-
VIDEO
Alarmoi RENEA-n, ja çfarë u gjet në apartamentin e katit të 8-të tek Astiri
Report Tv ka siguruar një foto të tavolinës në apartamentin ku Policia e Tiranës gjeti një ditë më parë 2 armë pistoleta, pasi një 21-vjeçare telefonoi se ishte dhunuar dhe kërcënuar se do e vrisnin.
Në tavolinë shfaqen 2 pistoletat, të cilat tashmë janë sekuestruar dhe dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore, për t’u ekspertuar, ndërsa duket dhe rrëmuja me shishe alkooli dhe duhani. Në të njëjtën tavolinë, hetuesit gjetën edhe gjurmë të mbetjeve të kokainës, në të cilën më herët grupi me 5 djem dhe 3 vajza, e kishin konsumuar. -
VIDEO
Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren
Policia ka shpallur në kërkim Joni Sadikaj dhe 4 të tjerë lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Astir (9 janar), ku një 21 vjeçare telefonoi policinë duke thënë se ndihej e kërcënuar se do të vrisnin.
Sipas policisë, ka dyshime se i dashuri i saj Joni Sadikaj dhe 4 djemtë e tjerë e kanë mbajtur të mbyllur 21-vjeçaren në apartamentin e marrë me qira në Astir.
Në kërkim janë shpallur: S. S., 29 vjeç, A. A., 36 vjeç dhe O. A., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë; Joni Sadikaj, 26 vjeç, banues në Tepelenë; dhe A. J., 40 vjeç, banues në Vlorë.
‘Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore. Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme, gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit. Vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë’, njoftoi sot policia.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
-
VIDEO
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër për të parë nga afër Poliklinikën e Specialiteteve, e cila është rikonstruktuar me kushte dhe aparate të reja diagnostikuese. Rama ishte i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Koçiu dhe kryerbashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.
-
VIDEO
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
Përgjigjen e kësaj pyetje duhet ta japë SPAK jo me fjalë e deklarata por me veprime konkrete pa vonesa të mëtejshme duke vënë para drejtësisë ish kryeministrin e asaj dite të përgjakur. SPAK mund dhe duhet të bëjë që 21 Janari 2025 të jetë krejt ndryshe nga 21 Janarët e mëparshëm.
Unë dhe shumica e shqiptarëve e mbështesim SPAK dhe Gjykatën e Posaçme dhe i konsiderojmë ato si institucione që po na japin shpresë se pushtetarët e lartë do të përgjigjen para drejtësisë për krimet dhe korrupsionin e tyre. Prandaj edhe unë pres shumë më tepër nga SPAK dhe gjykatat, sidomos për krimet ku pushteti ka vrarë ose është implikuar në vrasje dhe akte terroriste sikurse ndodhi me 21 Janarin, Gërdecin, 1997-ën, grushtin e shtetit në 1998-ën, tentativën për të sulmuar Ambasadën Amerikane (sipas denoncimit të bodigardit të Sali Berishës), për akuzat e familjes Haklaj, etj.
Të harrosh, të mbulosh, të mbrosh dhe mosndëshkosh krimet makabre të Sali Berishës do të thotë të inkurajosh pushtetarët dhe politikanët e cdo kohe të bëjnë të njëjtën gjë, do të thotë që qytetarët e thjeshtë e të ndershëm të Shqipërisë të kenë frikë pushtetin dhe ta pranojnë atë edhe kur pushteti i vret, do të thotë të vrasësh shpresën dhe demokracinë që tentohet të ndërtohet e forcohet. Do të thotë të pengosh e sabotosh aspiratat e shqiptarëve për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian.
-
VIDEO
Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie
Deputeti Asllan Dogjani është paraqitur në seancën paraprake, ku është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë.
-
VIDEO
I akuzuar për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri/ SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
SPAK ka paraqitur në GJKKO kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të një hetimi pasuror të nisur kundër Florenc Çapias, i dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale, përfshirë sigurimin e kushteve për vrasje dhe veprime të grupit të strukturuar kriminal.
-
VIDEO
Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin
Paris Hilton ka publikuar një video prekëse që tregon mbetjet e shtëpisë së saj, të shkatërruar nga zjarret në Los Anxhelos.
‘Një vend që ishte shumë më tepër se një shtëpi e thjeshtë: ishte zemra rrahëse e familjes së tij, ku kujtimet dhe momentet e lumtura kishin marrë jetë. Është shkatërruese të shohësh gjithçka të bërë hi”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
-
VIDEO
Faktorët e riskut shtrenjtojnë sigurimin e makinave, por ‘Bonus-malus’ nuk po zbatohet! Eksperti: Historiku i aksidenteve nga 1 janari 2025
Shoferët e rinjtë, ata që kanë makina të vjetra dhe me fuqi motorike të lartë po paguajnë më shumë siguracion për makinën e tyre këtë vit pas ka hyrë në fuqi rregullorja me AMF-së me faktorët e riskut. Kurse ata drejtues problematik që kanë shkaktuar aksidente nuk do të penalizohen që këtë vit, por në vitin 2026.
-
VIDEO
Gripi Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe Karavasta! Situata në kontroll dhe nën monitorim
Sëmundja e Influencës Aviare, me përhapje globale, është konfirmuar edhe në Shqipëri në zona si Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe së fundmi në Lagunën e Karavastasë (09.01.2025), bën me dije Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata politike në Shqipëri shumë konfliktuale, shpresoj të jetë fushatë e bazuar në programe! Bucci, 'Qytetar Nderi' i Gjirokastrës
Ambasadori italian në Tiranë në ikje Fabrizio Bucci është vlerësuar nga Bashkia e Gjirokastrës me titullin "Qytetar Nderi". Ceremonia e dorëzimit të titullit është organizuar në ambjentet e banesës Kadare nën pjesmarrjen e drejtuesve më të lartë vendor.
-
VIDEO
Tiranë/ Katër djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', ku RENEA ndërhyri të nxirrte vajzën nga banesa!
Katër djem u shpallën në kërkim në lidhje me ngjarjen e djeshme në Astir, ku ndërhyri policia për të nxjerrë nga apartamenti një vajzë 21 vjeçare në gjëndje të rënduar psikologjike refuzonte të hapte derën.
-
VIDEO
Aksident në Vlorë-Fier, makina përfundon në kanal, çifti i bashkëshortëve dërgohen me urgjencë në spital
Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në autostradën Vlorë-Fier, ku një automjet tip Volkswagen Golf ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Dy persona, një çift bashkëshortësh, ndodheshin në automjet dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës për trajtim mjekësor, sipas raportimeve të gazetarit Armand Xhelilit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetime për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Sipas informacioneve të para, dyshohet se shpejtësia e lartë ka qenë një faktori në këtë ngjarje.