-
VIDEO
Hetimet për Erion Veliajn, biznesmeni Elman Abule thirret në SPAK
Burime bëjnë me dije se ai është pyetur si person që ka dijeni, në lidhje me hetimin që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj nga Prokuroria e Posaçme.
-
VIDEO
'Ura për Shqipërinë 2030' për shfrytëzimin e aseteve publike, Veliaj: Ekonomia e Tiranës ishte tekstil dhe këpucë, sot është turizëm dhe IT
Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka komentuar mbi transformimin dhe shfrytëzimin e disa aseteve publike në kryeqytet. Ai theksoi në prezantimin e programit 'Ura për Shqipërinë 2030' në kryeministri, se shumë prej këtyre aseteve ishin shndërruar në "copa butaforike" dhe nuk ishin përdorur ashtu siç duhej.
-
VIDEO
Zjarret shkatërruese në Los Anxhelos, imazhet satelitore tregojnë se si u përhapën
Një video e bërë publike, marr nga imazhe satelitore tregon zjarret Palisades dhe Eaton në zonën e Los Anxhelosit duke shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe evakuime në shkallë të gjerë.
Imazhet, të publikuara nga Instituti Kooperativ për Kërkime në Atmosferë në Universitetin Shtetëror të Kolorados (CSU/CIRA), përshkruajnë zjarret nga ora 14:00 deri në 20:45 me orën lokale të së martës, 7 janar.
Sipas Cal Fire, zjarri i Palisades ishte përhapur në më shumë se 2,900 hektarë deri të mërkurën në mëngjes 8 janar.
-
VIDEO
'Ura për Shqipërinë 2030', prezantohet programi për infrastrukturën, Rama: Synojmë hapësira të reja me standarde europiane për administratën dhe sipërmarrjen
Sot u prezantua në Kryeministri, ‘Ura për Shqipërinë 2030’, programi i zhvillimit që synon transformimin e infrastrukturës publike në Shqipëri. Kryeministri Rama u shpreh se ky program ka si qëllim ndërtimin e veprave të reja në fusha të ndryshme, si infrastruktura publike, administrata, turizmi, kultura dhe shoqëria, duke u bazuar në praktikat më të mira europiane.
-
VIDEO
E prodhojmë vetë energjinë? Përgjigjet Rama: Legjendë mediatike! Kur të fitojmë sovranitetin energjitik atëherë po, ulja e çmimit historike
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi që ka shprehur shqetësimin për çmimet e energjisë dhe krahasimin me pagat e ulëta, duke theksuar se ky është një "legjendë mediatike" pa lidhje me realitetin.
'E prodhojmë vetë energjinë o Ed, duhet me e ul më tepër, kemi çmimet e Europës dhe rrogat e Afrikës', shkruante një komentues në facebook të Ramës.
Ai ka sqaruar në episodin e dytë në Facebook të 'Sy më sy' se Shqipëria prodhon 70% të energjisë së nevojshme në vitet me kushte hidrikë të favorshme dhe 65% në vitet e thata, dhe ka shtuar se synimi është që deri në vitin 2030 të arrihet pavarësia energjetike, duke u mbështetur në burime të rinovueshme si energjia diellore dhe eolike.
-
VIDEO
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos, 5 të vdekur e 130 mijë të evakuuar! Shkatërrohen vilat e Paris Hilton dhe Billy Crystal
Zjarri që ka shpërthyer konsiderohet më dëmtuesi në Los Anxhelos. Të paktën pesë persona kanë humbur jetën. Janë evakuuar të gjithë lagjet, përfshirë atë të Brentëood-it, ku jeton Kamala Harris dhe 'Pacific Palisades' e njohur si lagjja e VIP-ave
-
VIDEO
Shpërthimi i kabinës elektrike në një pallat në Lezhë, shkaktohen dëme të konsiderueshme në banesa! 22 familje pa energji elektrike
Zjarri i rënë mbremjën e së mërkurrës (8 janar) në katin e parë të pallatit 6 katësh në bllokun e banimit pranë lumit Drin në Lezhë, ka lënë pas dëme të konsiderueshme.
Pjesa e shkallëve dhe disa praj apartamenteve janë nxirë nga prezenca e madhe e tymit, ndërsa pjesa me e madhe e banorëve e kanë kaluar natën tek të afërmit e tyre.
Punonjësit e OSHEE kanë punuar gjatë gjithë natës dhe deri në orët e mbremjës pritet të rikthehet energjia për 22 abonentët e këtij pallati.
-
VIDEO
Argita Malltezi paraqitet në SPAK! E kallëzoi gjyqtarja Irena Gjoka, vajza e ish- kryeministrit Berisha e akuzoi se mori 500 mijë euro
Argita Malltezi, është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Mësohet se Malltezi është thirrur lidhur me kallzimin e bërë, nga ish-kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka. Ajo ka kërkuar nga SPAK që të hetojnë deklaratat e Argita Berishës e cila e akuzon gjyqtaren se ka marr 500 mijë euro.
-
VIDEO
Të akuzuar për trafik droge në Itali, arrestohen 2 pjesëtarë të një grupi kriminal
Policia e Shtetit
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit, finalizoi 3 operacione për kapjen e shtetasve me rrezikshmëri, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacionet, rezultat dhe i shkëmbimit të informacioneve me homologët e rrjetit ENFAST.
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania) kapi dhe vuri në pranga 2 pjesëtarë të organizatave kriminale në Itali, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe 1 shtetas të akuzuar në Suedi, për kanosje serioze për vrasje.
Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, me homologët e Policisë italiane dhe ata të Policisë suedeze, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 22”, u lokalizuan dhe u vunë në pranga shtetasit:
-Y. Zh. alias Y. Gj., 32 vjeç, i lindur në Mamurras. Ai u kap në Mamurras, pasi Gjykata e Vareses, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;
-L. F alias L. D., 60 vjeçe, e lindur në Shkodër. Ajo u kap në Shkodër, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;
-A. F., 37 vjeç, shtetas suedez. Ai u kap në Tiranë, pasi Gjykata e Orebros, Suedi, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale "Kanosja serioze për vrasje".
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Itali dhe në Suedi, për të finalizuar procedurat e ekstradimit të këtyre shtetasve.
Ylli Zherri alias Ylli Gjuci, Lumnije Freskina alias Lumnije Danaj dhe Ahmad Farhan. -
VIDEO
Shisnin drogë në lokale nate në Shijak, arrestohet Antonio Spahiu, në kërkim Fabion Masha
Shijak
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, operacioni policor i koduar "Repeater".
Shitnin lëndë narkotike në lokale nate dhe në lagje të qytetit të Shijakut, arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, një 26-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në banesën e 26-vjeçarit, Policia gjeti qindra doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë në formë boçeje në përpunim për ta ndarë në doza.
Sekuestrohen lënda narkotike, 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe 3 celularë.
Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda speciale, për 4 javë, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Repeater".
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 20 vjeç, banues në Shijak dhe u shpall në kërkim shtetasi F. M., 26 vjeç, banues në Shijak, aktualisht me masë sigurie "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se bashkëpunonin për shitjen e dozave të kanabisit, në Shijak.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur
Një aksident i rëndë në aksin Korçë – Pogradec është shënuar mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Podgorie.
Sipas informacioneve paraprake dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, duke shkaktuar 1 viktimë.
Policia në vendngjarje dhe po punon për nxjerrjen e trupit të pajetë nga makina.
-
VIDEO
Akuzat se uli çmimin e energjisë për zgjedhjet, Rama: E pavërtetë, s' kemi bërë asgjë me karakter elektoral vite më parë, jo tani që marrim fitoren e 10 radhazi
Kryeministri Edi Rama me anë të një video në rrjetet sociale ka thënë për qytetarët se nuk e uli energjinë për zgjedhjet