-
VIDEO
Shkodër/ Kishin humbur në Malin e Taraboshit, FNSH gjen turistët pas dy orë kërkimi
Dy turistët, njëri nga Kosova dhe tjetra shtetase nga Gjermania, kishin humbur kontaktin gjatë udhëtimit në Malin e Taraboshit. Menjëherë në ndihmë të turistëve kanë shkuar efektiv të grupit alpin të FNSH Shkodër në ndihmë të forcave të policisë.
-
VIDEO
Vota e diasporës/ Jakaj nga PL: Të votojnë edhe ata me dokumente të huaja! Sefa: Alibi, po dëmton opozitën
Opozita kërkon që në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të votojnë edhe ata emigrantë që kanë pasaportë apo ID të huaja. Por, juristi Sefa thotë se kjo është një alibi që po dëmton vetë opozitën.
-
VIDEO
Gjendet LIVE 53-vjeçari, shokon vëllai me lajmin: Polumbarët e gjetën trupin në rezervuar
-
VIDEO
Merr flakë makina në aksin Ura e Kardhiqit-Sarandë, zjarrfikëset në vendngjarje
Një makinë është përfshië nga flakët mbrëmjen e sotme (31 janar) në aksin Ura e Kardhiqit-Sarandë. Ngjarja ka ndodhur para 20 minutash kur u konstatuan flakët në një automjet pranë tunelit të Skërficës.
-
VIDEO
Trupi tij u gjet i pajetë në rezervuarin e Kamenicës, babai i 54 vjeçarit: Kishte dhimbje koke, e çoja në spital
Babai i 54 vjeçarit Valmir Lame, trupi i të cilit u gjet nga polumbarët ditën e sotmë në rezervuarin e Kamenicës, tha se i biri kishte kohë që vuante nga probleme shendetësore dhe se më datë 5 shkurt do ta dërgonte në Tiranë për të bërë një skaner.
‘Ka pasur probleme shëndetësore, kishte dhimbje koke e dërgoja në spital, çdo ditë, i bënin qetësues. Do ta çoja për të bërë skaner në Tiranë më 5 shkurt, ditën që është larguar me mua e ka pasur kontaktin e fundit’, tha ai.
-
VIDEO
Korçë/ U shpall i humbur nga familja, polumbarët nisin kërkimet në rezervuarin e Kamenicës për 54-vjeçarin
Polumbarët kanë nisin kërkimet në rezervuarin e fshatit Kamenicë në Korçë, për një 54 vjeçar, i cili është shpallur i humbur nga familja.
Kallëzimi për zhdukjen e 54 vjeçarit është bërë më 28 janar, por policia së fundmi ka dyshime se personi me inicialet V.L dyshohet të ketë humbur jetën në këtë rezervuar.
Ishte kushëriri i tij me inicialet A. V., 61 vjeç, banues në Korçë, i cili u paraqit në Komisariatin e Policisë Korçë, dhe deklaroi 54 vjeçari ishte larguar nga banesa prej datës 26.01.2025.
-
VIDEO
Pacienti tentoi të djegë qendrën e dializës në Korçë, mjekja psikiatër: Sjellje agresive, ka refuzuar ekzaminimet për probleme të shëndetit mendor
Një ditë pas incidentit që ndodhi në repartin e hemiodializës në Korçë ku një 65-vjecar shkoi me një shishë benzinë në repartin ku prej 7 vitesh merr shërbim, ka folur mjekja psikiatre Nikolina Bode.
-
VIDEO
Virozat e stinës tejmbushin Pediatrinë e Vlorës, në 48 orë shtrohen 80 fëmijë! Pediatrja jep këshillat: Ja mosha më e rrezikuar
Numri i lartë i fëmijëve me komplikacione nga virozat në Vlorë kanë tejmbushur pediatrinë e Vlorës, ku në 48 orë janë 80 vogëlushë të shtruar. Fluksi shtohet edhe sepse prindërit i drejtohen spitalit para se të marrin këshillat e mjekut të familjes.
-
VIDEO
Operacioni ‘Revanshi’ goditi 7 grupe kriminale, SPAK mbyll hetimet për 20 të pandehur, u komunikon akuzat! Mes tyre ‘ushtarët’ e Martinajt dhe Shullazit
Pjesë e këtyre grupeve, veç subjekteve me rekorde kriminale, u evidentuan të ishin edhe zyrtarë të lartë policor, si drejtori i Policisë së Lezhës Henerigert Mitri, apo persona me lidhje me politikën si ish-deputeti Arben Ndoka e vëllai i deputetit Eduard Ndreca, Armando Ndreca. Grupet kriminale vepronin në një territor të gjerë, si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.
-
VIDEO
Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu kërkon të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore, GJKKO cakton 2 ekspertë
Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu e akuzuar në dy dosje hetimore të SPAK për lidhje me dy organizata kriminale, vëllezërve Çopja dhe atë të Suel Çelës, kërkon të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore.
Për verifikimin e pretendimeve të ish-magjistrates, Gjykata vendosi caktimin e dy ekspertëve të mjekësisë ligjore të cilët do të përcaktojnë nëse qëndrimi në qeli i rrezikon jetën dhe sjell komplikacione për ish-gjyqtaren e vënë nën akuzë për korrupsion.
Me vendimin e kësaj të premteje, togat e zeza vendosën që pas njoftimit të Mjekësisë Ligjore, ekspertët të paraqiten në seancën e ardhshme më datë 10 shkurt në orën 11:00 ekspertët të paraqiten në seancë ku do të japin konkluzionet.
-
VIDEO
Ndahet dosja e inceneratorit të Tiranës/ Lefter Koka e 7 të tjerë me gjykim të shkurtuar, për 4 të pandehur proces i zakonshëm në GJKKO
Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e katër të pandehurve të inceneratorit të Tiranës Silena Tola, Etleva Kondi, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi për tu gjykuar me procedurën e zakonshme si dhe për ndarjen e çështjes nga pjesa tjetër.
Gjyqtarja Elsa Ulliri gjithashtu pranoi kërkesën e 8 të pandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar. Konkretisht të ish ministrit të mjedisit Lefter Koka, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku dhe Jetmir Llapaj.
Në seancën e ardhshme, pritet që prokurori Dritan Prençi të japë konkluzionet për 8 të pandehurit, ndërkohë që për katër të tjerët do vijojë gjykimi.
-
VIDEO
Durrës/ Çahet argjinatura e kanalit të Porto-Romanos, banorët akuzojnë firmën dhe kërkojnë ndërhyrje: Rrezikohet katastrofa, të ndërhyhet!
Emisioni “Sot, Live në Shqipëri” në Report TV, trajtoi sot problematikën e përmbytjeve tre ditë më parë në qytetin bregdetar pas 6 orëve shi dhe rrëshqitjet e çarjet e tokës në kodrën mbi Currila, pas dëmtimit të argjinaturës së Porto-Romanos. Gazetari Artur Korriku dhe banorët shpjegojnë çfarë ndodhi dhe se çfarë duhet bërë