-
VIDEO
Vrau Briken Sanajn te Kodra e Diellit në 2022, ekstradohet nga Gjermania 42-vjeçari Vladimir Kola
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri 42-vjeçarin Vladimir Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Briken Sanajt. I dyshuari u arrestua në prill 2024 gjatë operacionit “Versus”, pas bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve gjermane
-
VIDEO
I përfshirë në politikë? Safet Bajri pranon: Kam qenë komisioner i PD-së krah Bardh Spahisë në zgjedhjet e 2013
Safet Bajri, emri i të cilit akuzohet se është i lidhur me shumë ngjarje kriminale, kryesisht në Shkodër pranon se në zgjedhjet e 2013 ka qenë krah PD-së së Sali Berishës.
-
VIDEO
Arrestimi i Veliajt, Rama do mbledhë në sheshin ‘Skënderbej’ në orën 16:30 punonjësit e bashkisë! Një orë më pas takim me këshilltarët e majtë
- Kryeministri Rama do të mbledhë sot në orën 16:30 në Sheshin Skënderbej punonjësit e bashkisë Tiranë.
Pritet që në këtë takim të marrin pjesë rreth 6 mijë punonjës përfshirë edhe drejtoritë në varësi të bashkisë, bën me dije gazetarja Raziela Myslimaj.
Ndërsa në orën 17:30 do të zhvillojë një takim me këshilltarët e majte në bashkinë e Tiranës.
-
VIDEO
'Veriun e ke lënë pas dore', Rama i kthehet komentuesit duke renditur arritjet e qeverisë në veri: Të tjerët nisën Rrugën e Kombit, por e lanë pa përfunduar
Kryeministri Edi Rama vijoi me përgjigjet ndaj komentuesve në Sy m' Sy. Dikush i shkruante se qeveria ka lënë pas dore veriun e Shqipërisë. Rama renditi disa nga akset rrugore në veri të Shqipërisë të cilat sipas tij janë punë e qeverisjes socialiste.
Këtej veriun po e lë pasdore.
'O Klod, po të bëj një rezyme. Rruga e Arbrit është në veri, në verilindje. Mua më rezulton se rruga e Kombit është në veri. E kemi gjetur të lënë rrugëve. Kemi bërë punime të jashtëzakonshme për ti dhënë trajtë përfundimtare. Dhe vijojnë ende. Më rezulton se rruga në Theth është në veri. Rruga e Valbonës, në Tropojë. Më rezulton rruga e Lurës, është në proces dhe do jetë në dispozicion të turistëve.
Më rezulton se rruga e Alpeve është në veri. Më rezulton se rruga Shëngjin Velipojë është në veri. Rruga Shkodër Velipojë është në veri. Të përmenda disa akse me rëndësi. Mund të përmend dhe plot akse të tjera më të vogla. Këtë teorinë e veriut të lënë pas dore ta lëmë në të shkuarën. Ata nisën të bëjnë rrugën e Kombit, por nuk bënë asgjë tjetër. Këto janë rrugë zhvillimore dhe e ndërtuar nga qeveria e PS.'
-
VIDEO
Rama në 'sy m'sy': I vetëdijshëm se duhet bërë më shumë për të zbutur rritjen e çmimeve! Në mars hapet tuneli i Murrizit
Në rubrikën sy m’sy ku Rama i përgjigjet qytetarëve pranoi rritjet e çmimeve.
Natyrisht ekonomia nuk është mjaftueshëm mirë, e njerëzit janë të prirur të kërkojnë më shumë. Jam i vetëdijshëm se duhet bërë më shumë për të zbutur rritjen e çmimeve,në disa raste jashtë logjikës, por ama shifrat flasin vetë. Nëse kur ne morën detyrën ishin 100 mijë kompani aktive sot janë 250 mijë. Një shifër domethënëse kjo. Ambicia jonë është për të bërë më shumë.
-
VIDEO
Vijojnë punimet për ndërtimin e rrugës Qafë Dardhë në Berat
Ka nisur tashmë puna për hapjen e një tjetër kantieri me rëndësi për qytetin e Beratit, rruga e Qafë-Dardhës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga investim, i cili sipas tij do të lehtësojë jetesën e banorëve të pesë fshatrave përreth.
'Me hapjen e një tjetër kantieri me rëndësi për Beratin, rrugën e Qafë Dardhës, një investim i cili jo vetëm do të lehtësojë jetesën e banorëve të pesë fshatrave përreth, por dhe do të çlirojë potencialin e paprekur turistik të një zone me natyrë të jashtëzakonshme deri lart në Malin e Tomorrit, ju uroj një ditë të mbarë', shkruan ai.
-
VIDEO
Aksident i rëndë gjatë natës në fshatin Symiz të Maliqit, automjeti përplas për vdekje një këmbësor, policia shoqëron drejtuesin 37-vjeçar
Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor "Korçë-Pogradec". Automjeti i drejtuar nga shtetasi G. Ç., 37 vjeç, e ka përplasur viktimën, e cila nuk është identifikuar ende.
-
VIDEO
E FORTË/ Meçe ZBULON njerëzit e Berishës në SPAK! Elezi: PD humb KEQ në 11 Maj
Çfarë po ndodh me Primaret në Partinë Demokratike? Kjo ishte një nga temat kryesore të trajtuara mbrëmjen e sotme në “Repolitix” të moderatorit Denis Minga, në Report Tv. Te ftuar ish-deputeti demokrat Arben Meçaj, ish-kryetari i PD Kukës, Ibsen Elezi, juristi Skerdi Dhuli dhe analist Redi Varaku
-
VIDEO
Elezi: PD po vret garën, Berisha rrezikon rezultatin më të dobët në zgjedhjet e 11 Majit! Meçe: Në Kryesi janë njerëzit e Bashës, LaCivita po manipulon! Varaku: Fitorja e Trump ka ndryshuar situatën
A ka shanse Sali Berisha ta risjellë PD-në në pushtet në situatën e aktualitetit dhe politike në të cilën po ndodhin zhvillimet në vend. Çfarë mendojnë të ftuarit në panelin e “Repolitix”.
-
VIDEO
Primaret ndajnë grupin e PD! Disa deputetë kundër Berishës, pas Bushatit e Xhaferrajt nuk kandidojnë as Doda, Bano e Koliqi
Procesi i primareve po kundërshtohet nga një pjesë e grupit parlamentar të PD të cilët kanë refuzuar të bëhen pjesë e këtij procesi, duke hequr dorë automatikisht nga gara për të qenë sërish deputetë. Report Tv ka mësuar se nga deputetët demokratë, pas Helidon Bushatit dhe Ferdinand Xhaferrajt kanë refuzuar primaret edhe Petrit Doda, Emilja Koliqi e Eralda Bano.
-
VIDEO
Petraj: Tani është radha e denoncimit që Bardhi i bëri Nokës për pasurinë në SPAK! Meta mund të lirohet! Topalli: Politikanët e fshehin pasurinë te të afërmit
Një tjetër analizë në ‘Studio Live’ ishte edhe hetimi pasuror i zyrtarëve të lartë dhe roli i ILDKPI.
-
VIDEO
KAS rrëzon KQZ: Kuvendi të miratojë 'Paketën e maleve' e pr/ligjin për TVSH në Bujqësi! Celibashi pezullon ligjin për të burgosurit (DOKUMENTI)
Kuvendi i Shqipërisë e fitoi betejën me Kreun e KQZ-Ilirjan Celibashi. Vendimi i sotëm i Komisionit të Ankesave i lejon Parlamentit të miratojë Paketën e Maleve dhe ndryshimet në skemën e TVSh-së për bujqësinë, pasi ato nuk shkelin rregullat para zgjedhore.