-
VIDEO
Tiranë/ Mbante armë zjarri pa leje në mobilerinë e tij, arestohet 51-vjeçari
Policia arrestoi një 51 vjeçar, teksa goditi një rast të armëmbajtjes pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, organizuan një aksion në një mobileri në pronësi të shtetasit A. H., 51 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë me mulli.
Shtetasi A. H. u arrestua në flagrancë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
Kryesocialisti Edi Rama mblodhi këtë të enjte (9 janar) në selinë rozë, drejtuesit politik të qarqeve për të diskutuar organizimin në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Burime për Report TV, tregojnë se kryetari i PS-së ju ka dhënë drejtuesve të qarqeve informacion se si do të hartohen listat e deputetëve dhe kush do të jenë në listën e mbyllur të sigurt, e kush në listën e hapur ku vendos zgjedhësi fituesin.
Socialistët kanë ngritur call center në çdo bashki, të cilët do të nisin ditën e shtunën telefonatat me diasporën, duke i ndihmuar ata të regjistrohen online në KQZ nëse janë votues të PS-së.
-
VIDEO
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
Qeveria përcakton kriteret dhe rregullat për kultivimin e sipërfaqeve me kanabis sativa për qëllime mjekësore dhe rregullat e lëvizjes së mjeteve të transportit të lëndëve të para që duhen për këtë qëllim, bashkë me planin e sigurisë.
-
VIDEO
Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec-Qafë Thanë! Dozat iu gjetën në automjet
Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia pasi shiste kokainë, e cila iu gjet e ndarë në doza në automjetin e tij.
Policia ndaloi automjetin e Florenc Banushit në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative. Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte destinuar për shitje në doza.
'Gjatë kontrollit fizik ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit F. B., dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai e posedonte me qëllim shitjen në doza.
-
VIDEO
Durrës/ Zbulohet ambienti ku ushtrohej prostitucioni, në kërkim dy tutoret nga Kina! Shfrytëzonin dy kineze të tjera
Policia e Durrësit ka zbuluar një ambient të marrë me qira, i cili ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Operacioni policor i koduar “Storm 2”, përfundoi pas një hetimi njëmujor dhe janë shpallur në kërkim 2 kineze si organizatore të këtij aktiviteti si dhe po hetohen në gjendje të lirë 7 persona.
-
VIDEO
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar
Një aksident i trefishtë është regjistruar këtë mëngjes në superstradën Lezhë- Milot ku është përfshirë një mjet transporti nxënësish dhe dy autovetura. Ngjarja u regjistrua pranë kryqëzimit të Rrilës.
-
VIDEO
Poli Hoxha: Nuk mendoj se Rama merr më shumë se 68 mandate! Nëse bashkohen, partitë e vogla marrin 30%, Berisha duhet të bëhet ‘qingj’
Ai tha se nuk mendon që Rama do marrë 80 mandate. Sipas tij, mazhoranca nuk merr më shumë se 68 mandate, edhe pse e konsideron fitues, pasi plani mbetet krijimi i bipolaritetit, ku Rama mban pushtetin dhe Berisha partinë.
-
VIDEO
Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lezhë-Milot (EMRI)
Një automjet ka përplasur sot për vdekje një këmbësor në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit
-
VIDEO
Kuçana për REPORT TV: Berisha i vetmi që e sjell PD në pushtet më 11 Maj, por na duhet front i bashkuar opozitar! S'i besoj sondazhit
Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, ishte një nga të ftuarat sot në emisionin ‘Studio Live”. Ajo u shpreh e bindur se PD do i fitojë zgjedhjet e 11 majit dhe nuk i beson sondazhit, duke e quajtur jo realist.
-
VIDEO
'Do më vrasin' Misteret e telefonatës së vajzës që alarmoi policinë në 'Astir'- I dashuri armë e kokainë! RENEA si në filma, nga tarraca në ballkon (PAMJET)
Një telefonatë alarmoi policinë pasi një vajzë e cila kërkoi ndihmë nuk e hapte derën e shtëpisë në një pallat në “Astir”, sa u desh ndërhyrja e Reneas nga ballkoni. Vajza 21 vjeçare u gjet në gjendje të rëndë psikologjike, ndërsa në apartamentin përballë, marrë me qira ditore nga i dashuri i saj, u gjetën 2 armë e kokainë.
-
VIDEO
21-Vjetori i tragjedisë së 9 Janarit, familjarët kërkojnë Drejtësi: Krim shtetëror, ta hetojë SPAK
Në Shkodër u përkujtua tragjedia e 9 Janarit, ku familjarët e viktimave dhe përfaqësues të shoqatës “9 Janari” shprehën revoltën dhe dhimbjen për mungesën e drejtësisë pas më shumë se dy dekadash.
-
VIDEO
Altin Basha shkarkohet nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, dyshohet se abuzoi me fondet! Për Report Tv: S’kam asgjë për të thënë! Komandohet i riu
Altin Basha u shkarkua këtë të enjte nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar, me vendim të Këshillit të Ministrave. Ai dyshohet se ka abuzuar me fondet e teatrit, dhe më konkretisht bëhet fjalë me kostumet e shfaqjes “Vojçek”.