-
VIDEO
Pogradec/ Zjarri përfshin godinën dykatëshe, evakuohen të gjithë banorët! Vatra ra te shtëpia e një të moshuari, digjen dhe banesat ngjitur
Një zjarr i fuqishëm ka rënë mbrëmjen e sotme, në një godinë dykatëshe në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:25, në lagjen nr. 4, ku dyshohet se aksidentalisht ka rënë vatra e zjarrit në banesën e shtetasit të moshuar A. B., 80 vjeç
-
VIDEO
Gjirokastër/ Zjarri përfshin banesën në lagjen 'Palorto', shkak dyshohen skorjet e oxhakut të papastruar prej vitesh
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, kur zjarrfikësit u njoftuan për flakët e pikasura në oxhakun e banesës. Nga këqyrja paraprake u konstatua se vatra e zjarrit ishte në oxhak, ku dyshohet se është shkaktuar nga skorjet
-
VIDEO
Vlorë/ Dhjetëra shpendë gjenden të ngordhur përgjatë bregut të Plazhit të Vjetër
Një ngjarje shqetësuese është raportuar në Plazhin e Vjetër, ku janë gjetur dhjetëra shpendë të ngordhur. Kjo situatë ka ngritur alarmin për shëndetin publik dhe atë mjedisor, duke shqetësuar qytetarët që frekuentojnë zonën për ecje dhe aktivitete sportive.
-
VIDEO
Qafë-Thanë/ Bie sistemi i doganës së Maqedonisë së Veriut, fluks mjetesh në hyrje-dalje me Shqipërinë! Rritet numri i sporteleve
Korçë- Në doganën e Qafë-Thanës, pak momente më parë, ka rënë sistemi në anën e kufirit të Maqedonisë së Veriut.
Kjo ka bërë që të krijohet fluks i lartë në hyrje dhe dalje të Shqipërisë.
Mësohet se edhe pse ka probleme me sistemin pala maqedonase, mjetet vijojnë të kalojnë, por më ngadalë.
Gazetari i Report TV, Armand Braho, informon se autoritetet kanë hapur sportelet në maksimum, ndërsa aktualisht shihet moment me lëvizje të shtuara të mjeteve.
-
VIDEO
Festat mbaruan, fluks në largim i emigrantëve shqiptarë nga Porti i Vlorës! 1700 persona në dy ditë
Këtë të shtunë, me tragetin Vlorë-Brindisi janë larguar 1000 persona, ndërsa në dy ditët e fundit ky numër ka shkuar në 1700 persona. Pasi kane kaluar festat me familjet e tyre, emigrantët pranojnë se këtë vit ka pasur më shumë fluks në pikën kufitare të Portit të Vlorës, krahasuar me vitet e shkuara
-
VIDEO
Ndërhynë në dosjen e 'Toyota Yaris', Suel Çelës e 6 të tjera, SPAK çon në GJKKO ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka dhe 3 të tjerë
SPAK dorëzoi më 30 dhjetor 2024 dosjen penale ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, ish-oficeren e policisë gjyqësore pranë ish-prokurorisë për Krime të Rënda, Erjona Daupaj, avokatin Radovan Çela dhe Astrit Vladi. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ndërhyrë në 8 dosje duke ofruar dhe premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë për të lehtësuar rrethanat. Mes dosjeve që kanë ndërhyrë është dhe ajo e Toyota Yaris dhe e Suel Çelës.
-
VIDEO
La Repubblica: Pse mbyllja e TikTok në Shqipëri është ndryshe nga vendet e tjera
Bllokimi i TikTok në Shqipëri ndryshon nga të gjitha rastet e tjera. Është ndryshe nga 20 bllokime të tjera që TikTok ka parë deri më tani në mbarë botën. Jo për shkak të kohëzgjatjes (e menjëhershme) apo për efektet (zbatimi për të gjithë, pa përjashtim), por për motivet. Qeveria e Tiranës ndaloi përdorimin e këtij rrjeti social në nivel kombëtar për një vit të tërë, duke shprehur shqetësime për ndikimin që ka mbi shëndetin mendor të të rinjve, veçanërisht adoleshentëve.
-
VIDEO
Sarandë/ Grushte, shkelma dhe të shtëna me armë, video e sherrit masiv në Sarandë! U përfshinë 4 policë
Shqiptarja.com siguron pamjet e sherrit të ndodhur më 1 janar 2025 në Sarandë, ku ishin të përfshirë edhe katër efektivë policie.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë skenën.
-
VIDEO
Thumanë-Kashar me pagesë, flasin qytetarët: Po paguajmë, por rruga nuk është cilësore
Nga sot, të gjithë ata që do të kalojnë në aksin Thumanë-Kashar do të duhet të paguajnë. Ndërkohë janë afishuar tabelat e çmimeve nga Rinasi për në Kashar dhe nga Rinasi për në Thumanë.
-
VIDEO
Apeli i GJKKO e la në detyrim paraqitje, policia i shkon në banesë Berishës, kryetari i PD-së nuk firmos marrjen në dijeni të rikthimit të masës
Kryetari i PD-së Sali Berisha ishte në banesë kur policia ka shkuar për t'i komunikuar vendimin por mësohet se ai nuk ka pranuar të firmosë, informon gazetari i Report Tv dhe shqiptarja.com Sokol Dema.
-
VIDEO
Tiranë/ Lëvizte me pistoletë në çantë, arrestohet 33 vjeçari me rekorde kriminale (EMRI)
33-vjeçari, me rekorde të mëparshme kriminale dhe 'rrezikshmëri të lartë shoqërore' rezulton të jetë arrestuar në shtator 2014 së bashku me 5 persona të tjerë pasi kishin tentuar të vrisnin me armë zjarri një person në Pllanë të Lezhës
-
VIDEO
Vlorë/ 45 vjeçarja nga Austria kishte humbur që prej mbrëmjes së djeshme, Policia Kufitare lokalizon vendodhjen e gruas
Një 45 vjeçare nga Austria që prej mbrëmjes së djeshme ka humbur në Karaburun, Vlorë