afërsi të fshatit Dushk, kurse të plagosurit janë dy drejtues mjetesh dhe një pasagjer. Një kamionçinë me targa AB968FS është përplasur nga prapa nga një automjet tip fuoristradë, me targa AB261OG, tip “Kia”
-
VIDEO
Duka në Report TV: Do kemi një deputet në listat e mbyllura të PD, përçarja e opozitës na dëmton më 11 Maj! Partitë e vogla marrin 1-2 deputetë
Agron Duka u shpreh sot për Report Tv se do të kenë një deputet të sigurt në listat e mbyllura të PD-së, sipas marrëveshjes së bërë me aleatin në opozitë.
-
VIDEO
SPAK ‘godet’ sërish organizatën kriminale Çopja, u sekuestrohet ‘Solis Farm’ në Baldushk! Në pranga administratori, i gjenden para, orë rolex e varëse floriri me diamante (FOTO)
Prokuroria e posaçme ka sekuestruar të tjera pasuri të vëllezërve Çopja të dyshuar si krerë te një organizate kriminale. Ne sekuestro është vendosur një agroturizëm në Baldushk si dhe është ndaluar administratori të cilit i janë gjetur sende me vlere dhe shuma të konsiderueshme parash.
-
VIDEO
Fier/ U kërcënua nga Ben Qimja, merret në mbrojtje gjyqtari Vladimir Cjapi! Shpallet në kërkim Isufaj, RENEA i kontrollon banesën, i gjen pistoletë e dokumente zyrtare
Gjyqtari i Fierit, Vladimir Cjapi dhe familjarët e tij, janë marr në mbrojtje, pas denoncimit për kanosje nga Arben Isufi, i njohur me nofkën Ben Qimja. Cjapi është kanosur nga 55 vjeçari më 12 shkurt 2025 dhe pak ditë më vonë në datën 17 shkurt është bërë kallëzimi nga ana e gjyqtarit. 'Ben Qimja' është shpallur në kërkim.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt/ Rama: Lejet e ndërtimit nuk janë favore, por të drejta zhvillimi! Kush akuzon për ryshfet, ose e ka bërë vetë ose do e bënte
Kryeministri Rama ndalur tek arrestimi i Erion Veliajt tha se lejet e ndërtimit nuk janë favore as privilegje, por të drejta zhvillimi të pronarëve e investitorëve. Rama tha se kush akuzon për ryshfet për leje ndërtimi pa prova, ose e ka bërë vetë ose do e bënte.
-
VIDEO
Report Tv sjell pamjet me dron nga takimi i kryeministrit Rama me punonjësit e bashkisë
Report Tv ka sjellë pamjet me dron nga Sheshi Skëderbej ku kryeministri Rama mblodhi rreth 6 mijë punonjës të bashkisë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj më 10 shkurt.
-
VIDEO
Korçë/ Po transportonin mallra kontrabandë nga Greqia, 2 të arrestuar, nën hetim 4 punonjës të doganës Kapshticë
Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës pasi u kapën duke transportuar mallra kontrabandë nga Greqia.
Ndërkohë nën hetim janë edhe 4 punonjës të Degës Doganore Kapshticë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".
Autorët u kapën në në flagrancë në aksin rrugor Kapshticë - Blilisht.
-
VIDEO
Fier/ Kërcënoi një gjyqtar, policia kontroll në banesën dhe makinat e ‘Ben Qimes’, gjendet një pistoletë
Policia në Fier, ka kryer kontroll në banesën dhe makinat e Arben Isufajt i njohur si ‘Ben Qimja’, i cili kërcënoi gjyqtarin Vladimir Cjapi.
Gjatë kontrollit gjenden dhe sekuestrohen, 1 armë zjarri pistoletë, 1 palë targa të huaja, jelek multifuksional si i Policisë, 2 pajisje DVR, 6 celularë dhe dokumenta zyrtarë.
-
VIDEO
Seanca paraprake/ Deputeti Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO
Deputeti socialiste Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO për seancën paraprake.
Ndreca, së bashku me disa ish-zyrtarë të tjerë, akuzohet për shkelje ligjore në tenderin për rikonstruksionin e katër komisariateve gjatë kohës kur ai shërbente si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Sipas hetimeve të SPAK, dyshohet se janë kryer ndryshime të paligjshme në fondin e tenderit, duke favorizuar kompaninë fituese dhe biznesmenin Gjon Radovani.
Kallëzimi fillestar është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili evidentoi mospërputhje dhe devijime ligjore në procedurat e prokurimit për rikonstruksionin e komisariateve në Vlorë, Mirditë, Pogradec dhe Komisariatin nr. 4 në Tiranë.
-
VIDEO
I riu në Korçë rrezikon 25 vite burg/ Familjarët dhe partnerja e mitur në protestë: Dua të më lironi burrin! Nuk më ka marrë me dhunë
Gjatë paradites të kësaj të enjte në qytetin e Korçës është zhvilluar një protëstë nga familjarët e 21-vjeçarit Dritson Kurti dhe përfaqësues të komunitetit rom
-
VIDEO
Banesa e marrë me qira u kthye në shtëpi bari, detajet e operacionit në Vlorë! Hetohen në gjendje të lirë dy elektricistë e një faturist
Burime për Report Tv bëjnë me dije se pas konstatimit për vjedhje energjie policia ka vazhduar hetimet, ndërsa prej një viti banesa në lagjen “24 Maji”, ishte marrë me qira.
-
VIDEO
Durrës/ Stefan Çapaliku vjen me vëllimin poetik ‘Camera Obscura’, një udhëtim i veçantë mes imazhit dhe fjalës
Biblioteka Publike dhe Teatri “Aleksandër Moisiu” u bënë mikpritësit e një ngjarjeje të veçantë kulturore, ku u shfaq videoperformanca me rastin e promovimit të librit me poezi “Camera Obscura” të autorit Stefan Çapaliku. Eventi u zhvillua në sallën e teatrit duke ofruar një qasje të re mbi poezinë dhe interpretimin artistik të saj. Autori, Stefan Çapaliku shpjegoi natyrën e imazheve në poezinë e tij, duke theksuar se ato nuk janë imazhe të vendosura në një pozicion të paramenduar, siç ndodh në një studio fotografike.
“Në poezi, shkrepja ndodh pa i vendosur njerëzit në pozë. Ata kthehen në karikatura, duke krijuar një formë unike të fotografimit të realitetit. Kjo bën që shkrimtari të shkruajë në kohën e vet,” u shpreh autori.
“Camera Obscura”, ose e përkthyer në shqip “Dhoma e Errët”, është një fenomen natyror ku rrezet e dritës që kalojnë përmes një vrime të vogël në një hapësirë të errët formojnë një imazh të përmbysur mbi një sipërfaqe. Ky koncept vizual shërben si një metaforë e fuqishme për poezinë e Çapalikut, e cila tenton të fiksoj realitetin në një formë të ndryshme nga ajo që ne jemi mësuar ta shohim.