-
VIDEO
14 vite nga 21 janari, homazhe për Ziver Veizin, mbesa: Nuk gjejmë qetësi derisa të vendoset drejtësia! Protestuesi Shkëlqim Guçe: Dolëm kundër korrupsionit atë ditë dhe u përgjak
14 vite pas ngjarjes së 21 janarit ku humbën jetën 4 protestues, ende edhe sot familjarët e Ziver Veizit kërkojnë vendosjen e drejtësisë ndaj personave që shkaktuan këtë ngjarje të rëndë.
'Jemi mbledhur sot për të përkujtuar xhaxhain tonë. Ne nuk gjejmë qetësi derisa drejtësia të vendoset në vend. Ka 14 vjet që ka ndodhur ajo vrasje tragjike. Ku të gjithë ekzekutorët e atij krimi shtetëror nuk janë dënuar. Nuk kërkojmë gjë tjetër, veçse nga organet kompetente, nga SPAK të zbatojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut, të shkallës së lartë dhe të vihet drejtësi sa më shpejt për 4 viktimat e 21 janarit', shprehet për mediat mbesa e Ziver Veizit.
Në ceremoninë përkujtimore që u zhvillua në varrezat e fshatit Zenelaj, të pranishëm ishin përfaqësues të pushtetit vendor, familjarë dhe miq të të ndjerit.
'21 janari, shteti i asaj kohe e ktheu në luftë kundër popullit të tij. Ne ishim shumë në atë kohë duke protestuar kundër korrupsionit, kontrabandën, drejtësinë. Kishim kohë, por ajo ditë u përgjak dhe si të tillë u kthye mangët. U vranë shokët tanë, Aleks Nika, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi. 4 dëshmorë. Shumë të tjerë u plagosën. Jemi të shqetësuar se paqja nuk ka gjetur vendin e vet. Do vazhdojmë ti përkujtojmë edhe kur të jetë vënë e drejta. Qofshin të paharruar shokët tanë të asaj dite', thotë Shkëlqim Guçe, një nga protestuesit e asaj kohe.
-
VIDEO
Durrës/ Kanosën me armë zjarri një 44-vjeçar, arrestohen 3 persona! I sekuestrohen kallashnikov, pistoletë dhe një radio e lidhur me policinë e Durrësit
Në Durrës, Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Intervention”, duke parandaluar një ngjarje kriminale dhe vënë në pranga tre shtetas. Ata janë arrestuar për kanosje me armë zjarri ndaj një 44-vjeçari, për motive të dobëta.
-
VIDEO
Tiranë/ Homazhet për 21 janarin, familjarët dhe të afërmit e viktimave mblidhen në Bulevardin para Kryeministrisë
Në Bulevardin para kryeministrisë ku ndodhën vrasjet prej pushtetit të Berishës, janë mbledhur familjarë dhe të afërm të viktimave në pritjeve të homazheve për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtarjn dhe Hekuran Dedën.
-
VIDEO
Digjet dyqani 'Shop Marikaj' në Vorë
Një ambient biznesi është përfshirë nga flakët në Marikaj të Vorës. Bëhet fjalë për një dyqan për shitjen e rrobave, "Shop Marikaj".
-
VIDEO
Mori kompetencat e Komisionerit Publik, Dumani paraqitet në KPA për të shqyrtuar çështjen e prokurorit Valentin Preçi
Sot, më 21 janar 2025, në orën 10:00, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA) do të zhvillohet seanca gjyqësore publike për çështjen që i përket prokurorit Valentin Preçi. Kjo është seanca e parë e transmetuar drejtpërdrejt nga KPA, pas kalimit procedural nga pala "Komisioner Publik" te "Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme".
Kreu i SPAK, Altin Dumani është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e KPA, pranë Kuvendit, ku do të drejtojë seancën për prokurorin Preçi.
Lajmi ne perditesim...
-
VIDEO
Duke bërë ecje e pirë cigare, VIDEO e Ilir Metës në ajrim te burgu 313
Report Tv sjell këtë video të Ilir Metës në ajrimin e burgut 313 në Tiranë.
-
VIDEO
Endri Shabani sulmon Qorin: Sulmi ndaj Lapajt, politikë e vjetër
Endri Shabani, kreu i Nismës Thurje ka reaguar pas sherrin ndërmjet Adriatik Lapajt dhe Arlind Qorit në postestën para Ministrisë së Brendshme.
Në një reagim në rrjetet sociale, Shabani thekson se kjo është një ngjarjen e shëmtuar dhe sjellje e politikës së vjetër.
Shabani thekson se të digjet Shqipëria për një karrike është politikë e vjetër. Sipas Shabanit, nuk duhet e nuk mund të ketë pronarë kauzash
-
VIDEO
Trump shpall emergjencën në kufirin me Meksikën
Në fjalimin e tij të betimit, Donald Trump njoftoi se do të shpallë sot emergjencën në kufirin me Meksikën dhe do të dërgojë ushtrinë për të përballuar valën e migracionit ilegal.
Nga rotonda e Kapitolit, Donald Trump sulmoi elitën "ekstremiste dhe korruptë" të Uashingtonit, duke kritikuar ashpër administratën e kaluar të Biden-it.
-
VIDEO
‘U martova 15 vjeçe se njerka më dëboi’/Flet e reja:Të parin e lashë, i dyti më shfrytëzoi
Për t’i shpëtuar keqtrajtimit te njerkës, Fatjona Misiri ende pa mbushur 15 vjeç largohet nga shtepia me fqinjin e saj. Një dashuri që erdhi si nevojë jetike e të miturës nga Vlora, e cila kishte humbur nënën nga kjo jetë dhe babai ishte rimartuar. Jetesa për Fatjonën dhe vëllezërit e saj u bë më e veshtirë me nusen e re të babait. Bashkëjetesa me fqinjin solli pak gëzim dhe lumturi tek Fatjona, e cila në saj të kësaj marrëdhënie solli në jetë dy fëmijë, por që fatkeqësisht atësia nuk u njohë. Bashkëshorti i saj refuzonte të bënte martesë që fëmijët të merrnin mbiemrin e tij, duke e bërë Fatjonën të ndjehej e braktisur. Nga ana tjetër familjarët e saj, të shqetësuar pse ata nuk po celebroheshin e inkurajuan të ndahej nga burri. Pas disa kohësh, Fatjona njihet me një tjetër burrë dhe pse ishte më i vogel në moshë se ajo dhe i përkiste një tjetër komuniteti. Ndryshe nga hera e parë, Fatjona e zyrtarizoi dashurine e saj. Klajdi i kërkoi ditën e celebrimit që ai të merrte mbiemrin e saj, një veprim që si fillim nuk ngjalli shumë dyshime te 37 vjeçarja. Jeta e tyre e përbashkët dukej e lumtur, por pas 1 viti, nëna e dy fëmijëve filloi të kuptonte se realiteti ishte ndryshe nga sa kishte pritur. Personi që ishte martuar ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe filloi të ushtronte dhunë ndaj Fatjonës dhe dy fëmijëve të saj. Përveç dhunës fizike, ajo përballej me përbuzjen e tij çdo ditë. Urrejtja e Klajdit ndaj Fatjonës për faktin se ajo i përkiste komunitetit egjiptian, e bëri situatën edhe më të rëndë.Dy muaj pasi debatet kishin filluar, Klajdi u largua duke i thënë se nuk e dashuronte me. Sot, e plagosur 37 vjeçarja ende nuk e di se ku ndodhet ai dhe dyshon se martesa u bë per interes, ku Klajdi të merrte mbiemrin e saj përshkak të problemeve që kishte në vendet e BE-së.
-
VIDEO
Adriatik Lapaj e Arlind Qorri sherr edhe në protestë. Lapajn pasi e dëbojnë nga podiumi: Komunistët nuk bëhen njerëz
-
VIDEO
Trump kujton atentatet ndaj tij: Kam shpëtuar për ta bërë Amerikën përsëri të madhe
Jam shpëtuar nga Zoti për një arsye, për ta bërë Amerikën përsëri të madhe": kështu ka thënë Donald Trump në fjalimin e tij të betimit, duke pretenduar se është vënë nën presion nga ata që tentuan t’i mohojnë lirinë dhe edhe jetën, duke iu referuar tentativës së dështuar për atentat.
-
VIDEO
Trump rimerr zyrtarisht detyrën: Epoka e artë fillon tani
republikani Donald Trump ka marrë zyrtarisht detyrën si president i 47-të I SHBA-ve.
"Epoka e artë e artë e Amerikës fillon tani. Që nga kjo ditë vendi do të lulëzoje dhe do të respetohet në të gjithë botën. Do të na kenë zili të gjitha kombet. Cdo ditë të administratës Trump do të vë gjithmonë Amerikën të parën. Sovraniteti ynë do të restaurohet siguria jonë dhe drejtësia do të vihet përsëri në vend. Përdorimi I DASH si armë do të përfdunojë. Priorteti ynë kryesor do të jetë një komb I lirë dhe krenar. Amerika do të jetë më e madhe e fuqishme dhe e jashtëzakonshme",-tha ai pas betimit.