-
VIDEO
Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, Shqiptarja.com zbulon emrin e 28 vjeçarit në kërkim, pjesë e klanit të Suel Çelës
Shqiptarja.com zbulon emrin e personit të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit kundër trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Italisë dhe vendeve të Europës Qendrore.
Në kërkim është Metin Mehja, 28 vjeç, emri i të cilit rezulton të jetë dhe në dosjen e klanit Suel Çela për të cilën më 25 nëntor 2024, GJKKO firmosi 21 masa sigurie. Mes tyre ishte dhe emri i Metin Mehjas.
-
VIDEO
Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, ish-ambasadori Aliçka: President atipik! Do veprojë mbi bazë interesash ekonomikë, po vendosen ekuilibra të rinj
Ish-ambasadori shqiptar në Francë Ylljet Aliçka, foli në Report Tv lidhur me hyrjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për herë të dytë pas betimit të ditës së djeshme. Aliçka tha për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’, se Trump është një president atipik dhe ardhja e tij e dytë është pjesë e një evolucioni politik.
-
VIDEO
Lëvizte me pistoletë në makinë, arrestohet 44-vjeçari në Kamëz
Një 44 vjeçar nga Kamza është arrestuar nga policia, pasi lëvizte me me pistoletë në makinë.
Sekuestrohet arma, së bashku me municionin e saj.
-
VIDEO
“Triumfi” i Donald Trump në Tiranë, në ditën e inaugurimit! Avni Delvina, ekspozitë me dhjetëra punime! Mesazhe ngacmuese, artisti: Trump i pati të gjithë kundër!
Ditën e betimit të Doland Trump, Presidentit të 47-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë u hap “Triumph”, ekspozita e piktorit Avni Delvina. Punimet e portretizojnë Trump si Prometeu, Cezari apo edhe demi i Wall Street, ndërsa nuk mungon ironia me liderët e tjerë evropianë.
-
VIDEO
Prova e fortë në duart e SPAK! Audio e urdhrit për të qëlluar me plumba realë mbi protestuesit e 21 janarit, a do i tregojë eprorët Ndrea Prendi?!
Prova më e fortë që SPAK ka për 21 janarin, audio e komunikimit të brendshëm të personave që dhanë urdhrin për të qëlluar me plumba mbi protestuesit, është duke u ekspertuar në laboratorin e SPAK dhe pasi të provohet autenticiteti i saj pritet që Ndrea Prendi, ish-komandanti i gardës që jep urdhër për zjarr, të tregojë eprorët që dhanë urdhrin për të lëshuar plumba të vërtetë ndaj protestuesve kundër qeverisë Berisha në 2011-ën.
-
VIDEO
Megaoperacion ndërkombëtar, trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut në Europë, 12 persona në pranga, 8 në kërkim! 5 arrestohen në Shqipëri (EMRAT)
Në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar “ICARO.AL”, të iniciuar nga autoritetet italiane, Policia e Shtetit në Shqipëri, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, SPAK, dhe agjencitë partnere ndërkombëtare, ka zbuluar dhe ndaluar disa shtetas të përfshirë në një rrjet kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Italisë dhe vendeve të Europës Qendrore. 12 të arrestuar deri më tani, ndërsa 8 të tjerë po hetohen në kuadër të këtij megaoperacioni.
-
VIDEO
Trafiku i rënduar në Durrës, Bashkia kufizon hyrjen në qytet të furgonëve që shpërndajnë mallra
Për shkak të trafikut të rënduar në Durrës, Bashkia ka vendosur të kufizojnë lëvizjen për furgonët që transportojnë mallra, për një periudhë 5 mujore, nga 15 janar deri më 15 Maj. Zona e kufizimit të qarkullimit do të jetë përgjatë rrugëve kryesore, si Bulevardi Epidamn, rruga “Egnatia”, rruga “Taulantia”, Rruga e Currilave si dhe të gjitha segmentet rrugore në brendësi të unazës. Rrugët “Adria”, “Stefan Kaçulini”, “Glaukia”, “Hysen Kërtusha”, “Aleksandër Goga” (nga Drejtoria e Policisë deri te Prefektura).
Intervali është 07:00-09:00 dhe 16:00-18:00, nga e hëna deri të premten. Ky vendim është marrë për ti dhënë përparësi qytetarëve të cilët shkojnë në punë apo dërgojnë fëmijët në shkolla e kopshte.
Duke filluar nga e hëna, 20 janar, shkelësit e këtij urdhri do të ndëshkohen me masa administrative, sipas parashikimeve të Kodit Rrugor.
-
VIDEO
Tiranë/ TikTok-erja plagosi me thikë 22-vjeçaren, më përpara kanë qenë shoqe! Sherri nisi prej disa djemve që frekuentonin dy vajzat njëkohësisht
Dy vajzat e reja që u përfshinë në sherrin me thika, më përpara kanë qenë shoqe. Sherri mes tyre nisi për shkak të disa djemve që frekuentonin të dyja gocat njëkohësisht.
-
VIDEO
Krimi shtetëror i 21 janarit, avokati i viktimave Idajet Beqiri: Provat se Berisha është autori i vrasjeve i kemi dërguar në SPAK! Jemi të indinjuar pse po vonon kaq shumë
Avokati Idajet Beqiri foli sot në Report Tv, teksa bëhën 14 vite nga krimi shtetëror i 21 janarit 2011. Beqiri thekson se SPAK u detyrua të niste hetimin për 21 janarin nga Gjykata e Lartë dhe ajo e Strasburgut. Provat, shton Beqiri, janë aty faqe qartë me autor Sali Berishën dhe Lulzim Bashën në atë kohë ministër i Brendshëm.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Politika ende i konsideron të vrarët e '21 Janarit' si ‘mish për top'! SPAK e ka marrë seriozisht, duam të dimë kush i vrau e pse
INTERVISTA/ Xhaxhai i Aleks Nikës, në një intervistë ekskluzive për Report Tv ngriti zërin edhe sot për drejtësi për nipin e tij që u vra para kryeministrisë më 21 janar 2011. Mark Nika: Çështja vijon të jetë e pazbardhur se drejtësia ishte e implikuar me politikën e sot e kësaj dite po përpiqet ta fshijë si ngjarje,
-
VIDEO
Tiranë/ Përshtatën banesën për shitjen e kanabisit, arrestohen 23-vjeçari shqiptar dhe një shtetas turk! Në kërkim një tjetër, sekuestrohen 5 kg lëndë narkotike
Policia ka finalizuar operacionin policor të koduar “Collaboration 1”, duke zbuluar një banesë të përshtatur për përgatitjen e dozave të kanabisit. Gjatë operacionit janë sekuestruar 5 kg lëndë narkotike kanabis dhe 2 peshore elektronike.
Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar S. H., një 23-vjeçar nga Tirana, dhe B. S., një shtetas turk, ndërsa është shpallur në kërkim Xh. B., një tjetër shtetas, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë aktivitet kriminal. Hetimet dyshojnë se këta shtetas ishin të përfshirë në sigurimin, ndarjen dhe shitjen e lëndës narkotike në Tiranë.
'Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. B. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta bashkëpunonin për sigurimin e lëndës narkotike, ndarjen e saj në doza dhe shitjen e tyre në qytetin e Tiranës.', njofton policia.
-
VIDEO
Komisioni i Ekonomisë, rregullorja e re për sigurimin e mjeteve të detyrueshme, Braçe: Qytetarët po përballen me rritje çmimesh! Shoqatat e sigurimit të japin shpjegime
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave thirr në seancë dëgjimore Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare për të diskutuar mbi rregulloren e re për sigurimin e mjeteve të detyrueshme. Kërkesa vjen për shkak se janë rritur çmimet e sigurimit të makinave pasi merren në konsideratë disa faktorë risku.