• VIDEO

    Krimi shtetëror i 21 janarit/ SPAK pyet vëllanë e Hekuran Dedës! Burime: Së shpejti thirren edhe gardistët e grupit të zjarrit, mes tyre Ndrea Prendi

    SPAK po vijon marrjen në pyetje për hetimet mbi dosjen e 21 janarit. Paraditen e sotme në SPAK janë paraqitur dy vëllezërit e Hekuran Dedës, një prej protestuesve që u vra nga plumbat e shtetit. Në pyetje sot po merret Zabit Deda, ndërsa vëllai tjetër do pyetet nesër. 

  • VIDEO

    Krimi shtetëror i 21 janarit/ SPAK pyet vëllanë e Hekuran Dedës! Burime: Së shpejti thirren edhe gardistët e grupit të zjarrit, mes tyre Ndrea Prendi

    TIRANË- SPAK po vijon marrjen në pyetje për hetimet mbi dosjen e 21 janarit. Paraditen e sotme në SPAK janë paraqitur dy vëllezërit e Hekuran Dedës, një prej protestuesve që u vra nga plumbat e shtetit 21 janarin e 2011 gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

    Kjo është hera e parë që ata japin shpjegime në SPAK, ndërsa sot po pyetet vetëm njëri prej tyre, Zabit Deda. Marrja në pyetje për vëllanë tjetër, Agim Deda do të vijojë ditën e nesërme. Vrasja e Hekuran Dedës është pa autor, sipas vendimit të Gjykatës së Apelit.

    Prova më e fortë që SPAK ka për 21 janarin, audio e komunikimit të brendshëm të personave që dhanë urdhrin për të qëlluar me plumba mbi protestuesit, është duke u ekspertuar në laboratorin e SPAK. Ndërkohë, burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bëjnë me dije se SPAK pritet të marrë së shpejti në pyetje gardistët që qëlluan drejt protestuesve më 21 janar 2011, mes tyre edhe vetë ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi. Ky i fundit dyshohet se del në audion e komunikimit teksa jep urdhër të hapet zjarr luftarak mbi protestuesit, pra jo më plumba manovër.

  • VIDEO

    Muzeu Arkeologjik i Korçës në restaurim, pritet të hapet për publikun në Maj

    Ka nisur restaurimi i plotë i Muzeut Arkeologjik të Korçës një ndër asetet më të rëndësishme të juglindjes, i cili është vendosur në një objekt të vitit 1870

  • VIDEO

    Durrës/ Aksident në mbikalimin e Shkozetit, manovra e gabuar përplas disa automjete

    Një aksident ka ndodhur në mbikalimin e Shkozetit, në autostradë, për shkak të një manovre të gabuar, ku janë përfshirë disa automjete. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po merret me hetimin e shkaqeve të aksidentit.

  • VIDEO

    Durrës/ I kërkuar në Itali për trafik droge, arrestohet 32-vjeçari shqiptar me qëllim ekstradimin

    Shtetasi i arrestuar, Erjon Meshi alias Arjon Mema 32 vjeç, është kërkuar nga autoritetet italiane për akuzat e “Mbajtjes së paligjshme, shitjes, prodhimit, shpërndarjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrjes në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Gjykata e Trentos ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg"

  • VIDEO

    Marrëveshja Itali-Shqipëri, anija ‘Cassiopea’ me 49 emigrantë të paligjshëm mbërrin në Shëngjin

    Anija e Marinës Ushtarake italiane "Cassiopea" me 49 emigrantë në bord, ka mbërritur në ujërat e Shëngjinit.Ky është operacioni i tretë për të strehuar e emigrantë në Gjadër, 2 të parët dështuan

    • VIDEO

      Makinat përplasen me njëra-tjetrën në Levan- Tepelenë, 2 të plagosur

      Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop

    • VIDEO

      Marrëveshja Itali-Shqipëri, anija ‘Cassiopea’ me 49 emigrantë të paligjshëm mbërrin në Shëngjin

      Anija e Marinës Ushtarake italiane "Cassiopea" me 49 emigrantë në bord, ka mbërritur në ujërat e Shëngjinit.Ky është operacioni i tretë për të strehuar e emigrantë në Gjadër, 2 të parët dështuan

    • VIDEO

      Spahiu: Vota e emigrantëve rrezikon të devijohet nga 11 Marsi kur të publikohen emrat e regjistruar

      Kreshnik Spahiu duke folur për votën e diasporës më 11 maj, thekson se ajo rrezikon të devijohet kur të përfundojë procesi i regjistirmit të diasporës për zgjedhjet. Afati i fundit i regjistrimit është 11 marsi dhe atëherë do publikohen emrat e regjistruar që mund të jenë subjekt patronazhimi i partive të mëdha.

       
    • VIDEO

      Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

      Juristi Kreshnik Spahiu duke folur për zgjedhjet e 11 majit, tha se partitë e reja kanë më tepër shanse për vota dhe mandate se më parë. Kjo për shkak se për herë të parë voton diaspora.

      'Nuk ka pasur një mazhorancë në zgjedhje me lidrerët e opozitës në procese penale. E fusin lidershipin e opozitës. Partitë e reja janë një aset për zgjedhjet e 11 majit. Si kurrë më parë, parttië e reja nuk kanë pasur këto rrethana që krijojnë një vektor të fortë politikë. Kanë 40% të një elektorati shtesë, vota e emigrantëve. Nuk e ka pasur askush. Mendoj se vota do jetë e pamjaftueshme për rotacionin politik', thotë Spahiu.

    • VIDEO

      ‘Vëllai më dhunoi për nusen, ajo na shkatërroi’/Përplasja:Je motër mashtruese,gruaja ime…

      Një rrugë është bërë mollë sherri për një motër dhe vëlla ku shpesh ky konflikt ka degjeneruar edhe në dhunë fizike mes tyre. Rasti i sotëm do të denoncohet nga çifti Rrushi me vendbanim në Vlorë të cilët nuk po gjejnë dot zgjidhje për këtë problem tepër madhor që i shqetëson. Bëhet fjalë për një tokë të blerë në vitin 1995 nga çifti Dallëndyshe dhe Nikollaq Rrushi, prindër të 3 djemve të cilët asokohe jetonin në Fier. Ata ndërtuan një shtëpi në Vlorë, në tokën që blenë ndërsa gjithashtu i bënë shtëpi edhe vëllait të Dallëndyshes, Flamur Nazajt, me qëllim për ta ndihmuar. Në çertifikatën e pronësisë rezulton që rruga e shtëpisë së Flamurit ndodhet në krahun tjetër të banesës dhe jo në pjesën e Dallëndyshes ndërkohë që në realitet ka ndodhur e kundërta. Rruga ku duhet të ishte është zënë nga një fqinj ku ka mbjellë ndërsa, rrugën Flamuri e ka bërë në pjesën e motrës së tij, duke i hyrë në pronë. Çifti Rrushi kanë bërë kërkesë për leje në bashki për të kufizuar pronën, por pa rezultat pasi kanë hasur shumë pengesa edhe nga institucionet. Për shkak të dhunës së vazhdueshme nga i vëllai, Dallëndyshja ka bërë denoncime edhe në komisariatin e Vlorës por pa asnjë rezultat, dhe ajo çka e bën edhe më të rëndë është fakti që sipas saj uniformat blu tallen me të dhe nuk kanë marrë asnjë masë. Rrëfimi i 64-vjeçares shkon edhe përtej normales kur tregon se i vëllai përveçse e ka dhunuar fizikisht, ka tentuar edhe ta shtypë me makinë korrikun e vitit të kaluar.

    • VIDEO

      Trafikonte armë për grupet kriminale, arrestohet në Kolumbi 33-vjeçari nga Tropoja! Tentoi të arratisej nga hoteli i ishullit ku qëndronte.

      Një 33-vjeçar nga Tropoja u arrestua në një hotel në Kartagjenë I kërkuar nga drejtësia shqiptare si pjesë e një grupi kriminal që trafikonin armë kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv